Disa ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, Top Channel nga Shijaku solli historinë e 78-vjeçarit Halit Subashi, ku shtëpia e tij dhe dy djemve u shkatërrua nga vala e tërmetit.

Gazetari i Top Channel-it, Muhamed Veliu u rikthye në Shijak duke raportuar për edicionin e lajmeve të orës 12:00, një lajm krejt ndryshe nga ato me vuatje në çadër të 14 anëtarëve të kësaj familjeje. Ata jetonin në kushte të vështira ekonomike, ku tërmeti u kishte dhënë një goditje dërrmuese të ardhmes së tyre.

Pas sjelljes së historisë së kësaj familje në Top Channel gazetari Marin Mema bashkë me organizatën Rrënjë Shqiptare me qendër në Shtetet e Bashkuara u angazhuan për rindërtimin e tre shtëpive.

Siç edhe shihet nga këto foto ka dy javë që ka nisur puna e ndërtimit e 3  shtëpive pas procedurave dhe lejes së dhënë në kohë rekord nga Bashkia Shijak.

Halit Subashi thotë se ai nuk e mendonte asnjëherë që puna do të niste kaq shpejt. Grupi i Rrënjëve Shqiptare dhe Marin Mema kanë theksuar se tashmë është koha për të punuar dhe për të ndihmuar sa më shume familje të prekura nga tërmeti.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel