Skandal që në ndeshjen e parë pas CoVid në Premier League, topi kalon vijën dhe nuk quhet gol

17/06/2020 21:46

Aston Villa – Sheffield Utd 0-0 ishte sfida e parë që u zhvillua në Premier League pas një mungese prej 100 ditësh për shkak të COVID-19.

Një takim që nuk pati gola, por pa dyshim do të prodhojë polemika të shumta për shkak të dështimit të teknologjisë për të akorduar një goli të rregullt për skuadrën mike.

Po luhej minuta e 42-të teksa në zhvillimet e një goditjeje standarde portieri norvegjez Nyland, nuk ruan dot ekuilibrin, pasi e zotëroi topin, nga kontakti me një shok skuadre, dhe përfundon brenda në portë me sferën në duar, por për çudi gjyqtari vazhdon lojën, duke treguar me shenja se nuk kishte marrë sinjalizim nga teknologjia që topi e kishte kaluar vijën fatale.

Sigurisht që por të mos ishte  “i varur” nga teknologjia, as që do të mendohej për të bërë me shenjë nga mesi i fushës. Futbollistët e Sheffieldit nuk u besonin syve me atë që po ndodhte, në këtë rast “Syri i Fajkoit” rezultoi “i verbër”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel