E enjte, 02 Prill 2026
15:37
Alarmi i SHBA për sulmet nga Irani, Ambasada: Po vlerësojmë situatën. Qeveria: S’ka arsye për panik. Opozita: Mblidhni Këshillin e Sigurisë. Mobilizohet anti-terrori

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë njoftoi dje se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë objektiva të caktuara në vendin tonë.

15:20
Jep dorëheqjen presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, caktohet data e zgjedhjeve të reja

Tani është zyrtare, Gabriele Gravina nuk është me president i Federatës Italiane të Futbollit

15:10
Bierhoff është i drejtpërdrejtë: Italia ka mbetur në vitet ’90. Ja si rilindi Gjermania ime

Eliminimi i Italisë në finalen e playoffit të Botërorit, nxori edhe njëherë në pah problemet e mëdha që ka futbolli i këtij vendi, gjë për të cilën foli edhe Drejtori Teknik i kombëtares fgjermane Oliver Bierhoff në një intervistë për La Gazzetta Dello Sport teksa u tregua i drejpërdrejtë në analizën e tij për Të Kaltrit

15:05
“Si do të të vinte t’ia thonin vajzës tënde këtë që më the mua?” Vokshi i kthehet ashpër Muzhaqit: Mos guxo të përmendësh fëmijët e mi, pusho

Ndërsa Bora Muzhaqi mbante fjalën për replikë, ka pyetur Albana Vokshin se si do të ndihej ajo nëse vajzës së saj do t’i drejtoheshin me të njëjtat fjalë që ajo vetë iu drejtuar Muzhaqit.

14:59
“Me derrat mos rri se bëhesh pis, dhe atyre u pëlqen kjo gjë”, Peleshi i tërheq vërejtje Fatmir Mediut: Kujdes fjalorin

Kryetari i Kuvendit i ka tërhequr vërejtje Fatmir Mediut.

14:46
Taulant Balla merr fjalën, deputetët e PD godasin tavolinat, u afrohen socialistëve: Nxirreni jashtë

Taulant Balla ka marrë fjalën duke deklaruar se nuk ka fyer apo intimiduar asnjë deputete, dhe duke sqaruar se kërkesa e tij për një minutë heshtje për dëshmorët e 2 prillit në Shkodër, nuk ishte për t’u bërë në moment, por që të caktohej një orë.

14:44
Rikthehen punimet e seancës, Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi: Zonja Vokshi mua mos më quani ‘gjynafqar’

Rikthehen punimet e seancës pas pushimit, e cila ka nisur me kërkesën e PD që të përjashtohet Taulant Balla pasi sipas tyre ka intimiduar deputetet demokrate.

14:30
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës

Gjatë seancës së tensionuar ne Kuvend, Flamur Noka ka goditur me një shishe uji Taulant Ballën.

14:29
“Ç’të dukem unë ty? Shoqja jote?”/ Tjetër përplasje në Kuvend, deputetja e PD tenton t’i marrë kartën e deputetes Bora Muzhaqit

Një tjetër moment tensioni në sallën e Kuvendit ishte mes deputetes së PD Elda Hoti dhe asaj të PS Bora Muzhaqi.

14:13
FOTO/ Ulsi Manja mungon në seancë, i pranishëm në Kuvend përmes video telefonatës me…Ervin Hoxhën

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me dy interpelanca me ministrat e qeverisë, por edhe me pyetje-përgjigje të kërkuara nga deputetët e opozitës.

14:10
Media braziliane është e sigurt: Ancelotti lë Neymar jashtë Botërorit, por përse ka të bejë edhe motra e lojtarit…

ESPN Brazil nuk ka dyshime; Carlo Ancelotti e ka bërë praktikisht listën e futbollistëve që do të marrë me vete në Botërorin e kësaj vere teksa 24 nga 26 vendet në dispozicion janë përcaktuar tashmë.

14:05
Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores nga opozita

Pas përplasjeve në Kuvend, Niko Peleshi ka ndërprerë seancën për 5 minuta.

14:03
Taulant Balla kërkoi një minutë heshtje në nderim të katër dëshmorëve të 2 Prillin, PD bllokon foltoren

Gjatë seancës së sotme plenare, Taulant Balla ka kërkuar një minutë heshtje në përkujtim të katër dëshmorëve të demokracisë.

14:02
Peleshi i tërheq vërejtje Nokës për fjalor jo të përshtatshëm në Kuvend, i heq edhe fjalën: Nuk merret asgjë me dhunë

Niko Peleshi i ka tërhequr dy herë vëmendjen Flamur Nokës për fjalor të papërshtatshëm.

14:00
“Keni shkelur rregulloren, s’keni futur në seancë raportin e DASH”, Peleshi-Bardhit: Keni thënë gjysmë të vërteta, u drejtuat edhe në mënyrë fyese

Kreu i Grupit Parlamentar i PD i është drejtuar kreut të Kuvendit Niko Peleshi, duke i thënë se ka shkelur rregulloren pasi sipas tij nuk ka futur në rend dite raportin e DASH për ecurinë e procesit të anëtarësimit të vendit në BE.

13:44
Ministrja e Shëndetësisë inspekton punimet për rikonstruksionin e Spitalit të Beratit, Evis Sala: Do të zgjerojmë gamën e analizave

Spitali Rajonal i Beratit po kalon një fazë rikonstruksioni të disa shërbimeve në bllokun operator me qëllim përmirësimin e kushteve dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.

13:39
Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore/ Më pak fluturime në verë, shkak shtrenjtimi i karburantit

Rritja e çmimit të kerozinës dhe frika për mungesa të mundshme furnizimi kanë mbjellë shqetësim në industrinë ajrore globale, duke rrezikuar shtrenjtimin e biletave dhe reduktimin e fluturimeve gjatë muajve të verës.

13:35
Akuzohet se ka kultivuar bimë narkotike, kapet dhe vihet në pranga 63-vjeçari në Shkodër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim M. B., 63 vjeç, banues në fshatin Qerret, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

13:31
Formula 1/Ferrari, sërish kundër Mercedes, kërkon ndërhyrjen e FIA

Në Formula 1 edhe detajet më të vogla mund të ndryshojnë gjithçka. Është ky rasti i menaxhimit të njësisë së fuqisë së motorit në kualifikuese ku Mercedes dhe Red Bull kanë gjetur një mënyrë për të shfrytëzuar në maksimum komponentin elektrik, një zgjidhje legale po që ngre pikëpyetje teknike dhe për rregulloren

13:31
Alarmi i Ambasadës së SHBA për sulme nga Irani, Presidenti nuk e mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Jam në kontakt me institucionet për çdo situatë e skenar

Zyra e Shtypit e Presidentit të Republikës ka reaguar pas interesimit të mediave lidhur me kërkesën e opozitës për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar nga opozita pas paralajmërimit të bërë nga Ambasada e SHBA-së.

13:23
Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, flet fqinji i viktimës: Nuk kishte probleme dhe konflikte me asnjë njeri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një 78-vjeçar u gjet i vdekur në shtëpinë e tij me një plagë në kokë.

13:22
Rritet nafta, Trump ‘harron’ NATO-n: Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit

Fjalimi i Donald Trumpit nuk bëri asgjë për të qetësuar tregjet globale të naftës.

13:18
Dita Botërore e Autizmit/ Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, ministrja Sala: Një hap i rëndësishëm drejt BE-së

Qeveria shqiptare do të dyfishojë pagesën mujore për 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, si dhe për herë të parë do të njihen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për rreth 14 mijë kujdestarët dhe ndihmësit e tyre.

13:12
Gjykata rrëzon masën e pezullimit nga detyra të kreut të IMT Tiranë, Rigers Sheqeri rikthehet në funksion

Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka rrëzuar masën e sigurimit të pezullimit nga detyra të kreut të IMT Tiranës Rigers Sheqeri.

13:07
Ngjarja e rëndë në Korçë/ Viktima me plagë në kokë, policia: 78-vjeçari mund të ketë rrëshqitur në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një 78-vjeçar është gjetur i vdekur brenda banesës së tij.

12:59
Përkujtimorja e katër martirëve të 2 prillit në Shkodër, demokrati heq kurorat me lule të vendosura nga Benet Beci: Jeni pasardhës të komunizmit

Kurorat e vendosura nga Bashkia e Shkodrës në memorialin e katër dëshmorëve Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka u hoqën nga militantë të Partisë Demokratike, duke krijuar një moment të pakëndshëm gjatë përkujtimit të sakrificës së tyre.

12:54
Detaje rreth ngjarjes në Korçë/ I moshuari ishte i divorcuar, jetonte vetëm prej 25 vitesh, të gjithë familjarët në komisariat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një 78-vjeçar është gjetur i vdekur brenda banesës së tij, teksa në trup i janë gjetur shenja dhune.

12:50
Kombëtarja Italiane, ish futbollisti i Milanit shfryn: Sistem i shëmtuar, lojtarët vijnë në Serie C duke paguar 50 mijë euro

Disfata e Italisë ndaj Bosnjes që e la skuadrën e Të Kaltërvë jashtë botërorit shkaktoi shpërthimin e Federico Mangiamelit, sulmuesit 21 vjeçar që ka luajtur me skuadrat Primavera të Milanit, Bolognas dhe Torinos dhe tani është në Serie D me Club Milano.

12:45
“Merr masa se kanë shkelur ligjin”, Ndoja denoncon te ministri incidentin me Gardën në Durrës, Lamallari: Ndodhej kryeministri në atë ambient dhe…

Deputeti i PD Arjan Ndoj, gjatë interpelancës me ministrin e Brendshëm këtë të enjte, i ka shprehur zotit Lamallari shqetësimin e sjelljes së Gardës gjatë një takimi që Edi Rama ka pasur në bashkinë e Durrësit, ku deputeti nuk është lejuar që të marrë pjesë në mbledhje e këshillit bashkiak.

12:31
Dita Botërore e Autizmit, shtohen rastet në qendrën e Fëmijëve me Aftësi ndryshe “Horizont” në Fier

Në Ditën Botërore të Autizmit, në mbarë botën shqetësim madhor mbetet rritja e rasteve të fëmijëve të diagnostifikuar me çrregullime të spektrit autik.

12:25
Autizmi kërkon vëmendje/ Rriten rastet e diagnostikuara, prindërit dhe specialistët kërkojnë më shumë mbështetje

Ata janë luftëtarë dhe çdo ditë fitojnë beteja të vogla, por kanë nevojë për ndihmën e të gjithëve për të fituar luftën.

12:23
Ulja e temperaturave dhe bora kapi pemët frutore në lulëzim, pritet më pak prodhim në Elbasan

Dëbora e pranverës dhuroi edhe një herë pamjen e mrekullueshme të bardhësisë teksa pushtoi zonat malore, por për fermerët bardhësia e pasuar nga ngricat solli dëme të mëdha.

12:23
Brussels Morning: Përdorimi i tepruar i masës së paraburgimit në diskutimet për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë

Shqipëria është në rrugë të mirë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian me 27 shtete anëtare, me anëtarësimin e mundshëm që mund të vijë aq shpejt sa në vitin 2030.

12:22
Me shenja dhune në trup, i moshuari në Korçë gjendet pa jetë në banesë, policia nis hetimet

Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Bulgarec.

12:20
Prej vitesh rrezikonin banorët, vazhdon operacioni për asgjësimin e shkëmbinjve në malin e Torovicës në Lezhë

Forcat xheniere, në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë dhe Policinë e Shtetit, zhvilluan një tjetër operacion për asgjësimin e shkëmbinjve të rrezikshëm në malin e Torovicës.

12:20
FOTOLAJM/ “Kur të nisë seanca nesër, çështja e parë të jetë…”, Gazment Bardhit i dalin ‘sekretet’ në Kuvend

Po mbahet sot seanca e radhës plenare, ku diskutimet fillimisht nisën me reagime për deklaratën e lëshuar një ditë më parë nga Ambasada amerikane në Tiranë për shënjestrim të mundshëm të vendit tonë nga Irani.

12:18
Kaosi në futbollin italian pas eliminimit, Ceferin mbron Gravinën: Nuk është përgjegjësia e tij

I gjithë ambienti futbollistik në Itali po zjen për shkak të moskualifikimit në Botërorin e futbollit dhe i akuzuari kryesor i kësaj situate është pikërisht presidenti i Federatës Italiane të Fubollit, Gabriele Gravina.

12:17
Pushimet janë shtrenjtuar/ Rritja e karburantit po ndjehet nga turistët, Durrësi ende pa ndryshime të mëdha çmimesh

Rritja e çmimit të karburantit pritet të ndikojë drejtpërdrejt në koston e pushimeve, të cilat këtë verë parashikohen më të shtrenjta.

12:13
Studio e tatuazheve e mbushur me armë dhe municion luftarak, arrestohet 44-vjeçari në Durrës

Një operacion ka çuar në arrestimin në flagrancë të një 44-vjeçari, i cili dyshohet se posedonte armë dhe municion me qëllim trafikimin.

12:03
Paralajmërimi për sulm të mundshëm nga Irani, Ambasada Amerikane reagon për Top News: Po bashkëpunojmë me autoritetet shqiptare

Ambasada Amerikane i është përgjigjur interesimit të Top News, lidhur me paralajmërimin e shpërndarë zyrtarisht një ditë më parë, ku thuhej se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestronin vendin tonë.

11:52
PDK largohet nga salla gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës, nuk mori mbështetje për rezolutën për të vërtetën e luftës

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar miratimin e një rezolute për mbrojtjen e së vërtetës për luftën, pas skandalit me ekspozitën me gabime mbi masakrat e luftës 89-99.

11:50
“2 Prilli nisi si revoltë ndaj farsës elektorale, martirët nderuan votën e lirë”, Berisha thirrje nga Shkodra: Të rrëzojmë Ramën

Kreu i PD, Sali Berisha, ka marrë pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të 35-vjetorit, në nderim të katër martirëve të vrarë më 2 prill 1991, në masakrën e fundit të komunizmit në Shqipëri.

11:48
Rama ia delegoi interpelancën ministres Ibrahimaj, Bardhi: Po e bëni qesharak Kuvendin. Peleshi: Po bëj më të mirën

Kryeministri Rama ia delegoi ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimaj një interpelancë të thirrur nga deputetja demokrate, Jorida Tabaku për Korporatën e Investimeve.

11:43
Italia dhe pasuesi i Gattusos, 4 trajnerë në garë, shfaqet dhe…Guardiola

Në pritje për të zbuluar se kush do të jetë presidenti i ri i Federatës Italiane të Futbollit(dorëheqja e Gravinës duket se është fakt i kryer), në këtë institucion e kanë një ide të qartë se kush do të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane në vend të Gattusos.

11:38
“Shqipëria mbetet një vend i sigurt për qytetarët”/ Ministri i Brendshëm përplaset me Balliun, deputeti i PD: Njerëzit po vriten duke pirë kafe

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, kërkoi në këtë seancë plenare një interpelancë me ministrin e Brendshme, Besfort Lamallari.

11:37
“Shqipja nuk do jetë kurrë çështje negocimi”, Ali Ahmeti reagon pasi Kushtetuesja në RMV riktheu shqyrtimin e Ligjit të Gjuhës: Mos destabilizoni vendin

Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut ka riaktivizuar përpjekjet për të shqyrtuar ligjin e Gjuhës që kufizon zbatimin e gjuhës shqipe në vendin fqinj.

11:30
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane për sulm nga Irani, Antiterrori rrit praninë në institucionet diplomatike dhe MEK

Antiterrori ka rritur gatishmërinë në institucionet diplomatike në vendin tonë si dhe pranë MEK, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.  

11:29
E dërguara me Punë e SHBA-së viziton Aeroportin “Nënë Tereza”: Grupi i drejtuar nga Shefqet Kastrati po vendos pajisje kontrolli të prodhuara në Amerikë, përforcojnë sigurinë kufitare

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn vizitoi Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku Grupi Kastrati, i drejtuar nga Shefqet Kastrati, po vendos pajisje kontrolli të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.

11:20
Tentoi të vriste me armë 21-vjeçarin në Shkodër, arrestohet në Tiranë pas dy muajsh arrati autori

Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi më shumë se dy muaj më parë tentoi të vriste një 21-vjeçar në Shkodër.

11:20
Investigimi/ Kompanitë serbe të sanksionuara nga SHBA, vijojnë eksportim në Rusi

Emër i ri, kompania e njëjtë.

11:13
“Presidenti është i irrituar me mënyrën si u trajtua dosja e Epstein”, CNN: Trump gati të largojë kryeprokuroren Pam Bondi

Donald Trump ka diskutuar mundësinë e shkarkimit të Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi, thonë burimet. 

11:08
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA në Tiranë, ministri i Mbrojtjes: Nuk ka vend për shqetësim, thirrja ka qenë për të gjitha vendet europiane, jo vetëm për Shqipërinë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka reaguar në lidhje me paralajmërimin e dhënë ditën e djeshme nga ambasada amerikane në Tiranë për sulme të mundshme nga Irani.

11:02
50 mijë lekë në këmbim të votave për PD, GJKKO dënon me burg 39-vjeçarin

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit e 2 muaj burg Marim Lekën, i akuzuar për blerje votash për Partinë Demokratike në 2025.

11:01
“Pse po qesh?”/ Rama kapet me studentin e drejtësisë: Jam i lumtur për negociatat që do të hapen

Në një bashkëbisedim me studentët, kryeministri Edi Rama shfrytëzoi rastin për të bërë edhe disa batuta, ndërsa diskutohej procesi i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

11:01
Italia, dështimi Botëror rëndon dhe mbi financat e FIGC, ‘digjen’ 30 milionë euro

Dështimi i Italisë për t’u kualifikuar për në Botëror ishte një goditje e fortë jo vetëm për imazhin e lëvizjes futbollistike, por edhe për financat e Federatës Italiane të Futbollit.

10:57
Përplasjet në sallën e Kuvendit, Peleshi ndalon për pak çaste seancën dhe përshëndet ‘spektatorët’ e veçantë në Parlament

Mes përplasjeve në Kuvend, kryetari Niko Peleshi ka ndaluar seancën për pak çaste.

10:55
Dosja “Partizani” në GJKKO, mbrojtja e Berishës dhe dhëndrit të tij kërkuan Ramën të dëshmojë, SPAK: Ta vendosë Gjykata

U mbajt sot procesi i dosjes “Partizani” me tetë të pandehur, mes tyre ish kryeministri Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi, seancë e cila shty për në datën 15 prill ora 10.30.

10:37
“Një herë është në Bruksel, një herë është në Kosovë”/ Braçe kërkon interpelancë me ministrin e Bujqësisë: Kjo gjë mos të ndodhë më

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, kritikoi në Kuvend mungesën e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla.

10:35
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA në Tiranë, ministri Lamallari: I kam kërkuar strukturave të antiterrorit të jenë në komunikim me zyrën e sigurisë së ambasadës

Ministri i Brendshëm Besford Lamallari ka sqaruar se pas postimit të ambasadës amerikane në Tiranë i ka kërkuar strukturave të antiterrorit të jenë në komunikim me zyrën e sigurisë së ambasadës.

10:34
Kriza në futbollin italian, ministri Abodi: Zgjedhjet e menjëhershme nuk e zgjidhin problemin

‘Nëse mendojmë vetëm për zgjedhje në rast dorëheqjes së Gravinës humbasim një rast të mirë’-kjo është ajo që ka thënë ministri për sportin dhe rininë, Andrea Abodi për RTL teksa foli për atë që po ndodh në Federatën Italiane të Futbollit pas dështimit në objektivin për kualifikim në Botërorin 2026.

10:32
Njoftimi i ambasadës së SHBA/ “Thërrisni Këshillin e Sigurisë”, Peleshi i përgjigjet Mediut: Mos përhapni panik në publik, se jeni dhe deputet me eksperiencë

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi i është përgjigjur Fatmir Mediut pasi kërkoi që të mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurisë Kombëtare një ditë pas njoftimit të ambasadës së SHAB se Irani mund të shënjestrojë vendin tonë.

10:31
“S’ka asnjë informacion zyrtar”, Balla replikon me Mediun pas kërkesës për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Ti shko jep hesap para drejtësisë së ke vrarë 26 veta

Kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me rrezikun që mund të ketë Shqipëria për ndonjë sulm nga Irani.

10:29
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme: Nuk ka arsye për t’u alarmuar, jemi në kontakt me partnerët

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh se nuk ka asnjë arsye për të qenë të alarmuar, pavarësisht paralajmërimit të Ambasadës Amerikane.

10:27
“Siguria kombëtare nuk është çështje kafenesh”/ Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, Bardhi: Kërkojmë që Kryeministri të paraqitet në seancë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u ndal te paralajmërimi i Ambasadës Amerikane për një sulm të mundshëm nga grupet terroriste të lidhura me Iranin.

10:22
“Kemi konflikt të hapur me Iranin”, Mediu kërkesë Presidentit: Të thirret urgjentisht Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Fatmir Mediu gjatë fjalës së tij në Kuvend i është drejtuar presidentit me një kërkesë për të thirrur me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

10:11
Nis seanca plenare në Kuvend, Niko Peleshi prezanton rendin e ditës

Ka nisur seanca plenare e kësaj të enjte në Kuvend.

10:04
Prindërit e shoqëruan për në shkollë/ 13-vjeçari ‘braktis’ mësimin, shkon të vjedhë një postë duke i kërcënuar me pistoletë lodër

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali kur një 13-vjeçar, pasi u shoqërua nga prindërit për në shkollë, vendosi të mos ndiqte mësimin, por të kryente një grabitje në një zyrë postare.

09:50
Mbante armë zjarri, armë gjahu dhe municion luftarak pa leje në magazinë, vihet në pranga 66-vjeçari në Berat

Një 66-vjeçar është vënë në pranga në Berat pasi në magazinën e tij mabnte armë zjarri, armë gjuetie si dhe municion luftarak pa leje.

09:49
Deklarata e fundit e Trump, Kina i bën thirrje për përfundim të menjëhershëm të luftës: Përshkallëzimi nuk është në interes të askujt

Kina ka bërë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive në Lindjen e Mesme, pas deklaratave të fundit të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili paralajmëroi sulme të rënda ndaj Iranit në javët në vijim.

09:47
‘Arratisja’ në Malaga, heshtja dhe precedenti te Milani/Orët e komplikuara të një Gattuso ‘të shkatërruar’

Nëse nuk do të ketë ndonjë suprizë të madhe, Gennaro Gattuso do të largohet nga pankina e Italisë pas disfatës me Bosnjen. Trajneri i Të Kaltërve, që donte të jepte dorëheqjen që në Zenica nuk do të mbyllë kështu kontratën që e lidh me kombëtaren italiane deri në muajin qershor.

09:36
“SHBA dhe Izraeli duhet të paguajnë për agresionin që kanë nisur”, Irani paralajmëron: Do zhvillojmë sulme edhe më shkatërruese

Irani ka paralajmëruar për sulme “shkatërruese dhe më të gjera” ndaj Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, sipas një deklarate të fundit nga një zëdhënës i ushtrisë iraniane.

09:15
Video/ Tërmeti 7.4 ballë godet Indonezinë, një person humb jetën pasi shtypet nga rrënojat e ndërtesës

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë të Rihterit goditi Detin Molucca pranë ishullit Ternate të Indonezisë të enjten në mëngjes, duke shkaktuar të paktën një viktimë dhe dëme materiale.

08:55
Dogji automjetin e një personi me porosinë e një të riu, arrestohet 39-vjeçari në Lushnje, në kërkim edhe poriositësi

Policia e Lushnjës ka kapur një 39-vjeçar, i cili dyshohet se dogji automjetin e një qytetari, me porosi të një 28-vjeçari.

08:39
Negociatat për anëtarësimin në BE, Rama: Kjo nuk është rruga drejt parajsës, por drejt një realiteti ku…

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me studentët në Tiranë.

08:33
“Ngushtica e Hormuzit do të hapet pas luftës”/ Deklarata e Trump, rritet menjëherë çmimi i naftës në botë

Tregjet ndërkombëtare reaguan menjëherë në kundërshtim me deklaratat e Presidentit amerikan Donald Trump, duke sinjalizuar pasiguri për zhvillimet e konfliktit.

08:23
“Kur kaloni kufirin jeni të huaj”/ Rama takim me studentët: Me anëtarësimin në BE, jeni njësoj si në Tiranë, si në Lisbonë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me studentët në Tiranë, duke folur për ecurinë e procesin e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

08:09
“Okult” me Alfred Cakon/ Kush fshihet pas vrasjes së Artan Santos? Gazetari Artan Hoxha: Autorët dhe organizatorët nuk jetojnë më

Në podcastin “Okult” me Alfred Cako, që transmetohet në kanalin e Top Channel në YouTube, i ftuar ishte gazetari Artan Hoxha.

07:46
Lufta në Lindjen e Mesme/ Irani lëshon raketat drejt Izraelit, plagosen katër persona

Ushtria e Izrael njoftoi se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore u aktivizuan për t’iu përgjigjur një vale të sulmeve me raketa të lëshuara nga Irani.

07:33
Zgjidhet misteri 51-vjeçar në SHBA/ Adoleshentja e zhdukur në natën e Halloween-it ishte viktimë e vrasësit të njohur serial, Ted Bundy

Autoritetet në shtetin e Utah në SHBA kanë mbyllur zyrtarisht një çështje të pazbardhur prej 51 vitesh, pasi teknologjia moderne e ADN-së konfirmoi se një adoleshente e vrarë ishte viktimë e vrasësit serial Ted Bundy.

07:21
“Edhe pak ka ngelur, dy deri në tre javë”/ Trump paralajmëron për fundin e luftës, kritikon edhe aleatët: Ne nuk kemi nevojë për naftën e Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë “afër përfundimit të të gjitha objektivave ushtarake në Iran” dhe se misioni mund të përfundojë brenda dy deri tre javësh.

07:12
Video/ Nis zyrtarisht misioni Artemis II, momenti kur anija kozmike me katër astronautë lëshohet nga Toka dhe niset drejt Hënës

Misioni Artemis II i NASA-s është nisur zyrtarisht drejt orbitës hënore.

07:01
Kushte atmosferike të paqëndrueshme, mos harroni çadrat/ Si parashikohet moti për këtë të enjte

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

02:02
“Dil nga shtëpia”/ E ëma i bëri kërkesën e papritur, Selin merr vendimin: Nuk do lejoj kurrë që burra të atij niveli të fitojnë në krahët e një vajze

Selin u përball me një situatë të papritur, nga mamaja e saj, e cila i kërkoi të largohet nga gara.

01:58
Ambasada amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA dhe elementë të opozitës iraniane në Shqipëri

Shqipëria mund të jetë në shënjestër të sulmeve nga Irani. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë njoftoi se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë objektiva të caktuara në vendin tonë.

01:51
Gravina pranë dorëheqjes, ja kandidatët për pasardhësin e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit

Njoftimi për dorëheqjen e presidentit të federatës pritet sot.

01:50
Njëra prej tyre do të jetë finalistja e parë, Brikena dhe Selin “kokë më kokë” në televotim

Brikena dhe Selin janë në televotim “kokë më kokë”.

01:21
Nominimi i fortë mes tyre, Edisa dhe Shëndriti vijojnë garën, Mali lë shtëpinë e “BBV”

Pas një nominimi të fortë mes Edisës, Shëndritit dhe Malit, ky i fundit ishte më pak i votuari nga publiku.

00:25
Asambleja e PS-së në Tiranë, Rama: Familjarë ose prindër që kujdesen për persona me aftësi ndryshe do t’u paguhen sigurimet shoqërore nga shteti

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së ka njoftuar se do të ketë ndryshime në aktin e ardhshëm normativ.

00:23
Çudia e kualifikimeve në Botërorin e këtij viti, Suedia arrin në fazën finale pa fituar asnjë ndeshje në grupe

Kombëtarja e Suedisë ka siguruar kualifikimin për Botërorin e ardhshëm, pas fitores 3-2 ndaj Polonisë, por në fazën e parë të grupeve kishte grumbulluar vetëm 2 pikë dhe nuk kishte fituar asnjë ndeshje, madje e ka mposhtur dy herë Kosova, që nuk arriti të kualifikohej në Botëror, pasi u mund nga Turqia.

00:22
E ëma i kërkon Selinës të dalë urgjent nga shtëpia e “Big Brother VIP”: 48 orët e fundit kanë qenë përdhosje dhe përulje

Takimi i Selin me mamanë e saj u shoqërua me një situatë të papritur për banoren e “Big Brother VIP”.

00:11
Njëzet vjet pa suksese, fati i hidhur i përbashkët i Kombëtares Italiane dhe Ferrarit

Berlini dhe Sao Paulo janë 10 mijë km larg njëri-tjetrit, por janë shumë pranë në kujtimet e italianëve. Në këto dy qytete janë regjistruar dy fitoret e fundit botërore të skuadrave sportive më fituese; Kombëtarja Italiane e futbollit dhe Ferrari. Fabio Cannavaro dhe Kimi Raikkonen çuan Italinë në çatinë e botës, që nga ai moment, 20 vjet vetëm zhgënjime.

E mërkurë, 01 Prill 2026
23:49
“Kanë qenë muaj të tmerrshëm”/ Rrëfimi tronditës i Selin në “Big Brother VIP”: Babi u dënua me burg, kam tentuar të…

Selin ka rrëfyer linjën e saj të jetës në “Big Brother VIP”, ku ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, banorja zbuloi disa detaje nga jeta e saj personale.

23:28
Newcastle ‘luan me zjarrin’, rrezikon një gjobë të majme nga UEFA

Bilanci financiar i Newcastle në 30 qershor të 2025 rezultoi me një fitim prej rreth 40 milionë euro dhe në këtë bilanc figuron edhe shitja e St.James Park te kompania PZ Newco Ltd, e krijuar 3 javë përpara kryerjes së këtij transaksioni, e vlerësuar me mbi 150 milionë euro dhe që i përket Fondit Saudit të Investimeve Publike, PIF, që është pronare e klubit. Po kjo kompani ka blerë edhe Newcastle United Football Club Projects.

23:13
Ambasada amerikane njoftoi se Shqipëria është shënjestruar nga Irani, Qeveria përgjigjet: Hamendje, nuk e kemi këtë informacion shqetësues

Ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar të mërkurën se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.

23:05
“Hajdeni se kam vrarë mamanë”, telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

Menjëherë pas këtij njoftimi, forca të shumta policie, përfshirë “Shqiponjat” dhe strukturat operacionale, janë nisur drejt vendit të dyshuar të ngjarjes.

23:02
“Të kujtojnë gjë?”/ Rogerti i nxjerr live xhaketat e Ilir Metës Monika Kryemadhit në spektakël, ja si përgjigjet ajo

Një situatë e “pazakontë” ka ndodhur këtë mbrëmje gjatë spektaklit të sotëm.

23:01
Moggi flet troç: Futbolli italian mbaroi që në vitin 2006…kur fituam Botërorin

Përjashtimi i fundit i Italisë nga Kampionati Botëror vazhdon të shkaktojë reagime të forta, dhe një nga zërat më kritikë është Luciano Moggi, i cili foli për ‘Radio Tutto Napoli’ për të analizuar gjendjen e futbollit italian.

22:56
“Ose ti ose unë o Monika”, Rogerti akuza të forta opinionistes, situata e pazakontë në Big Brother

Një situatë e “pazakontë” ka ndodhur këtë mbrëmje gjatë spektaklit të sotëm.

22:48
Legjenda e Kombëtares italiane dhe Milanit: Gattuso ka më pak faj nga të gjithë për këtë situatë…

Franco Baresi, ish-kapiteni legjendar i Kombëtares italiane, ka komentuar humbjen e Italisë që vulosi moskualifikimin për në Botërorin 2026.

22:37
Palestra, i vetmi i “mbijetuar” i katastrofës së Axurrëve…një nga më të vëzhguarit nga Premier League

Anësori, në pronësi të Atalantës, ishte një nga lojtarët e paktë që luajti mirë kundër Bosnjës. Ai u kthye në Bergamo në fund të sezonit, pastaj…