Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në autostradën Levan-Tepelenë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20, ku automjeti tip “Ford Fokus” me drejtues shtetasin V.S., ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë marë dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetaset me iniciale M.S., Z.S., A.S. dhe E.S., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel