Presin ‘shpërthimin’ e tij, Laçi prezanton sulmuesin amerikan Dembabaki Jomba

31/01/2020 21:26

Laçi ka afruar një tjetër futbollist në limitet e merkatos së janarit. Bëhet fjalë për sulmuesin 23-vjeçar me pasaportë amerikane, por me origjinë nga Sierra Leone, Dembabaki Jomba.

Gjatë tri sezoneve të fundit qenë pjesë e Orlando B. dhe Reno FC në Amerikë (shok skuadre edhe me sulmuesin e Partizanit, Brian Brown). Ai është prezantuar nga zyrtari i kurbinasve, Kleo Laska, me shpresën që do të jetë një vlerë e shtuar në formacionin e drejtuar nga Cungu.

Top Channel