E shtunë, 01 Shkurt 2020
15:51
Kosova pa qeveri/ Çfarë ndodh më pas?

Për të nisur punën si Kryeministër, Albin Kurtit i duhen 61 vota të hënën në Kuvendin e Kosovës. Por cfarë ndodh nëse dështon votimi? A do të shkohet menjëherë në zgjedhje?

15:49
Greqia, barrikadë lundruese në det kundër emigrantëve, ironizon opozita dhe media gjermane

Vendimi i qeverisë greke për të blerë një barrikade lundruese 2.7 km të gjatë me një vlerë 500.000 euro me qëllim të pengojë fluksin e barkave me emigrantë nga brigjet turke drejt ishullit grek Lesvos, ka shkaktuar në fillim surprizë, më pas komente kritike dhe në fund reagime të ashpra në skenën politike greke dhe jo vetëm.

15:42
“Rrënjë Shqiptare” ndërton 3 shtëpi në Shijak/ Marin Mema: Koha për punë jo fjalë

Disa ditë pas tërmetit të 26 Nëntorit Top Channel nga Shijaku solli historinë e 87 vjeçarit Halit Subashi, shtëpia e të cilit dhe dy djemve u shkatërrua nga vala tërmetit. Dhimbjet për shtëpitë e rrënuara dhe vuajtjeve në çadër, Halitit dhe 13 antarëve të familjes i janë zëvendësuar nga gëzimi.

15:31
Në kërkim tre rrëmbyesit/ Zbulohen emrat e personave pjesë e grupit të Dukagjinit

Në vazhdën e përpjekjeve për të gjetur trupin e Jan apo Jak Prengës, i rrëmbyer në 19 janar në Kamëz , policia vazhdon të zbulojë fakte të reja sa i përket zbardhjes së kësaj ngjarjeje kriminale. Personat që e rrëmbyen sipas burimeve të sigurta të Top Channel janë identifikuar dhe sipas provave të deritanishme ka dyshime se këta persona janë:

15:16
Koronavirusi, 259 viktima/ Mjekët: Virusi mund të pësojë mutacion dhe të përhapet

Koronavirusi mund të pësojë mutacione e të bëhet edhe më vdekjeprurës ndërsa vazhdon të përhapet, thonë ekspertë të virologjisë.

15:07
Kthehet studentja shqiptare/ Silva Doçi jetonte në kampusin e universitetit të Wuhanit

Vajza shqiptare studentja Silva Doci e cila jetonte e vetme në kampusin universitar në Wuhan po kthehet prej andej në bordin e një avioni ushtarak turk.

15:04
Skandali i Union Net/ Detyron emigrantët të paguajnë tre herë më shumë

Vitin e kaluar emigrantët shqiptarë dërguan 1.5 miliardë dollarë për familjet dhe të afërmit e tyre në Shqipëri.

14:57
Bulqizë, vdes biznesmeni i kromit/ Murat Duriçi u aksidentua nga një mjet, kishte dalë për vrap

Pasditen e së premtes 53-vjeçari Murat Duriçi humbi jetën në Bulqizë i goditur nga një automjet.

14:43
Frika nga koronavirusi/Ndalohen martesat në provincën Hubei në Kinë

Provinca e Hubeit që ndodhet në Wuhan, epiqendrën e koronavirusit, ka ndaluar të gjitha martesat deri në një njoftim të mëtejshëm.

14:15
FOTO/ Në kërkim të një bote tjetër! Njihuni me historinë e fisit indigjen Yanomami

Për më shumë se pesë dekada, fotografja zviceriano-braziliane Claudia Andujar i ka kushtuar jetën e saj fotografimit dhe mbrojtjes së Yanomami, një nga grupet më të mëdha indigjene në Brazil.

14:10
Rreth 7 muaj me Qeveri në detyrë, këto janë dëmet nga zvarritja e formimit të ekzekutivit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj po vazhdon të ushtrojë detyrën e shefit të ekzekutivit, ndonëse ka dhënë dorëheqje në korrik të vitit të kaluar. E javëve të fundit ka shpeshtuar mbledhjen e kabinetit të tij duke mos ia lënë keq ndarjen e mjeteve financiare dhe emërimet në pozita të njerëzve të caktuar.

14:09
Osmani: Përpjekjet për marrëveshje me VV-në janë më intensive

Deputetja e LDK Vjosa Osmani ka deklaruar se do të mbajnë një mbledhje disa nga anëtarët e kryesisë së partisë, për të diskutuar për seancën e së hënës.

13:58
100 fëmijë lypës, mbi 100 mijë persona jetojnë me asistencë sociale në vend

180 euro në muaj janë të paraparë me ligj për një familje 15 anëtarëshe, ndërkohë në institucionet e Kosovës janë pagat më të mëdha në rajon. Për shkak të kushteve të rënda ekonomike, e ndonjëherë edhe detyrimit familjarë, një numër i madh i fëmijëve në vend, bëjnë punë të rënda. Në të ftohtë, e gjatë netëve të vona janë rreth 100 fëmijë që kërkojnë lëmoshë rrugëve, edhe pse në Kosovë ndalohet me ligj angazhimi i fëmijëve në aktivitete që dëmtojnë zhvillimin e tyre.

13:55
“Shpërthime lokale” të koronavirusit/ OBSH u bën thirrje shteteve të përgatiten!

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka bërë thirrje qeverive në mbarë botën që të përgatiten për “shpërthime lokale” të koronavirusit të ri.

13:54
Hendbollisti më i mirë Kastriot Jupa, shumë shpejt pritet të largohet nga Kosova

Kastriot Jupa është zgjedhur hendbollisti më i mirë nga Kosova, në ceremoninë e organizuar ditë më parë nga Federata e Hendbollit e Kosovës.

13:41
Lamtumirë Kobe Bryant! La Lakers përlotin botën me dedikimin kushtuar legjendës

Më 26 janar, vdekja e legjendës Kobe Bryant do të trondiste mbarë botën.

13:24
Artizanët e gdhendjes së drurit/ Gjirokastër, artizanët në shërbim të turizmit

Viktor Nurçe, një artizan i gdhendjes së drurit në Gjirokastër po krijon eksperienca të gdhendjes për vizitorët.

13:21
Shpëtohen në det 18 klandestinë/ Arrestohet edhe skafisti vlonjat, gomonia po mbytej

18 klandestinë dhe një skafist janë shpëtuar nga roja bregdetare dhe Guardia di Financa, e cila mori sinjalin për ndihmë.

13:12
Drogë me vlerë 100 milionë euro! Ushtria kolumbiane kap nëndetësen me fibra xhami

Ushtarët kolumbianë kanë rënë në gjurmët e një nëndetëseje me fibra xhami, e cila besohet se është shfrytëzuar për të transportuar kokainë, vlera e të cilës përllogaritet mbi 100 milionë euro.

13:05
Ditë të ftohta dimri, të rinjtë britanikë “nxehin temperaturat”!

Të rinjtë britanikë janë të njohur në të gjithë botën për festimet e tyre të “shfrenuara” në klubet e natës.

12:59
“Ku janë kartolinat e mia të Vitit të Ri”/ Anëtari i KLP-së, letër Ibrahimit: S’do besoja që një person të bjerë në nivel kaq të ulët

Në një letër drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, saktësisht Gent Ibrahimit, anëtari i KLP-së, Tartar Bazaj kërkon të dijë nëse në adresë të tij kanë shkuar ose jo kartolina urimi për vitin 2020, dhe nëse po, kanë mbetur rastësisht pa u ndarë apo cilat janë arsyet e mosdorëzimit të tyre.

12:32
Koronavirusi/ Evakuohet nga Wuhan-i studentja shqiptare, testet i dalin negative

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm me Ambasadat shqiptare në Pekin dhe Ankara, kanë punuar intensivisht për të finalizuar me sukses largimin nga Wuhan të studentes shqiptare Silva Doçi, e cila mbeti e izoluar brenda ambienteve të kampusit universitar në këtë qytet, pas masave të marra për izolimin e tij në 23 janar 2020.

12:28
Avioni me të evakuuarit nga Kina, përfshirë Silva Doçin niset drejt Turqisë

Grupi i të evakuuarve prej 42 personave i cili përbëhet nga shtetas turq, azerbajxhanas, gjeorgjianë dhe një shqiptare pritet të mbërrijë në Ankara rreth orës 19:00 sipas kohës lokale

12:18
Detaj i ri/ Vdekja e Kobe Bryant, vajzës dhe 7 të tjerëve, helikopteri nuk kishte licencë për mjegull

Kompania që kishte në pronësi helikopterin me të cilin po udhëtonte legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, vajzën e tij dhe shtatë persona të tjerë, kur u rrëzua duke u marrë jetën të gjithë personave në bord, nuk kishte licencë për të fluturuar në kushte mjegulle.

12:11
Deputetët e opozitës i dhurojnë mbathje ministres në Parlament

Tre deputetë nga partia radikale serbe e Vojislav Seselj, kanë fyer ministren e Infrastrukturës, njëkohësisht zëvendëskryeministre e qeverisë serbe, Zorana Mihailovic, pasi ajo iu përgjigjej akuzave të tyre për tradhti e korrupsion me një pllakat ku shkruhej “gënjeshtra radikalësh”.

12:05
Macron paralajmëron Britaninë: Nuk do ketë të njëjtin trajtim si më parë kur ishte në BE

Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi se ndonëse Franca ka dëshiruar të mbajë lidhje të forta me Britaninë pas Brexit-it, tani ky shtet nuk mund të presë që të trajtohet në të njëjtën mënyrë si në kohën kur ishte ende pjesë e Bashkimit Evropian.

11:54
Zbardhet emri i këngëtares që iu vodh makina për pengmarrjen në Kamëz

Gjatë hetimit për pengmarrjen e Jak Prengës, policia ka gjetur edhe një automjet te vjedhur që ishte përdorur nga pengmarrësit.

11:45
Marin Mema dhe “Rrënjë Shqiptare”, pas Tapizës nisin ndërtimin e tre shtëpive në Shijak

Disa ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, Top Channel nga Shijaku solli historinë e 78-vjeçarit Halit Subashi, ku shtëpia e tij dhe dy djemve u shkatërrua nga vala e tërmetit.

11:26
E shkatërruar dhe me lot në sy, nëna e Kobe Bryant shfaqet për herë të parë pas vdekjes së djalit dhe mbesës

Nëna e Kobe Bryant, Pamela u pa për herë të parë që pas vdekjes së djalit të saj, 41-vjeçar dhe mbesës 13-vjeçare Gigi, në një aksident me helikopter, që u mori jetën dhe shtatë personave të tjerë.

11:15
Lojëra fati në një lokal në Shëngjin/ Arrestohet një person, një tjetër shpallet në kërkim

Një tjetër rast i ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit është goditur në Lezhë.

11:07
Nuk ka paqe për australianët! Zjarret masive rikthehen sërish

Zjarre masive kanë përfshirë më shumë se 35,000 mijë hektarë pyje të shtunën (datë 1 shkurt 2020) shumë pranë kryeqytetit Australian Canberra.

10:55
Sulmi ndaj Ralf Gjonit/ I hodhën bojë para shtëpisë, mbyllet gjyqi i deputetit

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka pushuar çështjen penale sa i takon sulmit të bërë vitin e shkuar ndaj deputetit Ralf Gjoni. Ky i fundit ngriti padi ndaj agresorit që i hodhi një bojë të kuqe mbi fytyrë dhe trup.

10:47
Akuzohej për ryshfet, Airbus gjobitet me 3.9 miliardë dollarë

Prodhuesi evropian i avionëve Airbus SE ka marrë një gjobë prej 3.9 miliardë dollarë pasi akuzohej për ryshfet si dhe shkelje të kontrollit të eksportit të armëve.

10:42
Merkel: Brexit një plagë e thellë për të gjithë ne

Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu dëshirën e saj për një lidhje ende të ngushtë me Britaninë e Madhe.

10:40
Ja skuadra më aktive në afatin kalimtar të janarit në Superligë

Si në Evropë, ashtu edhe në Kosovë në mbrëmjen e kaluar ka përfunduar afati kalimtar i janarit.

10:35
Florent Hadërgjonaj flet pas transferimit në Turqi

Florent Hadërgjonaj dje ka zyrtarizuar transferimin e tij në klubin turk, Kasimpa.

10:32
Njeriu më i pasur në botë fitoi 13.2 miliardë dollarë në vetëm 15 minuta

Bilanci i katër muajve të fundit të kompanisë Amazon regjistroi një performancë të mahnitshme në fushën e të ardhurave.

10:26
Koronavirusi, shkon në 259 numri i të vdekurve në Kinë

Numri i të vdekurve si pasojë e virusit vdekjeprurës në Kinë po rritet me shpejtësi.

10:22
Çfarë ndodh pas një transplanti të mëlçisë apo veshkave?

Transplantimi i mëlçisë është një ndërhyrje kirurgjikale që konsiston në heqjen nga trupi i njeriut të një mëlçie të dëmtuar dhe zëvendësimin e saj me një mëlçi të shëndoshë.

10:19
Çfarë është koronavirusi dhe si transmetohet?

Koronaviruset janё një familje e madhe virusesh që shkaktojnë sëmundje nga më të lehtat deri tek ato tepër të rënda.

10:11
FOTO/ Lodra për të vegjlit dhe ambiente çlodhëse, drejt përfundimit këndi rekreativ në Sauk

Një tjetër kënd rekreativ do t’i shtohet së shpejti kryeqytetit.

09:57
Shpëtohen 18 klandestinë dhe skafisti në Shkumbin! Mjeti rrezikoi të mbytej, pati defekt në motor

Një skaf me 19 persona në bord, ndër to 18 klandestinë, shtetas irakianë, iranianë dhe kurdë, mes të cilëve 5 gra dhe një fëmijë, si dhe vetë drejtuesi i skafit ka rrezikuar të mbytet mesnatën e shkuar, 12 milje larg derdhjes së lumit Shkumbin.

09:49
Pellg gjaku mbi dysheme/ Itali, shqiptari vret gruan dhe plagos veten me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Xhenova të Italisë.

09:39
Tmerri “Koronavirus”, Apple po mbyll të gjithë rrjetin e dyqaneve në Kinë!

Virusi vdekjeprurës i emërtuar si “coronavirus” që është përhapur në Kinë, por dhe më gjerë, ka shkaktuar panik të madh edhe te zyrat e kompanisë së famshme teknologjike Apple, drejtuesit e së cilës kanë marrë vendimin për të mbyllur të gjithë rrjetin e dyqaneve zyrtare të tyre në Kinë të paktën deri në datën 9 shkurt.

09:28
Aksion në Durrës! Arrestohen 2 persona, ndalohet një tjetër i shpallur në kërkim

Dy shtetas kanë rënë në pranga nga policia e Durrësit, ndërkohë që është ndaluar një tjetër i shpallur në kërkim kombëtar.

09:21
Hetimet ndaj Trump-it, Senati voton kundër dëgjimit të dëshmitarëve

Senati i Shteteve të Bashkuara ka votuar me shumicë votash kundër dëgjimit të dëshmive të dëshmitarëve në procesin hetimor ndaj presidentit Donald Trump.

09:15
Lëvizja e radhës nga Mark Zuckerberg! Synohen pagesa online me WhatsApp Pay

Mark Mark Zuckerberg premton të bëjë revolucion edhe në sistemin e pagesave online. Madje, duke u mbështetur te një nga platformat e tij më të suksesshme, WhatsApp.

09:03
Marrëveshje me PD-në për zgjedhje të parakohshme? Reagon Taulant Balla

Përmes një sqarimi publik, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar sa i takon marrëveshjes për zgjedhje të parakohshme me PD-në, që sipas tij, mbase kjo i vlen Lulzim Bashës si një fantazi e re për të mbajtur ca muaj të tjerë me oksigjen simotrën dhe sivëllezërit e aleancës jashtëparlamentare

08:58
Foto/ Britania e Madhe jashtë Bashkimit Europian, qytetarët në festë dhe protestë

Britania e Madhe sot në orën 00:00 doli zyrtarisht nga Bashkimi Europian pas 47 viteve anëtarsim.

08:52
Shënohet janari më i nxehtë në historinë e Moskës

Janari i këtij viti është shpallur më i nxehti në historinë e kryeqytetit rus, ka thënë shërbimi shtetëror për motin, teksa ndryshimet klimatike nxisin rritje të temperaturave.

08:47
4 produkte që duhet të shmangni medoemos!

Të gjendur përpara informacioneve të shumëllojshme, produkteve të shumëllojshme, mallrave të importuara pa cilësi, konsumatorët shqiptarë kanë si kryefjalë të përditshme sigurinë apo më saktë, pasigurinë ushqimore.

08:27
Shqipëri, 95 vite më parë hyri në fuqi sistemi republikan i qeverisjes

Më 1 shkurt të vitit 1925, në Shqipëri hyn në fuqi sistemi republikan i qeverisjes, me një kabinet shumë pak ndryshe nga ai i më pareshim.

08:23
Mbyllen merkatoja e futbollit, ja kush kryeson me transferime

Sot në orën 00:00 u mbyll merkatoja e janarit ku ekipet bënë përforcimet e tyre. Edhe kjo merkato ishte e mbushur me lëvizje të emrave të mëdhenj dhe talenteve të reja.

07:41
Diell dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku mundësitë për reshje shiu sot janë të pakta.

07:25
Akuzohej për ryshfet, Airbus gjobitet me 3.9 miliardë dollarë

Prodhuesi europian i avionëve Airbus SE ka marrë një gjobë prej 3.9 miliardë dollarë pasi akuzohej për ryshfet si dhe shkelje të kontrollit të eksportit të armëve.

06:57
Njihuni me vlerat e çajit të farave të linit për diabetin

Nëse ju pëlqejnë çajrat bimorë, atëherë zgjidhni farat e linit. Farat e linit dhe çaji i tij ka qenë pjesë e mjekësisë tradicionale për qindra vite me rradhë. Studimet e kohëve moderne tregojnë se përbërësit e farave të linit arrijnë të mbështesin shëndetin e zemrës. Ato parandalojnë qelizat e dëmshme dhe të përmirësojnë mirëqenien në përgjithësi.

06:42
Problemet me tiroiden tek të rinjtë, njihuni me sinjalet që jep trupi

Problemet me tiroiden nuk vërehen vetëm tek njerëzit në moshë madhore por edhe tek të rinjtë. Në rastin e tyre, simptomat e problemeve me tiroiden, shpesh nënvlerësohen, neglizhohen, madje i atribuohen edhe stresit ose ushqyerjes. Ekspertët thonë se problemet me tiroiden mund të shfaqen në çdo moshë, por njerëzit ndërgjegjësohen për to në moshën e mesme ose më vonë gjatë jetës. Prandaj, sipas tyre, është shumë e rëndësishme që njeriu të mësojë simptomat paralajmëruese të problemeve me tiroiden që të jetë i përgatitur.

06:26
Siguria Ushqimore/ Ja 4 produktet që duhet të shmangni

Të gjendur përpara informacioneve të shumëllojhsme, produkteve të shumëllojshme, mallrave të importuara pa cilësi, konsumatorët shqiptarë kanë si kryefjalë të përditshme sigurinë apo më saktë, pasigurinë ushqimore. Në shumë artikuj të ndryshëm, është trajtuar gjerësisht çështje të sigurisë ushqimore, qoftë për produktet vendase ashtu edhe për ato të importuara. Sipas ekspertëve, një qasje e shëndetshme drejt sigurisë ushqimore nis me shmangien e këtyre 4 produkteve.

06:05
Moska regjistron janarin më të nxehtë në histori

Janari i këtij viti është shpallur më i nxehti në historinë e kryeqytetit rus, ka thënë shërbimi shtetëror për motin, teksa ndryshimet klimatike nxisin rritje të temperaturave.

05:33
Pompeo përsërit angazhimin e Amerikës ndaj Ukrainës

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo përsëriti të premten angazhimin e Amerikës ndaj Ukrainës gjatë një vizite në vendin që është në qendër të gjyqit për fajësimin e Presidentit Donald Trump.

04:24
Polonia blen aeroplanë amerikanë në vlerë të 4.6 miliardë dollarëve

Polonia ka nënshkruar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara në vlerë të 4.6 miliardë dollarëve për blerjen e 32 aeroplanëve të avancuar luftarakë F-35, ashtu që të rrisë mbrojtjen pas shtimit të aktiviteteve ushtarake ruse. Presidenti polak, Andrzej Duda e ka cilësuar të premten “ditë shumë të rëndësishme për forcat ajrore polake dhe për sigurinë e Polonisë e të Evropës”.

03:06
Alarmi për “Coronavirus” – Kohë për fakte, jo për frikë

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ndërkombëtare. Me këtë hap, OBT shpreson të zbusë përhapjen e virusit. Udhëtimet në Kinë nuk janë ndaluar.

02:50
SHBA, shkon rreth 6 milionë të prekur nga COVID-19

Në Shtetet e Bashkuara numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus po tejkalon shifrën 6 milionë, ndërsa numri i vdekjeve ka kaluar shifrën 183 mijë. Katër shtete; Ajova, Dakota e Veriut, Dakota e Jugut dhe Minesota kanë shënuar kohët e fundit numrin më të madh të rasteve me koronavirus brenda një dite.

02:17
Mijëra persona kundërshtojnë planin për paqe të SHBA-së në Jordani

Mijëra persona kanë protestuar të premten në kryeqytetin e Jordanisë, Aman kundër planit për paqe në Lindje të Mesme të presidentit amerikan, Donald Trump.

01:49
Dështon votimi në Senat për të thirrur dëshmitarë ndaj shkarkimit të Trump

Në Senatin amerikan u mbajt votimi për të shtuar dëshmitarët dhe dokumentet për shkarkimin e Trump i cili dështoi për Demokratët. Votimi u mbyll me 49 vota pro dhe 51 kundër.

01:07
SHBA, debat në Senat për dëshmitarët

Një tjetër republikane e rëndësishme njoftoi të premten se është kundër thirrjes së dëshmitarëve në gjyqin e Presidentit Donald Trump në Senat, një zhvillim që me sa duket po i errëson shpresat e demokratëve për të lejuar dëshmitë, duke i hapur rrugën lirimit të tij të pritshëm nga akuzat.

00:33
Numërimit i erdhi fundi/ Britania e Madhe jashtë Bashkimit Europian

Britania e Madhe tashmë është zyrtarisht jashtë Bashkimit Europian. Brexit hyri në fuqi sot në orën 00:00.

E premte, 31 Janar 2020
23:45
Cavani mbetet në Francë, Thuchel: Ka edhe më keq sesa të luash për PSG-në

Mbyllet me një fund aspak të këndshëm telenovela “Cavani”. Sulmuesi uruguajan, për të cilin prej javësh është folur se kishte arritur marrëveshjen me Atleticon e Madridit dhe priste vetëm “dorëzimin” e PSG-së, do ta respektojë deri në fund kontratën me kampionët e Francës, ndërsa në qershor do të largohet me parametër zero.

23:29
Alkmaari bën detyrën ndaj Waalwijk, presion Ajaxit

Az Alkmaar barazoi me pikë (47) Ajaxin e Amsterdamit në krye të Eredivisie, pasi shkatërroi me rezultatin e thellë 4-0 Waalwijk, skuadrën që mbyll klasifikimin me vetëm 11 pikë.

22:56
Boateng largohet nga Fiorentina, gjen “strehë” në Stamboll

Kevin Prince Boateng e mbyll shumë shpejt përvojën e tij te Fiorentina. Ish-sulmuesi i Milanit dhe Sassuolos po në Serinë A ka vendosur t’i bashkohet Besiktasit në Turqi me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

22:55
Koronavirus/ Ndodh për herë të parë, Facebook e Instagram eliminojnë lajmet e rreme

Teksa koronavirusi është tashmë një emergjencë shëndetësore globale, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit,  e gjithë bota po përpiqet që ky virus vdekjeprurës të shkaktojë sa më pak viktima.

22:35
Brexit/ Momenti historik, flamuri i Britanisë së Madhe hiqet nga Këshilli Evropian në Bruksel

Zyrtarisht Britania e madhe do të lërë Bashkimin Evropian mesnatën e sotme. Ndërkohë në mediat është publikuar edhe momenti ku flamuri i Britanisë së Madhe tërhiqet nga ndërtesa e Këshillit Evropian në Bruksel.

22:25
Emri/ Ky është personi që aksidentoi për vdekje biznesmenin në Bulqizë, dyshohet se ishte i dehur

Biznesmeni i kromit Murat Duriçi, 53-vjeç është gjetur i aksidentuar rëndë në një kanal në Bulqizë nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

22:20
Selfie dhe darka me miqtë! Zbulohen fotografi “ndryshe” të Meghan Markle-it

Së fundmi, “The Sun” ka publikuar disa fotografi të ish-dukeshës, Meghan Markle, ku 38-vjeçarja shfaqet duke pozuar në tapetin e kuq ose në selfie të ndryshme me aktorë të tjerë apo miq, poza këto ndryshe nga ç’jemi mësuar me formatin mbretëror.

22:15
Tërmet i fortë në Durrës, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës rihter ka rënë pak më parë në Durrës. Lëkundjet janë ndjerë shumë të forta në qyteti bregdetar.

22:03
Dëmet nga tërmeti/ Dhënia e bonusit të qirasë ul numri i familjeve të strehuara në hotele

Dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, numri i familjeve të strehuara në hotele është në rënie. Aktualisht 175 familje vijojnë të qëndrojnë në hotelet e bregdetit që hapën dyert për të prekurit nga tërmeti.

21:58
SHBA lëshon luftanijen anti-radar, 6 vjet prapa afatit dhe 100% sipër buxhetit

Luftanija e parë anti-radar e SHBA e kategorisë së re Zumwalt do të jetë më në fund gati në 2021, dhjetë vjet pas nisjes së punës për ndërtimin e saj dhe gjashtë vjet prapa afatit të parashikuar.

21:54
Vdekja e biznesmenit, policia jep detajet. Autori u largua nga vendngjarja

Mbrëmjen e sotme një person ka përplasur me makinë biznesmenin Murat Duriçi 53 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

21:50
Dhimbje të forta barku, gruas i zbulohen kiste me qime në vezore

Në Rusi, një nëne të dy fëmijëve iu hoqën nga vezoret, dy kiste të tmerrshme të mbështjella me flokë.

21:49
​Macron: Brexit një sinjal alarmi historik për Evropën

Largimi i Britanisë së Madhe nga BE sot në mesnatë është një tronditje dhe një sinjal alarmi historik për mbarë Evropën, deklaroi sot presidenti francez, Emmanuel Macron, disa orë nga Brexit.

21:42
Ndërron jetë biznesmeni i kromit, gjendet në një kanal në Bulqizë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Bulqizë mbrëmjen e sotme ku bëhet me dije se biznesmeni Murat Duriçi është gjetur në gjendje të rëndë në një kanal.

21:41
Godet Barcelona, blen “Ronaldon e ri” për 31 milionë euro

Barcelona bën goditjen e orës së fundit, ashtu sikurse u përfol dy ditë më parë. Klubi katalan ka siguruar shërbimet e talentit portugez të Bragës, Francisco Trincao, i cili nuk do të vihet që në janar nën urdhrat e Quique Sitien, por në verë, pasi marrëveshja hyn në fuqi më 1 korrik 2020.

21:30
Komunitetet në Kinë urdhërojnë banorët të heqin kafshët shtëpiake ose të rrezikojnë “eliminimin” e tyre

Qytetet kineze kanë urdhëruar sot banorët e tyre të ndalojnë mbajtjen e kafshëve shtëpiake, përndryshe rrezikojnë që ato t’u merren me forcë për t’i eliminuar.

21:27
Lumturisht e divorcuar! Gruaja feston divorcin duke shkatërruar fustanin e dasmës

Një grua festoi finalizimin e divorcit duke u kërkuar mikeshave ta ndihmonin në shndërrimin e fustanit të saj të nusërisë në shënjestër të përkryer për një lojë të vërtetë me “njollosje ngjyrash”.

21:26
Presin ‘shpërthimin’ e tij, Laçi prezanton sulmuesin amerikan Dembabaki Jomba

Laçi ka afruar një tjetër futbollist në limitet e merkatos së janarit. Bëhet fjalë për sulmuesin 23-vjeçar me pasaportë amerikane, por me origjinë nga Sierra Leone, Dembabaki Jomba.

21:18
ShBA, BE: Nuk e kemi parë ende paketën “anti KÇK”

Në Shqipëri qeveria miratoi sot një paketë të re ligjore, përmes një akti normativ, që sipas zyrtarëve, synon forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, terrorizimit dhe krimeve të tjera të rënda.

21:15
Bolonja ‘blindohet’ me helikopterë e policë, arrestohen 16 trafikantët, mes tyre edhe shqiptarë

BOLONJA- 14 persona mes tyre një shqiptar kanë rënë në prangat e policisë italiane për shkak se akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, si heroinë kokainë dhe hashash.

21:11
Durrës/ Transporti i nxënësve në shkollë, 150 fëmijë në një autobus

Pas tërmetit shkolla 9-vjeçare “Naim Babameto” në Durrës pësoi dëmtime të rënda, gjë që bënte të pamundur zhvillimin  e mësimit në shkollë. U vendos që  750 nxënësit e kësaj shkolle ta vazhdojnë mësimin  pasdite në shkollën e mesme “Lonik Tomeo”, Durrës.

21:09
“Gabimisht” ndajnë tokën truall me 7501, qytetarët sorrollaten nëpër institucione

Fiks Fare trajtoi ankesën e vëllezërve Jahja nga Rrashbulli, të cilëve në 1991 kur është ndarë toka më ligjin 7501, gabimisht rreth 10 mijë m2 kanë qenë arë, por brenda vijës së verdhë të qytetit. Për 28 vjet ata e kanë zotëruar këtë pronë, shitur dhe dhënë  me qira tek të tretë pa patur dijeni për gabimin që është bërë. Sot me AMTP-në në dorë, ata sorollaten nga njëri institucion në tjetrin pa ju dhënë një zgjidhje. Sipas specialistit të tokave pranë njësisë Rrashbull, Pasho Beqiri, ata nuk kanë asnjë informacion nëse në kohën që është ndarë nëse kjo sipërfaqe ka qenë nën administrimin e Durrësit apo ish komunës Rrashbull.

21:07
Frika e koronavirusit/ Armenia pezullon regjimin e udhëtimit pa viza me Kinën

Armenia njoftoi sot se po vë në pauzë regjimin e udhëtimit pa viza për qytetarët kinezë nga 1 shkurti, për ta rinisur pas 31 marsit.

20:58
Pentagoni: 64 ushtarë amerikanë u plagosën në sulmin me raketa nga Irani

Pentagoni ka shtuar sot përsëri shifrën e ushtarëve të plagosur në sulmin e Iranit kundër bazës amerikane në Irak në fillim të janarit, duke thënë se 64 prej tyre kanë pësuar “dëme traumatike në tru.”

20:52
Organizuan festën për ditëlindjen e vajzës, rrëmbyen 20 fëmijë. Vriten burrë dhe grua

Një burrë në Indi organizoi një festë për ditëlindjen e parë të vajzës së tij, por kjo festë kishte në fokus një tjetër mision, atë për të marrë peng më shumë se 20 fëmijë të qytetit Farrukhabad të Indisë.

20:49
DiCaprio i fundit, kush e kryeson listën për përmasat e…

“Mr Man”, bazë të dhënash e skenave nudo të personazheve të famshëm meshkuj, ka hartuar një listë të yjeve të Hollywood-it me penisët më të vegjël.

20:49
‘Po vjen Naimi’, Rama tregon datën kur nis fluturimet avioni i ri: Së shpejti, Fishta e Noli

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se një avion tjetër do t’i shtohet flotës ajrore. Bëhet fjalë për avionin e quajtur ‘Naimi’ ku sipas kryeministrit Rama do të prek qiellin me datë 29 mars. ‘Naimi’ do të ketë tre destinacione Verona Bergamo dhe Pisa.

20:47
Sorollatje në zyrat e QKB/ Ankesa për shërbimin. Ngatërresa me dokumentet e bizneseve

Aplikimi i shërbime shtetërore online ka si qëllim mos sorollatjen e njerëzve në marrjen e dokumentave shtetërore e për ti çuar në një tjetër zyrë, këto duhet ti gjejë vetë administrata shtetërore ndërsa qytetarët duhet të bëjnë vetëm kërkesën online.

20:43
Pensionist apo plak? Ja cila është mosha kur quhesh plotësisht i moshuar

Vjen një moment kur njeriu duhet të fillojë të përgatitet të dalë në pension. Por a do të thotë pensioni pleqëri?

20:40
Të hënën votohet qeveria/ Ende pa marrëveshje mes LDK dhe Vetëvendosjes

Pa asnjë marrëveshje për koalicion me LDK-në, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti do të kërkojë nga Kuvendi të hënën më 3 shkurt votimin e Qeverisë së udhëhequr nga ai.

20:37
Gjyqi i Trump në Senat/ Sot votohet nëse do të pranohen dëshmitarë të tjerë ose jo

Po shtohen shenjat se gjyqi në Senat kundër presidentit Donald Trump mund të përfundojë së shpejti.

20:34
Borrell me Vuçiçin: Ne angazhohemi, por rezultatin përfundimtar e keni në dorë vetë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaroi në Beograd se BE-ja duhet të angazhohet më shumë në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës.

20:31
Pekini kundër panikut të panevojshëm dhe masave të tepërta parandaluese

Ambasadori kinez në OKB, paralajmëroi sot kundër panikut të panevojshëm dhe masave të tepërta parandaluese, të marra nga disa vende përballë epidemisë së pneumonisë virale.