Negociatat/ Rama prezanton Zef Mazin: Dashuria për Evropën ka kosto të lartë. Kemi mijëra kushte përpara…

18/06/2020 12:35

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kreun e grupit negociator Zef Mazin dhe detyrat që grupi i drejtuar prej tij do ketë.

“Sot jemi në kushtet kur përgatitemi për një hap historik për konferencën e parë, në kushtet kur e kemi dritën jeshile. Kemi kryenegocitorin tashmë, Zef Mazin, i cili është në funksion të kësaj detyre. Ne kemi preferuar të vëmë bastin tonë, me që është një ndeshje që nuk i dihet koha, një diplomat me një histori disi të veçantë, i cili ka shërbyer për shumë vite për shtetin, por ka shërbyer edhe për organizma të rëndësishme ndërkombëtare, është më shumë se sa një diplomat”, tha Rama.

Deklarata e Ramës

Lum kush është në këtë proces, dhe mjerë kush e qeveris. Nuk ka makinë më pa zemër në ndjekjen e fakteve dhe në adresimin e problemeve, përtej, dashurisë me Evropës dhe Shqipërisë, por është një dashuri me kosto të lartë energjish pune, kohe, dhe komisioni është garanti.

Historia e marrëdhënieve tona me BE është e gjatë, e cila daton shumë kohë më parë se sa forcat e mëdha progresiste t’i jepnin jetë BE dhe tani ka hyrë në materializim për ne.

Sot jemi në kushtet kur përgatitemi për një hap historik për konferencën e parë, në kushtet kur e kemi dritën jeshile. Kemi kryenegocitorin tashmë, Zef Mazin, i cili është në funksion të kësaj detyre.

Ne kemi preferuar të vëmë bastin tonë, me që është një ndeshje që nuk i dihet koha, një diplomat me një histori disi të veçantë, i cili ka shërbyer për shumë vite për shtetin, por ka shërbyer edhe për organizma të rëndësishme ndërkombëtare, është më shumë se sa një diplomat.

Hyn në rrethin e atyre që Shqipëria i ka dhe ka jo pak në botë e sotme , dhe përfaqëson të dyja anët e një medaljeje të 30 viteve.
Mazi, është parë dhe si kandidat për të qenë president, pra një shembull respekti që ai gëzon. Ky është një element i rëndësishëm, sepse ka referencën e të gjitha palëve.

Nga ana tjetër këtu kemi dhe kordinatorët, ku përfshihen gjithë institucionet relevante. Kjo është një sfidë më vete për Mazin, por nga ana tjetër do të duhet të krijojë një frymë skuadre, kushtet që koordinatorët ti përkushtohen këtij procesi jo si një punë e dytë.

Nga momenti i krijimit ky është prioriteti nr 1 i tyre, bëhet fjalë për bërthamën e skuadrave që duhet motivuar nga të gjithë. Përzgjedhja e bërë është sipas profilit më të përshtatshëm për ta bërë këtë punë.

Është Mazi që tani mund të bëjë zëvëndësime për ata që nuk i përgjigjen këtij procesi. Detyra e grupit është mbajtja e kontakteve, përmbushjen e detyrave, kapitujve. Grupi do të mbështet nga qeveria, ai nuk është një qeveri me vete, dhe qeveria nuk i lan duart nga kjo punë.
Ky grup ka rëndësi të madhe, që domethënë se kërkesat e tyre dhe detyrat që vënë janë detyruese për çdo ministri.
Thonë se kush e ka bërë këtë ka ecur më shpejt. Shqiptarët duhet ta dinë, mund të recitohet kënga e kushteve, në fakt me fillimin e këtij procesi, kushtet nuk janë 15 apo 4 janë mijëra dhe nuk e ekzagjëroj fare sepse aq janë faqet e përafrimit të legjislacionit për plotësimin e këtyre kushteve.
Është një proces provimi i përditshëm për zbatimin e tyre.

Superfuqia kërkon ne zbatojmë. E kërkon amaneti i të parëve , prandaj duhet të vazhdojmë.

Top Channel