E enjte, 18 Qershor 2020
13:18
Rama flet për Reformën Zgjedhore: Marrëveshja do shkojë në parlament, përtej asaj opozita nuk ka asnjë të drejtë

Gjatë prezantimit të kryenegociatorit për Zhvillimim e Negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Zef Mazi në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, kryeministri Edi Rama ka folur dhe për reformën zgjedhore, duke u shprehur se marrëveshja e nënshkruar është në funksion të kërkesave të PD, por përsëri ata shahen dhe ofendohen.

13:14
Çështja ‘Reket’, dënohet me 7 vite burg ish-kryeprokurorja Speciale në Maqedoninë e Veriut

Një gjykatë në Shkup e dënoi me 7 vjet heqje lirie ish-kryeprokuroren e Prokurorisë së Posaçme, Katica Janeva, në rastin e njohur gjyqësor si “Reket” (Zhvatja), ndërsa të akuzuarin e parë Bojan Jovanovski, i njohur në publik si Boki 13, me 9 vjet heqje lirie.

13:10
Zef Mazi: Detyra si kryenegociator përgjegjësi e madhe për mua!

Kryenegociatori për Zhvillimin e Negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Zef Mazi, në deklaratën për media deklaroi se detyra që i është dhënë ka përgjegjësi të mëdha, më së pari për vendin.

13:07
Takim me Metën? Rama: Mjafton mos të jetë për një datë zgjedhjesh mbi një Kushtetutë imagjinare

I pyetur nëse këto ditë do të takohet me Metën për të folur për procesin e Integrimit, Rama tha se nuk ka lënë ndonjë datë por se është i gatshëm të ulet në çdo kohë për këtë proces.

12:59
Negociatat, Varhelyi: KE rekomandon këtë javë draftet, nevojitet plotësimi i reformave

Komisioneri për zgjerimin i Bashkimi Europian Olivér Varhelyim gjatë një sesionit të parlamentit Europian deklaroi se Komisioni Europian do t’i rekomandojë këtë javë Këshillit të Bashkimit Europian draftet për kornizën e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, së bashku me përditësimet mbi progresin e bërë nga të dy vendet.

12:54
Shtyhet për në 2 korrik seanca e Agim Kajmakut

Është zhvilluar gjyqi ndaj ish kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku.

12:53
Ka studiuar për farmaci, por shqiptarja bëhet gruaja e parë që dekorohet nga Ushtria e Zvicrës

Antigona Kalimashi, është shqiptarja e lindur dhe e rritur në Zvicër, e cila ka vendosur që të ndjekë pasionin e saj për t’u angazhuar në forcat e armatosura.

12:44
KLP zbulon rolin e ri të këtyre katër prokurorëve

KLP njofton ditën e sotme se në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, për mbarëvajtjen e punës dhe vijimësinë normale të veprimtarisë, mbledhja të zhvillohet me anë të vendimeve qarkulluese.

12:35
Negociatat/ Rama prezanton Zef Mazin: Dashuria për Evropën ka kosto të lartë. Kemi mijëra kushte përpara…

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kreun e grupit negociator Zef Mazin dhe detyrat që grupi i drejtuar prej tij do ketë.

12:27
Rama: Listat e hapura nuk janë tabu për mua, por përgjegjësinë sërish e ka lideri

Edi Rama u shpreh sot se është gati që të flasë për ndryshimin e sistemit zgjedhor në parlament, por përpara duhet të kalojë drafti i dakordësuar në shtëpinë amerikane dhe të Europës.

12:20
16 milionë banorë, asnjë i vdekur nga Covid/ Njihuni me shtetin që ka habitur botën

Ka mbi 16 milionë banorë, por deri tani vetëm 128 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, nga të cilët asnjë nuk ka ndërruar jetë.

12:17
Reforma Zgjedhore, Rama për PD-në: Kërkojnë gjithçka dhe nuk lënë gjë pa thënë (VIDEO)

Gjatë fjalës së tij në Kuvend Edi Rama foli edhe për reformën zgjedhore.

12:09
Vjedhje dhe trafikim narkotikësh, kush janë 4 të piketuarit e radhës nga OFL

OFL ka zbarkuar në Tiranë, Kurbun e Lezhë ditën e sotme dhe ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 4 shtetasve.

12:05
“Do sillnit diktaturën”/ Rama-Hajdarit: Përkundrazi, unë dhe Luli do sillnim demokracinë

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje Rudina Hajdarit për atë se çfarë ajo tha se Rama dhe kreu i PD bashkë do t’i sillnin diktaturën vendit.

12:02
Gjyqi ndaj Lamine Diack, Prokuroria kërkon 4 vjet burg

Prokuroria Franceze kërkon një dënim me 4 vjet burg dhe me 500 mijë euro gjobë për Lamine Diack, ish presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Atletikës ndaj të cilit ka nisur procesi gjyqësor për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të besimit.

11:58
“Nuk më dëgjuat kur ju thashë hajde ulemi”/ Rama-Hajdarit: PS nuk është fondacioni “Populli”

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetes Rudina Hajdari pasi ajo i kujtoi premtimet nga foltorja e parlamentit për lista të hapura.

11:54
2 raste me Covid-19 në Durrës/ Burri dhe komshia pozitive, gruaja negative

Dy nga gjashtë rastet e infektuara në Durrës janë konstatuar pas paraqitjes në urgjencën e spitalit të Durrësit.

11:46
Prej katër muajsh larg njëri-tjetrit, Afrona Dika: Dashuria e fortë na ka dhënë forcë të mbijetojmë çdo sfidë në martesën tonë

Blogerja shqiptare njëherësh gruaja e këngëtarit të njohur, Blero Muharremi, Afrona Dika tashmë prej vitesh jeton në Zvicër.

11:42
Hajdari për Zgjedhoren-Ramës: Mbani premtimin dhe thoni se çfarë do bëni!

Deputetja Rudina Hajdari foli edhe për reformën zgjedhore në Kuvend, ku i tha kryeministrit se ne ramë dakord për marrëveshjen e opozitës dhe se nuk do t’i kthejmë kurrizin shqiptarëve.

11:38
(Video) IKMT prish objektin 6 katësh: Nuk mjaftoi shpërthimi me lëndë plasëse, u deshën edhe …

Nuk mjaftoi vetëm një shpërthim i kontrolluar me 3 kg lëndë plasës por u deshën edhe disa goditje me mjete të rëndë që objekti 6 katësh në lotin lindor të Unazës të shembej!

11:27
Izraeli shpik maskën që vret Covid-19! Eliminon koronavirusin me nxehtësi duke u karikuar si celular

Maska e re ka një portë USB-je, ku lidhet me një burim energjie, si karkikuesi standard i celularit.

11:26
KPK i shkarkoi të ëmën/ Rudina Hajdari: Ishte një përgjigje për ata që thonë se…

Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar shkurtimisht në kuvend shkarkimin si gjyqtare nga KPK të mamasë së saj Fatmira Hajdari.

11:25
Vrasja e Marvi Mihalit për një karikues/ Apeli merr vendim: 9 vjet burg për Dejvi Bitrajn, 12 vite për 3 të tjerë

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimet që kishte dhënë edhe në Shkallën e Parë të Apelit për personat që morën pjesë në vrasjen e Marvi Mihalit.

11:14
“Dështon” shpërthimi i IKMT, godina 6 katëshe nuk shembet! –VIDEO

IKMT njoftoi se do të prishë me shpërthim të kontrolluar këtë të enjte në orën 11.00 një objekt 6 katësh.

11:12
Kini kujdes, ja 10 aktivitetet që ju rrezikojnë nga koronavirusi

Bota i është rikthyer normalitetit, pas muajve të tërë në izolim. Por cilat aktivitete janë në të vërtetë të sigurta?

11:09
Rama i kthehet Valterit: E paimagjinueshme që një deputet të dalë në foltore dhe të bëjë akuza penale, pse nuk keni shkuar…

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje deputetit të opozitës Halit Valteri, ku ky i fundit lëshoi një lumë me akuza në drejtim të qeverisë për kriminalitetin në vend.

11:06
Vrasja e shoferit të prokurorit, Lleshaj: Nuk merrem me raste konkrete, nuk jam kryepolici i Shqipërisë!

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është përplasur me deputetin e opozitës Halit Valteri gjatë fjalës në Kuvend.

10:58
Gruaja me buzët më të mëdha, fitonte çdo muaj nga 5 mijë paund duke… (FOTO)

Sofia Lips ka shpenzuar 50 mijë paund në operacione plastike, por ka rrëfyer se ende nuk e ka në mend që të ndalojë. Deri më tani ajo ka bërë buzët, faqet, mjekrën, nofullën, hundën dhe ka ngritur vetullën.

10:54
Foto/ 9 gjëra që bëjmë gabim çdo ditë

Ka shumë gjëra në jetë që na marrin shumë kohë në përgatitjen e tyre, më shumë seç duhet. E në të njëjtën kohë ndodh që edhe të nervozohemi.

10:52
Ekzekutimi i Hekuran Billës/ Arrestohet një nga bashkëpunëtorët në vrasje, nipi i Prel Markut i vrarë në 2006-ën

Policia ka arrestuar një nga bashkëpunëtorët e ekzekutimit të Hekuran Billës tek Komuna e Parisit. Ai është Sebastian Mali, dhe një ditë pas ngjarjes Top Channel raportoi për shoqërimin e tre shkodranëve, ku po ashtu ishte shpallur në kërkim Viktor Marku, vëllai i Prel Markut që e ekzekutoi Hekuran Billa në vitin 2006 në Angli.

10:52
Një zyrtar policor akuzohet për vrasje pas vdekjes së Rayshard Brooks

Prokurorët në Atlanta, Xhorxhia, kanë ngritur akuza kundër një zyrtari të bardhë policor, pas të shtënave fatale me armë zjarri ndaj Rayshard Brooks, javën e kaluar, teksa ai ka ikur, kur zyrtarët policorë kanë tentuar ta arrestojnë.

10:46
Lleshaj: S’jemi në kohën e PD-së ku kishte vrasje çdo ditë! Doni apo s’doni ju, ka ulje galopante të krimit në Shqipëri

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në fjalën e tij në Kuvend, ka deklaruar se krimi në Shqipëri ka një ulje galopante nga viti në vit.

10:45
Pushime të gjata apo pushime të shpeshta?

Për të arritur mirëqenien më të madhe të mundshme, është më mirë të merrni më shumë se një javë pushime.

10:44
66 raste me Covid-19 në vend/ Infektohet drejtuesja e një qendre për fëmijët me aftësi ndryshe në Elbasan

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 66 raste të reja me koronavirus dhe ka humbur jetën në tjetër person, njofton Ministria e Shëndetësisë.

10:35
66 raste/ Ministria e Shëndetësisë: Numri i viktimave shkon në 39, harta e shpërndarjes

Ministria e Shëndetësisë dha detajet për situatën në 24 orët e fundit për covid-19.

10:32
Valteri: Qeveria dështoi në realizimin e shtetit

Në seancën plenarë në Kuvendin e Shqipërisë deputeti Halit Valteri u shpreh se qeveria ka dështuar në realizimin e shtetit dhe se ka nderuar kriminelët.

10:32
FOTO/ Pamjet e pabesueshme, kur njerëzit i ndjek fati i keq

Ka ditë kur gjithçka thjesht shkon keq. Për shembull, vëllai juaj i vogël çaktivizon aksidentalisht smartphone tuaj ose një i huaj prish fotografinë tuaj të dasmës.

10:29
Ngërçi me KQZ, tërhiqet opozita jashtëparlamentare del me propozim të ri

Burime nga PS bëjnë me dije se PD ka sjellë një propozim të ri për KQZ. Ata heqin dorë nga procedura e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ nga avokati i popullit dhe e rikthejnë në kuvend.

10:27
OBK: 1 për qind e popullsisë në botë, e zhvendosur

Dhuna dhe persekutimi kanë detyruar pothuajse 80 milionë persona që të largohen nga shtëpitë e tyre, shifra që tregojnë për rritje të zhvendosjes në dekadën e kaluar, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, UNHCR.

10:21
Defekt në Tiranë, OSHEE: Këto zona do të jenë pa energji elektrike

OSSHE njofton se në defekt i cili lidhet me Nst Traktora ka lënë pa energji elektrike sisa zona në Tiranë.

10:03
Pasuritë që fshehu, pallati 10 katësh, revokimi i vizës/ Ndëshkohet Fatmira Hajdari, KPK e shkarkon nga detyra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren Fatmira Hajdarin. Në përfundim të seancës, Hajdari tha se ishte vendim i pritshëm, e ndërsa avokati Maks Haxhia tha se “do ta apelojnë vendimin”.

10:00
Nuk respektuan protokollet e sigurisë, ndëshkohen 6 biznese dhe pezullohet 1 tjetër në Durrës

6 subjekte janë ndëshkuar dhe një tjetër është pezulluar në qytetin e Durrësit për mos respektim të protokolleve të sigurisë, të vendosura për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

09:57
Sërish shifra të larta, 66 të prekur me covid-19 në 24 orët e fundit

Burime për Top Channel bëjnë me dije se janë 66 të prekur me covid-19 në 24 orët e fundit në vend.

09:53
Thaçi paralajmëron samit Kosovë-Serbi në Francë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar mbajtjen e një samiti në Francë, në mes të Kosovës dhe Serbisë, në javën e tretë të korrikut.

09:42
Covid-19, rritet frikshëm bilanci në Brazil dhe Meksikë (Shifrat në 24 orët e fundit)

Brazili ka regjistruar 1.269 viktima nga koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa Meksika ka raportuar sot 770 vdekje të tjera.

09:38
India raporton rritjen më të lartë ditore të rasteve me COVID-19 (Shifrat)

Ministria e Shëndetësisë së Indisë ka njoftuar se me 12.881 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit, vendi regjistroi rritjen më të lartë ditore.

09:32
8.4 milionë të infektuar dhe mbi 451 mijë viktima nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në gjithë botën ka kaluar shifrën mbi 451 mijë dhe numërohen mbi 8.4 milionë të infektuar.

09:31
Akuza për punën e BE në Shqipëri? Zëdhënësi i KE: Të pabaza, mbështesim ambasadorin Soreca

Zëdhënësi i komisionit evropian Peter Stano ka reaguar përmes rrjetit social Twitter në lidhje me disa akuza për punën e BE-së në Shqipëri.

09:28
Del testi i ri, koronavirusi identifikohet edhe nëpërmjet gjakut

E gjithë vëmendja e botës sot është te pandemia Covid-19. Së fundmi, mediat e huaja shkruajnë se shkencëtarët e Universitetit të Birmingamit në Britaninë e Madhe kanë zhvilluar një formë identifikimi të koronavirusit përmes gjakut, që zbulon edhe rastet më të lehta të infektimit ku pacientët nuk e kuptojnë fare se janë të infektuar.

09:28
SHBA vendos sanksione ndaj çiftit Asad dhe shumë mbështetësve të tyre

Asma Asad është për herë të parë objekt i sanksioneve. Uashingtoni e konsideron gruan e despotit sirian si një nga përfitueset më të mëdha të luftës. Po ashtu një xhaxha i Asadit u dënua nga një gjykatë në Paris.

09:25
15 fotot që tregojnë se bota është çmendur!

Ndonjëherë kur shihni fotografi nga përdorues të ndryshëm të internetit, menjëherë filloni të pyesni veten, “çfarë ndodhi më pas?” ose “dua ta di historinë prapa kësaj fotografie”.

09:19
Vrasja e 60-vjeçarit në Gjirokastër/ Policia jep detajet për ngjarjen

Policia ka zbardhur ngjarjen e djeshme të ndodhur në fshatin Labovë e Zhapës, ku humbi jetën 60-vjeçari Andrea Xhavarra pas një konflikti të çastit me një bashkëfshatar të tij.

09:10
Fier/ Sekuestrohen 865 gramë kanabis, arrestohen shitësi dhe procedohet penalisht blerësi

Një tjetër operacion policor antidrogë është finalizuar me sukses në qytetin e Fierit.

09:07
IKMT do shembë me eksploziv ndërtesën 6-katëshe te Unaza e Re

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) do të prishë me shpërthim të kontrolluar këtë të enjte në orën 11.00 një objekt 6 katësh.

09:04
OBSH ndalon studimin e hidroksilklorinës

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thotë se ka ndaluar hulumtimin e saj për potencialin e ilaçeve të malaries hidroksilklorine si një trajtim për koronavirusin.

08:47
Pandemia Covid-19 po përshpejton ndryshimin ekonomik botëror

Edhe para pandemisë COVID-19 ekonomia botërore po ndryshonte nga proteksionizmi, dëshira për zinxhirë më të shkurtër furnizimi dhe më shumë qëndrueshmëri.

08:36
Sot provimi i fundit për maturantët! Testojnë njohurinë në lëndët me zgjedhje

Maturantët, do të testojnë sot njohuritë e tyre në lëndët me zgjedhje. Ky është provimi i fundit i maturantëve, të cilët mbyllin kështu një cikël shkollor, për të filluar një sfidë të re, atë të universitetit.

08:23
Kosovë-Serbi: Jo marrëveshje të pista!

Peter Beyer, i ngarkuari i qeverisë gjermane për marrëdhëniet transatlantike bën thirrje që në bisedimet e Uashingtonit të përfshihet edhe BE.

08:12
“Jam gjyqtarja më e ndershme në Republikë”/ Sot, vendimi për Fatmira Hajdarin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të shpallë sot vendimin për gjyqtaren Fatmira Hajdari, e cila të hënën në KPK u përball me një sërë pyetjesh mbi transaksionet me pronat, me ndërtimin e një pallati 10-katësh pa leje dhe për një bilanc negativ që shkon më shumë se 52 milion lekë, sipas analizës financiare për të ardhurat dhe shpenzimet të bërë nga Komisioni.

08:05
Sot forumi i liderëve për dialogun Kosovë-Serbi, VV dhe PDK nuk marrin pjesë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thirrur për një takim sot liderët e partive politike, për të diskutuar lidhur me procesin e dialogut me Serbinë dhe për takimin që pritet të mbahet më 27 qershor në Uashington.

07:53
Foto dhe video/ Boris Johnson përfshihet në një aksident

Dje makina me të cilën udhëtonte kryeministri britanik, Boris Johnson u përshi në një aksident.

07:42
Turqia provokon anijen franceze, tension mes dy shteteve

Një zyrtar i ministrisë franceze të mbrojtjes tha se NATO-ja nuk duhet të mbyllë sytë lidhur me sjelljen e fundit të Turqisë ndaj aleatëve të saj, duke akuzuar marinën turke për provokimin e një anijeje franceze që ishte në një mision të NATO-s.

07:33
Dita e Gastronomisë/ Rama: Kemi plot arsye për të dashur kuzhinën tonë dhe amvisat

Sot është dita e Gastronomisë. Kryeministri Edi Rama në këtë ditë ka promovuar gatimet shqiptare me anë të një videoje të postuar në Facebook.

07:18
Parashikimi i motit/ Ja çfarë pritet të ndodhë sot

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por që në zonat perëndimore nuk përjashtohet mundësia për reshje shiu.

06:53
Njihuni me shenjat e horoskopit që janë armiq të përbetuar dhe ia bëjnë jetën ferr njëri-tjetrit

Sipas leximit të yjeve, shumë shenja të horoskopit janë kundërshtare të betura ndaj njëra-tjetrës. Ata mundohen me çdo kusht t’ia bëjnë jetën ferr kundërshtarëve të tyre.

06:39
Foto/ Si u përjetua izolimi gjatë Covid-19, ekspozitë me foto dhe piktura në internet

Në internet u bë një ekspozitë artistike me foto dhe piktura ku tregonin momentet e karantinës gjatë pandemisë së Covid-19.

06:20
Presidenti vdiq nga Covid-19, shteti afrikan zgjedh udhëheqësin e ri

Presidenti i sapozgjedhur i Burundit, Evariste Ndayishimiye do të betohet të enjten, dy muaj më heerët sesa ishte planifikuar. Ceremonia e shpejtë vjen pasi paraardhësi i tij Pierre Nkurunziza vdiq javën e kaluar nga Covid-19.

05:59
Osteoartriti tek moshat e reja/ Shenjat si ta kuptoni dhe parandaloni

Osteroartriti njihet gjerësisht si një sëmundje e dhimbshme që prek kryesisht mosha e vjetra. Dobëson kockat dhe strukturën lidhëse mes tyre, duke shkaktuar dhimbje dhe vështirësi në ecje apo lëvizje. Rreth 75% e të moshurve sipas mjekëve, kanë në një moment të caktuar të jetës shenja të osteoartitit ose artritit. Kjo sëmundje degjenerative prek veçanërisht kyçet e duarve apo të këmbëve, duke dëmtuar edhe kërcet e tyre.

05:37
Si ndikon xhenxhefili në shkrirjen e dhjamit në trup

Xhenxhefili, si një përbërës i recetave dhe çajrave, mund të mbrojë organizmin nga dhjami i tepër si dhe ndaj sëmundjeve kronike. Sipas të dhënave konsumimi i xhenxhefilit është një metodë e zgjuar dhe e thjeshtë parandaluese e shumë problemeve. Një nga shqetësimet që nuk po i kushtohet shumë vëmendje është pikërisht tretja.

05:15
Shëndeti i kockave tek gratë/ Shkaktari i fshetë që i dëmton

Dhimbjeve të kockave nuk i shpëton askush, ato mund të kthehen në një problem për çdo moshë. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse dhimbja është kronike dhe e vazhdueshme. Shkaktar për këtë dhimbje mund të jenë një mori arsyesh të cilat dëmtojnë përkohësisht ose përfundimisht kockat tuaja.

04:52
7 shkaktarët e fshehur të migrenës, kujdesi që duhet të tregoni

Migrena nuk është thjesht një dhimbje e keqe koke. Kur njeriu vuan nga migrena, përballet me dhimbje të mprehta e të forta që prekin sytë, veshët, kokën dhe që shkaktojnë të përziera, të vjella, ndjeshmëri ndaj dritës dhe tingujve por edhe mjegullim të shikimit. Episodet e migrenës mund të zgjasin për disa orë, por edhe për disa ditë. Në rrethin e ekspertëve mjekësorë ka shumë pikëpyetje mbi shkaqet e mirëfillta të migrenës.

04:30
Kura 2 ditore me lëng limoni dhe mjaltë për problemet me tretjen

Konstipacioni, plogështia dhe problemet me stomakun janë shenja paralajmëruese që sistemi tretës nuk po funksionon siç duhet. Ky mos funksionim shkakton një barrë të rëndë në zorrën e trashë dhe rrit rrezikun e ekspozimit ndaj toksinave të dëmshme. Për më tepër, ushqyerja e keqe, mungesa e aktivitetit fizik dhe problemet e shpeshta me tretjen rrisin rrezikun e problemeve të rënda me zorrën e trashë.

04:09
Talebanët sulm në Afganistan, vriten 17 ushtarë

Zyrtarët afganë kanë thënë se luftëtarët talibanë kanë sulmuar një pikë të kontrollit në provincën Javzjan, duke vrarë të paktën 12 pjesëtarë të forcave të sigurisë. Zëdhënësi i guvernatorit provincial, Azar Jawjani, tha se pesë pjesëtarë të tjerë janë plagosur në këtë sulm. Militanët po ashtu kanë marrë peng katër ushtarë të tjerë pas këtij sulmi, shtoi ai.

03:45
Bolton: Presidenti Trump i kërkoi Kinës ndihmë për rizgjedhje

Donald Trump i kërkoi Presidentit kinez Shi Gjinping ndihmë që të rizgjidhet president në 2020, shkruan në librin e tij të ri John Bolton, ish-këshilltar i sigurisë kombëtare në administratën Trump, sipas disa pasazheve të librit të publikuara të mërkurën.

03:21
Tregu i punës pas pandemisë, çfarë do të ndryshojë?

Pandemia e koronavirusit i ka detyruar bizneset të rivlerësojnë mënyrën e funksionimit të tyre si dhe t’i shohin disa nga specialistët nën një dritë të re. Largime të përkoshme nga puna, orë të shkurtuara, pushime të papaguara dhe një e ardhme e panjohur lidhur me vendin e punës. Prej momentit kur pandemia e koronavirusit goditi SHBA-në mbi 40 milionë amerikanë kanë aplikuar për pagesën e papunësisë. Por disa kanë përfituar nga kriza, tashmë prej mesit të marsit, një nga kompanitë më të mëdha të shitjes me pakicë në internet “Amazon” bëri të ditura planet për të punësuar 100 mijë punonjës të rinj.

02:56
Mejn, republikanët dorëzojnë peticionin kundër votimit me renditje

Dega e partisë republikane në Mejn dorëzoi një peticion të hënën që ka për qëllim t’i jap fund përdorimit të votimit me renditje në zgjedhjet për president, duke përgatitur skënën për një betejë në ditën e zgjedhjeve mbi të ardhmen e kësaj metode të votimit. Mejni u bë shteti i parë në vend që miratoi në vitin 2016 votimin me renditje, që lejon votuese të radhisin kandidatët e tyre të preferuar. Zbatimi i kësaj metode të votimit është ndeshur me sfida ligjore dhe përpjekje për të zvogëluar ose eliminuara të plotësisht përdorimin e saj.

02:35
Pandemia e Covid-19/ Debati mbi përdorimin e maskave

Megjithëse, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon përdorimin e maskave me tre shtresa, me një shtresë të jashtme të papërshkueshme nga uji dhe me një shtresë të brendshme që e bënë më të lehtë frymëmarrjen, qeveria britanike nuk ka vendosur kushte për këto gjëra. Roz Davies, inxhiniere e produkteve të industrisë së rrobave dhe themeluese e kompanisë Sew Much Fun, thotë se maskat që prodhon kompania e saj plotësojnë kushtet e qeverisë dhe mirëmbajtja e tyre është e lehtë.

02:10
Republikanët e Senatit publikojnë projekligjin e tyre për reformë në polici

Republikanët e Senatit publikuna të mërkurën një projektligj të ri që synon reformë në polici, një projekt rival me projektligjin e demokratëve që synon një reformë më të gjerë. Ky zhvillim vjen ndërsa Kongresi po përpiqet të adresojë çështje të pabarazisë racore në strukturat e zbatimit të ligjit tre javë pas vdekjes së George Floyd.

01:47
Thaçi për takimin: Mundësi e artë për marrëveshje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, se takimi i paralajmëruar për 27 qershor në Washington është një mundësi e artë për të arritur një marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në intervistë presidenti i Kosovës u shpreh se nuk ka adresë më të besueshme për Kosovën sesa Shtetet e Bashkuara, ndërsa hodhi poshtë çdo mundësi që të bisedohet për prekje kufijsh.

01:26
Zyrtarët amerikanë: Vaksina e COVID-19 do të jetë falas

Administrata Trump thotë se do të bëjë të disponueshme falas vaksinën kundër COVID-19 për të gjithë që duan të vaksinohen në SHBA. Kompanitë e sigurimeve shëndetësore pritet të mbulojnë koston e vaksinës për pjesën më të madhe të amerikanëve, sipas një zyrtari të lartë të administratës që foli të martën mbi përpjekjet e qeverisë për të zhvilluar një vaksinë brenda vitit.

01:04
Qëlloi për vdekje amerikanin me ngjyrë, 11 akuza për oficerin e policisë

Një oficer policie i cili qëlloi për vdekje një amerikan me ngjyrë do të akuzohet për sulm dhe vrasje. Oficeri Garrett Rolfe qëlloi nga pas shpine amerikanin me ngjyrë Rayshard Brooks.

00:39
Rastet e reja të Covid-19, ndalohen udhëtimet në Pekin

Miliona njerëz në Pekin janë rikthyer nën kufizime të reja ndërsa rritja e rasteve të koronavirusit vazhdon të rritet. Qyteti raportoi 31 raste të reja të mërkurën duke e çuar totalin në 137 javën e kaluar. Para rritjes së fundit, kryeqyteti kinez kishte kaluar 57 ditë pa raste të brendshme të koronavirusit.

00:11
Foto/ Napoli feston fitoren e Kupës së Italisë në kushtet e pandemisë

Napoli fitoi Kupën e Italisë pasi mposhti Juventusin. Në kohën e rregullt të dy ekipet patën shumë raste por nuk u shënua asnjë gol dhe gjithçka u vendos nga penalltitë.

E mërkurë, 17 Qershor 2020
23:45
Premier League rinis me polemika, Aston Villa- Sheffield United luftë për ‘VAR’

Kampionati anglez i futbollit rifilloi pas plot 99 ditësh ndalesë për shkak të pandemisë por e bëri këtë fillimisht me një barazim polemizues.

23:38
Rinis Premier League, Manchester City tregon muskujt përballë Arsenal

Kampionati anglez i futbollit rifilloi pas plot 99 ditësh ndalesë për shkak të pandemisë. Superndeshja e darkës mes Mancester Sitit dhe Arsenalit ishte një spektakël në Etihad Stedium, që i dha vendasve 3 pikë pas suksesit me po kaq gola. Londinezët rezistuan thuajse një pjesë loje por para se të shkonin në pushim u detyruan të vuanin golin e Rahim Stërling.

23:23
Juve humbet në finale, penalltitë i japin trofeun Napolit

Napoli arriti të fitojë Kupën e Italisë pas një finaleje të sforcuar pa publik dhe nën kushtet e diktuara nga pandemia, në të cilën u imponua ndaj Juventus vetëm pas goditjeve të penalltive. 90 minutëshi në stadiumin Olimpiko regjistroi shumë raste dhe shtylla por asnjë gol, dhe me skartimin e kohëve suplementare, fituesi u zbulua te pika e bardhë, ku më i saktë ishte Napoli.

23:12
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, 4 të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në autostradën Levan-Tepelenë.

23:07
Dortmundi “shpëton” Mainzin, Dusseldorfi i merr pikë Leipzigut

Borussia e Dortmundit shërben si varkë shpëtimi për Mainzin. Verdhezinjtë humbën 0-2 në “Singal Iduna Park” përballë këtij kundërshtari, rezultat që praktikisht mban në Bundesligë ekipin e drejtuar nga Beierlorzer. Golat në këtë sfidë u shënuan nga Burkardt (33’) dhe Mateta. Me 34 pikë në renditje, pesë më shumë se Dusseldorfi dhe +6 nga Werderi, Mainzi praktikisht e ka siguruar mbijetesën.

22:59
Foto/ Kinezët nuk “zënë mend”, rinis shitja e qenve të pjekur

Fillimi i pandemisë që ka kapluar botën, mendohet se e ka origjinën nga një treg i tregtimit të qenve dhe lakuriqëve të natës në Kinë.

22:55
​Kampionati në rrezik, gjyqtari i infektuar ishte i deleguar në ndeshjen e Superligës

Pak minuta më parë, gjyqtari i Superligës së Kosovës, Ilir Mehmeti ka konfirmuar që është infektuar me Covid-19.

22:42
Momenti kur polici në SHBA qëllon me armë katër herë mbi protestuesin

Një efektiv policie ka qëlluar me armë zjarri një protestues në New Mexico të SHBA-ve dhe si pasojë e ka lënë atë të plagosur rëndë. Raportohet se viktima me disa persona të tjerë ishin duke rrëzuar një statujë të një guvernatori kolonial spanjoll, të shekullit të 16-të.

22:42
​Haxhiu akuzon Qeverinë Hotin për amnisti të krimeve serbe gjatë luftës në Kosovë

Ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka akuzuar Qeverinë Hoti për heqje dorë nga mbështetja për institucionet e drejtësisë që hetojnë dhe gjykojnë krimet e luftës, duke thënë se një gjë e tillë paraqet gjunjëzim e kësaj qeverie para Serbisë dhe si e tillë duhet të largohet sa më parë dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

22:25
FOTO/ Mendoi se ishte e hapur, gruaja përplaset me derën dhe ndërron jetë

Një grua në Indi ka humbur jetën pasi është përplasur aksidentalisht me derën e xhamtë të një banke. Kamerat e sigurisë së bankës, kanë fiksuar momentin kur 46-vjeçarja Beena Juju Paul, 46-vjeçe,  ndodhet brenda ambienteve të brendshme të bankës në qytetin Baroda të Indisë.

22:10
Covid-19/ Denoncimi i PD: Spitali i Vlorës po kthehet në vatër infeksioni

Dega e PD në Vlorë thotë se Spitali i Vlorës po kthehet në vatër infeksioni të covid-19.

22:00
E dashura e Neymar: Që të mund të jem e lirë, unë…

Pasi u nda nga Maluma, Natalia Barulich konfirmoi lidhjen me Neymar, me të cilin u përfol edhe se tradhëtoi këngëtarin 26 vjeçar.

21:57
Finalja e Kupës së Italisë/ Napoli-Juventus, përfundon pjesa e parë

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Kupës së Italisë midis Napolit dhe Juventusit në shifrat 0-0.

21:55
Vrasja në Gjirokastër/ Autori e qëlloi me gur në kokë, më pas u përpoq ta ndihmonte, por…

60-vjeçari Andrea Xhavarra humbi jetën mbrëmjen e sotme pasi u konfliktua me një bashkëfshatar të tij në fshatin Labovë të Gjirokastrës.

21:46
Skandal që në ndeshjen e parë pas CoVid në Premier League, topi kalon vijën dhe nuk quhet gol

Aston Villa – Sheffield Utd 0-0 ishte sfida e parë që u zhvillua në Premier League pas një mungese prej 100 ditësh për shkak të COVID-19.

21:29
Gjirokastër/ Vritet 60-vjeçari, u konfliktua me bashkëfshatarin (detajet-emri)

Andrea Xhavarra rreth 60-vjeç ka humbur jetën pasi është konfliktuar me një bashkëfshatar të tij në fshatin Labovë të Gjirokastrës.

21:25
Fotot/ Rastet epike kur fati, futi në ‘kurth’ njerëzit

Ka ditë kur gjithçka thjesht shkon keq.