E hënë, 22 Dhjetor 2025
14:20
Hodhën nga dritarja drogën, ‘Shqiponjat’ arrestojnë dy të rinjtë në Tiranë

Policia e Tiranës arrestoi shtetasit K. M., 19 vjeç dhe E. A., 20 vjeç

14:07
E rëndë, 8-vjeçari sulmohet nga një qen endacak në Durrës

Një fëmijë 8-vjeçar është sulmuar paraditen e së shtunës nga qen endacakë në shëtitoren “Taulantia” në Durrës.

14:02
Apartamente, toka dhe makina luksoze, Prokuroria e Vlorës konfiskon mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit me iniciale R.Z., i dënuar për penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’

13:59
Ambasada e SHBA reagon pak orë para protestës së opozitës, thirrje qytetarëve amerikane: Shmangni grumbullimet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lajmëruar qytetarët amerikanë që të kenë kujdes gatë protestës së opozitës që mbahet sot pasdite në ora 18:00 para Kryeministrisë.

13:56
Largohet nga detyra drejtoresha e “Shefqet Ndroqit”, ja kush do ta marrë postin e saj

Largohet nga drejtimi i ish-Sanatoriumit Silva Bala.

13:54
Juventus gjen identitetin; lëvizjet e Spallettit iu japin krahë bardhezinjve

Tani po, mund të ëndërrohet për gjëra të mëdha. Juventus është vetëm 4 pikë larg kreut, edhe pse 3 nga 4 skuadrat e para kanë nga një ndeshje për të rikuperuar dhe Spalletti i gëzohet skuadrës e cila e ka gjetur më në fund një identitet, përvec pikëve që në fund të fundit janë ato që kanë rëndësi.

13:51
Braho mori zyrtarisht detyrën, delegacioni i BE në Shqipëri: Përgëzojmë SPAK për qëndrueshmërinë tij përballë presionit politik

Sot u mbajt ceremonia e kalimit të detyrës nga Altin Dumani për Klodjan Barhon, tashmë kreun e ri të SPAK.

13:38
“Periudha 3 ditore për të parë dosjen e Ballukut e mjaftueshme”, PD kërkesë Peleshit: Mblidh të martën Këshillin e Mandateve

Partia Demokratike, i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi në lidhje me mandatin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

13:28
Opozita zbret sot në shesh, Berisha bën thirrje për pjesëmarrje masive: Përmbysje njësoj si në Bangladesh dhe Nepal

Orët e fundit para se të zbresë në shesh Sali Berisha i shfrytëzoi për të bërë thirrje për pjesëmarrje  masive në bulevard.

13:14
VIDEO/ Publikohen pamjet para vrasjes së Liridona Ademajt, momenti kur Naim Murseli sinjalizon Granit Plavën

Me anë të këtij shikimi, i akuzuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli sinjalizoi bashkëpunëtorin e tij, Granit Plavën për të kryer vrasjen.

13:13
Anulohet dueli i MMA, Eduart Drenica tregon pse nuk u zhvillua dyluftimi me rivalin serb: Shihemi kur te jesh gati për t’u përballur…

Këtë të dielë ishte parashikuar zhvillimi i një dueli në MMA mes Eduard Drenicës dhe kundërshtarit të tij serb Jakovljevic.

13:02
Kina godet produktet e qumështit evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE

Kina do të vendosë tarifa të përkohshme prej 21.9% deri në 42.7% për disa produkte qumështi të importuara nga Bashkimi Evropian duke filluar nga 23 dhjetori, pas një hetimi mbi subvencionet shtetërore të nisur më shumë se një vit më parë.

12:57
Emrat/ Tentuan të pengonin aksionin për hapësirat publike, dhunohen punonjësit e INUV dhe policisë, dy efektivë përfundojnë në spital

Sot, rreth orës 12:20, Policia është njoftuar për një konflikt të ndodhur në zonën e njohur si Rrethrrotullimi i Nartës, në hyrje të qytetit të Vlorës.

12:49
I dërguari special i Trump nën hetim për shkelje të etikës, dyshohet se ka lidhje financiare me Emiratet e Bashkuara Arabe në hapësirën e kriptomonedhave

Inspektori i përgjithshëm i pavarur i Departamentit të Shtetit po shqyrton një kërkesë nga dy senatorë demokratë për të hetuar shkeljet e mundshme të etikës nga zyrtarët e administratës Trump në lidhje me marrëveshjet që përfshijnë Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

12:48
Trump “spastron” ambasadorët, shkarkohen 30 diplomatë nga administrata e Biden

Administrata Trump ka vendosur të tërheqë gati 30 diplomatë karriere nga postet ambasadoriale dhe pozicione të tjera të larta nëpër ambasada, teksa po lëviz për të riformësuar qëndrimin diplomatik të SHBA-së jashtë vendit me personel që konsiderohet se mbështet plotësisht prioritetet “Amerika e Para” të presidentit republikan, shkruan The Guardian.

12:39
“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”/ Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selinë kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’.

12:25
Gjermania nis “gjyqet” për koronavirusin, merret në pyetje ish Ministri i Shëndetësisë

Një komision hetimor i ngritur në Gjermani lidhur me pandeminë e koronavirusit po merr në pyetje ekspertë, por edhe figura kyçe nga politika dhe shkenca.

12:22
Paradoksi Josep Martinez; jep siguri, por Interi në verë do të blejë një portier të ri…

Roli i portierit është ndër më të komplikuarit në futboll. Cdo gabim mund të të kushtojë një gol dhe ndoshta edhe të gjithë ndeshjen. Për këtë arsye në nivel psikologjik, jeta e portierit të dytë është me të vërtetë shumë e vështirë sepse luan pak dhe në ato momente kur kjo ndodh, ai nuk duhet të gabojë.

12:07
Tarifat e Trump godasin whiskey-n, ndalohet prodhimi i bourbon-it të famshëm Jim Beam

Prodhuesi i uiskit të famshëm bourbon Jim Beam ka njoftuar se do të ndalojë prodhimin në distilerinë e tij kryesore në Kentucky për vitin e ardhshëm.

12:04
Pak shpresë për paqe, takimet e ndara në Miami mes Ukrainës e Rusisë nuk prodhuan përparim të madh

Ndonëse bisedimet e zhvilluara në Majemi nuk prodhuan ndonjë përparim të madh drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, për përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës ato sërish ishin “konstruktive”.

12:01
Me Fullkrug, Milan ka më në fund një qendërsulmues, Allegri tani ka një armë më shumë…

Niclas Fullkrug shumë shpejt duket se do të veshë fanelën e Milanit. Klubi kuqezi ka arritur në fakt marrëveshjen me West Ham për sulmuesin gjerman, me klubin anglez që pranoi propozimin e Milanit për një huazim të futbollistit deri në fund të sezonit me të drejtë blerjeje me kusht për 13 milionë euro duke e lejuar 32 vjecarin të shkojë në Milano.

11:55
Plagosën me armë dy persona në Kukës, vetëdorëzohen vëllezërit e shpallur në kërkim

Janë vetëdorëzuar dy vëllezërit që plagosën me armë dy persona ditën e djeshme në Kukës.

11:54
Protesta e PD para kryeministrisë, policia publikon planin e masave, ja akset që do të bllokohen

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për protestën e sotme të Partisë Demokratike para kryeministrisë.

11:39
Spiropali pritet nga homologu Mucunski në Shkup: Mbështetje dhe vendosmëri për avancimin e rrugëtimit europian

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka nisur vizitën zyrtare në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku mëngjesin e sotëm u prit nga  Ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timčo Mucunski.

11:39
Fermerët grekë vijojnë protestat, bllokime rrugësh dhe kufijsh gjatë gjithë festave

Protestat e fermerëve grekë kanë hyrë në ditën e 23 dhe vijojnë pa ndërprerje, me bllokime në rrugët kryesore dhe dytësore të vendit.

11:29
2500 sterlina për të nxjerrë kriminelët nga Anglia, Daily Mail infiltrohet brenda rrjetit të trafikantëve shqiptarë

Emigrantët kriminelë po i shmangen drejtësisë duke u dalë nga Mbretëria e Bashkuar me kamionë.

11:25
“Për fat të keq duhet të falënderoj një demokrat”, batuta e Ramës për rektorin e Bujqësorit: As ai as unë s’kemi më flokë në kokë, kemi vetëm…

“Shpresoj që në këtë platformë të jetë dhe nëse nuk është të futet Universiteti i Bujqësisë së Tiranës sepse është një derë e re që ka një frymë të re për ju. Dhe përsëri kam fatin e keq duhet të falënderoj një demokrat që drejton universitetin, por ne na lidh fakti që as ai as […]

11:23
Nis seanca për dosjen ‘Partizani’, mbrojtja e Berishës: SPAK s’ka sjellë asnjë provë dhe veprime konkrete çfarë ka bërë ish-kryeministri

Ka nisur seanca gjyqësore për dosjen ‘Partizani’.

11:20
Dëmtoi tre automjete me sende të forta dhe kërcënoi me thikë punonjësit e policisë, pranga 44-vjeçarit në Mallakastër

Drejtoria Vendore e Policisë Fier Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan shtetasin R. T., 44 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ka dëmtuar 3 automjete, me send të fortë, dhe më pas, gjatë shoqërimit, ka kanosur punonjësit e Policisë, me thikë. Shtetasi R. T. dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit […]

11:14
Mjegulla e dendur bllokon Rrugën e Kombit, rritet rreziku për aksidente. Policia apel shoferëve: Bëni kujdes!

Rruga e Kombit është përfshirë ditët e fundit nga mjegull e dendur, e cila ka vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.

11:12
“Kapitulli i bujqësisë, më sfiduesi”, Rama në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë 2030”: Buxhet 100 milionë euro, do financohet çdo projekt që…

Kryeministri Rama mori pjesë sot në aktivitetin, “Me fermerët në Shqipërinë 2030” që u zhvillua me rastin e çeljes së grupkapitullit të 5 të negociatave për hyrjen në BE.

11:11
Fitoi Superkupën e Italisë vitin e kaluar, rrëfehet Sergio Conceiçao: Ambienti rreth Milanit s’ishte i mirë

Imazhi i Superkupës së Italisë së vitit të kaluar ishte ai i përmbysjes së madhe të Milanit në finalen derbi me Interin nën drejtimin e trajnerit Sergio Conceiçao që e kishte marrë detyrën e tij prej vetëm pak ditësh për të festuar më pas në dhomat e zhveshjes me një puro të ndezur, imazh që bëri xhiron e botës.

11:08
Protestë paqësore në Vlorë, drejtuesit e autobusëve pezullojnë punën, kërkojnë ndalimin e taksive dhe furgonave të paligjshëm

Linjat e transportit interurban në Vlorë janë ngritur këtë të hënë në një protestë paqësore.

10:41
Mori me forcë një automjet dhe dhunoi 48-vjeçarin, pranga 36-vjeçarit, tentoi të dilte jashtë territorit

Një 36-vjeçar u arrestua nga policia gjatë tentativës për të dalë nga Shqipëria, në Rinas.

10:17
Klodjan Braho merr detyrën: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve tona

Sot u mbajt ceremonia e kreut të ri të SPAK, ku Altin Dumani i kaloi detyrën kryeprokurorit të ri Klodjan Braho.

10:13
Superkupa e Italisë; Napoli dhe Bologna, luajnë gjithçka në Riad, sfida në Digitalb

Antonio Conte kundër Vincenzo Italianos, Napoli kundër Bolognas, kampionia e Italisë kundër fitueses së Kupës së Italisë. Mbrëmjen e kësaj të hëne, Riad do të presë finalen e Superkupës Italiane, që do të transmetohet në Digitalb.

10:07
Braho merr zyrtarisht detyrën/ “Mbyllet kapitulli më sfidues”, Dumani: Jemi ndeshur me presione, sot SPAK është më i besueshëm

Sot u mbajt ceremonia zyrtare për kalimin e detyrës nga Altin Dumani për Klodjan Brahon, kreun e ri të SPAK.

10:02
Ceremonia për kreun e ri të SPAK, Altin Dumani i lë ‘stafetën’ Klodian Brahos

Në Prokurorinë e Posaçme u mbajt ceremonia e kalimit të detyrës nga Altin Dumani, te kryetari i ri Klodian Braho.

09:55
Ndryshime në Buxhetin 2025, Qeveria jep shpërblim për personat me aftësi ndryshe

Këshilli i Ministrave ka miratuar bonus të veçantë për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre.

09:50
Festat e fundvitit, Policia plan masash për sigurinë

Policia e shtetit ka hartuar një plan masash për rendin dhe sigurinë publike gjatë festave të fundvitit.

09:48
Panik në Veneto, hidhen kapsolla mbi skuadrën e ish çiklistit të njohur italian…

Momente terrori u përjetuan nga çiklistët e Sc Padovani Polo Cherry Bank. Skuadra me trajner ish çiklistin e njohur Alessandro Petacchi, fitues i një sërë etpash në Tour de France, Giro d’Italia e La Vuelta, u bë viktimë e një prite teksa stërvitej në rrugët e Venetos.

09:48
Kaos në parlamentin turk/ Deputetët e ​Erdogan dhe të opozitës përfshihen në një sherr me grushte

Asambleja Kombëtare e Turqisë u përfshi nga tensione të forta të dielën në mbrëmje, gjatë ditës së fundit të debatit për buxhetin e shtetit, kur deputetë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet dhe Partisë Republikane Popullore (CHP) të opozitës u përleshën fizikisht, duke shkëmbyer grushte në sallën plenare.

09:40
Ministrja e Shëndetësisë, Sala për “World Health Voices”: Nuk ishte ambicia ime, kur m’u propozua…

Historia e tretë e kopertinës e World Health Voices i kushtohet Profesoreshë Evis Sala, Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Shqipërisë, një eksperte e njohur ndërkombëtarisht në imazherinë onkologjike, karriera e së cilës ka përfshirë Universitetin e Cambridge-it (Mbretëri e Bashkuar), Memorial Sloan Kettering Cancer Center (Nju Jork, SHBA), Policlinico Gemelli (Romë, Itali) dhe tani drejtimin kombëtar për shëndetësinë.

09:12
Trump emëron guvernatorin e Luizianës të dërguar special në Groenlandë: Jeff e kupton se sa thelbësore është siguria kombëtare

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të dielën nëpërmjet Truth Social se po emëron Guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry, një republikan, si të dërguarin special të Shtëpisë së Bardhë në Groenlandë.

09:03
8 Dhjetori 1990, Preç Zogaj rrëfehet për “Exclusive”: Studentët nuk u dhanë kohë manovrave të regjimit, 7 prej tyre…

Në koncertin e madh të lirisë së vendeve ish-komuniste, Shqipëria mori pjesë me aktet e njerëzve të saj të zakonshëm që bënë akte të jashtëzakonshme gjatë gjithë vitit 1990.

08:51
‘E ke fytyrën si skuth’, Vrenozi me Selin debatojnë ashpër për Kristin

Big Brother VIP ka nisur edicionin e tij të pestë dhe që në ditët e para nuk kanë munguar debatet dhe diskutimet mes banorëve.

08:38
Emri/ Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet 37-vjeçari, pritet ekstradimi

Ka rënë në pranga shtetasi Gjergji Ceka alias Gjergj Kola, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja.

08:27
Japonia përgatitet të rifillojë centralin bërthamor më të madh në botë, 15 vjet pas Fukushimës

Japonia ka hedhur hapin e fundit për të rinisur funksionimin e centralit më të madh bërthamor në botë, Kashiwazaki-Kariwa, gati 15 vjet pas katastrofës së Fukushimës.

08:24
Krim i rëndë në Itali/ 40-vjeçarja vritet me thikë nga partneri i saj, autori vetëvritet

Një grua 40-vjeçare në Itali është vrarë brutalisht nga partneri i saj i cili e goditi për vdekje të paktën tetë herë me thikë përpara se të vriste veten.

08:22
Atentat në zemër të Moskës, gjenerali i lartë rus humb jetën nga shpërthimi i makinës

Një gjeneral i lartë rus është vrarë nga një bombë e vendosur në makinën e tij në Moskë, duke shtuar tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës.

08:18
SHBA shton presionin ndaj Venezuelës, sekuestrimi i cisternave të naftës rrezikon të mbysë ekonominë

Operacionet e përsëritura ushtarake të Shteteve të Bashkuara kundër anijeve që transportojnë naftë venezueliane po rrisin ndjeshëm tensionet mes Uashingtonit dhe Karakasit, duke kërcënuar seriozisht ekonominë tashmë të brishtë të Venezuelës.

08:15
Si zbuloi Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë

Ai ishte njeriu më i pasur i kohës së tij, financonte mbretër dhe papë dhe në një farë mënyre kishte më shumë pasuri se Elon Musk sot. Si u bë Jakob Fugger para 500 vjetësh arkitekti i tregtisë moderne?

07:46
Humbje e rëndë për socialistët e Sanchez në zgjedhjet rajonale në Spanjë, e djathta ekstreme forcon pozitat

Partia Popullore (PP, djathtas) fitoi zgjedhjet e reja rajonale në Extremadura, në Spanjën perëndimore, të dielën, ku socialistët e kryeministrit Pedro Sanchez, të përfshirë në skandale, pësuan një humbje të rëndë, ndërsa e djathta ekstreme rriti poziten e saj.

07:41
Momente tronditëse në Ohajo/ I dyshuari për grabitje tenton të qëllojë dy herë një oficer policie, arma bllokohet

Momente dramatike janë regjistruar nga kamerat e sigurisë në një dyqan në Ohajo, ku një i dyshuar për grabitje tentoi të qëllonte dy herë një oficer policie, por arma e tij u bllokua.

07:31
Masakra në Bondi Beach, autorët e sulmit antisemit u trajnuan në Australi

Policia australiane beson se dy autorët e sulmit të përgjakshëm antisemit në Bondi Beach të Sidneit, që ndodhi më 14 dhjetor dhe la pas 15 viktima, janë trajnuar brenda territorit australian përpara se të kryenin masakrën.

07:25
Gjashtëmbëdhjetë të vdekur në një aksident me autobus në Indonezi

Një aksident me autobus vrau të paktën 16 persona dhe plagosi disa të tjerë në një autostradë në ishullin indonezian të Java-s, tha një zyrtar nga shërbimet e emergjencës së vendit.

07:15
Fermerët grekë vijojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë treorëshe sot për kamionët që lëvizin në kufirin greko-shqiptar në Kakavijë

Fermerët në Greqi po vazhdojnë protestat e tyre edhe gjatë festave të Krishtlindjeve, duke mbajtur bllokada në akset kryesore rrugore, por njëkohësisht duke marrë masa për të mos penguar rëndë lëvizjen e qytetarëve.

07:08
“Exclusive”/ Nga demonstrata e Shkodrës dhe revolta e Kavajës, korriku i ambasadave, ikja e Kadaresë te Lëvizja e Dhjetorit, viti ’90 që ndryshoi historinë

Viti i Ri 1990 e gjeti Shqipërinë më të varfër se kurrë. Shqiptarët u mblodhën në heshtje rreth tryezës së fundvitit, por brenda tyre ishte ndezur shpresa e ndryshimit, sikurse kishte ndodhur më herët në Hungari, Çekosllovaki, Poloni, Hungari, Bullgari, Rumani.

07:00
Mot i kthjellët me vranësira kalimtare, parashikimi për këtë të hënë

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

00:54
Broja flet pas golit të tij të parë me fanellën e Burnley-t: Dua të falenderoj Marcus për asistin perfekt…ky është fillimi

Sulmuesi Armando Broja e ka falënderuar bashkëlojtarin për asistin perfekt, pasi i dha fund ecurisë negative pa gol në Premier League pas kaq shumë kohësh.

E diel, 21 Dhjetor 2025
23:58
Portieri i Genoa-s merr karton të kuq pas 3 minutash lojë dhe thyen dy rekorde

Një mbrëmje për t’u harruar sa më shpejt për Nicola Lealin. Portieri i Genoa-s u bë protagonist negativ në sfidën ndaj Atalantës, duke u ndëshkuar me karton të kuq vetëm 3 minuta pas fillimit të ndeshjes, çka e la skuadrën e tij në inferioritet numerik për pothuajse gjithë takimin.

23:51
Pasi doli nga burgu, Dani Alvesh bëhet president klubi…gati rikthimi në fushë

Dani Alves ka finalizuar ditën e premte detajet për blerjen e klubit portugez São João de Ver, që garon në Liga 3, sipas raportimeve të ESPN Brasil.

23:38
Kupa e Kombeve të Afrikës: Brahim Diaz shënon dhe i siguron Marokut suksesin që në ndeshjen e parë

Kupa e Kombeve të Afrikës nisi në stadiumin Prince Moulay Abdellah në Rabat me një ndeshje midis vendit pritës, Marokut, dhe Komoreve.

23:07
Demonstrata e Shkodrës/ “Mijëra u mblodhën rreth statujës së Stalinit dhe rrinin në pritje”, Gjergj Livadhi për “Exclusive”: Aty kuptuan se na kishin arrestuar

Në ditët e para të vitit të ri, Shkodra dha sinjalin e parë kur shkodranët guxuan të mendonin dhe diskutonin mes njëri-tjetrit planin për rrëzimin e bustit të Stalinit, diktatorit nga Gjeorgjia e largët, portreti i të cilit u vriste sytë.

22:52
Kosova zgjedh më të mirët në futboll, presidenti Duka: Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për më të mirët ‘Laureatët 2025’, një eveniment ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

22:51
Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari. Detajet nga ngjarja e rëndë

Një 48-vjeçar shqiptar, i njohur në komunitet si Fabio, ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë rrugor në autostradën “A1”, në zonën e Calenzanos të Italisë.

22:39
Barcelona, kampione e dimrit në Spanjë, a do të fitojë titullin e La Liga në fund?

Liga Spanjolle po shkon në mesin e sezonit dhe tashmë dihet kush është skuadra kampione e dimrit, Barcelona. Edhe pse ka mbetur edhe një ndeshje nga faza e parë, as Reali dhe as Atletico Madrid që janë në vendin e dytë dhe të tretë nuk do të mund të arrijnë skuadrën e Hansi Flick duke qenë se diferenca e katalanasve me to është respektivisht 4 dhe 9 pikë.

22:31
Armëpushimi Rusi-Ukrainë/ Putini pranon ftesën e Parisit: Gati për dialog me Macronin

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmërinë për të rifilluar dialogun me presidentin francez Emmanuel Macron, në një moment delikat për negociatat mbi luftën në Ukrainë dhe rolin e Evropës në procesin e paqes.

22:22
Formula 1 shpërthejnë polemikat, dyshime mbi Mercedes dhe Red Bull; truk për më shumë fuqi në motor?

Viti revolucionar 2026 në Botërorin e Formula 1 në aspektin teknik nis nën hijën e polemikave të para. Kërkimet në ‘zonat gri’ të rregullores së re ka qenë gjithnjë pjesë e historisë së këtij sporti dhe përpara se të ndizen sërish motorët, në paddock ka nga ata që shohin se kush ka mundur t’i gjejë dhe t’i shfrytëzojë këto zona gri.

22:20
Spalletti e përkëdhel, por Yildiz ka pagën më të ulët tek Juvetusi…rinovimi mbetet i bllokuar

Marrëdhënia midis dy palëve është e mirë, por dialogu është ende i bllokuar. Dhe besimi i trajnerit nuk është i mjaftueshëm për të garantuar një të ardhme shumë më premtuese.

22:18
Haaland dhe Mbappe arrijnë dhe thyejnë rekordet e Ronaldos, por portugezi “vlerëson” vetëm ylli francez të Realit të Madridit

Cristiano Ronaldo nuk nguroi ta lavdërojë Kylian Mbappe pas paraqitjes së jashtëzakonshme të francezit, i cili barazoi rekordin e tij historik për numrin më të madh të golave të shënuar në një vit kalendarik me fanellën e Real Madridit.

22:04
Lufta në Ukrainë, situata në Gaza dhe emërimi i ambasadorit të ri britanik në Uashington, Trump bisedë telefonike me Starmer

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, që pritet të jetë telefonata e tyre e fundit për vitin 2025.

21:59
Flamurtari reagon për dhunën në fushën e tyre: Distancohemi nga ngjarja, nuk na përfaqëson as ne si klub dhe as qytetin.

Në ndeshjen e javës së 17-të të Superiores me Flamurtarit pritës dhe Teutës, e përfunduar 2–2, në pjesën e dytë, tifozët vlonjatë u futën në fushë dhe tentuan përleshjen me lojtarët e Teutës.

21:51
Rrëfimi i pabesueshëm i Denis Rodman, aventurat me Madonën dhe Carmen Electrën dhe se si theu 3 herë organin gjenital…

Rodman pretendoi se Madonna i kërkoi të kishte një fëmijë. Dennis Rodman arriti t’i errësonte të gjitha sukseset e tij në basketboll me sjelljen e tij jashtë fushës.

21:48
Dëmtohet Nico Gonzales, ankth te Atletico Madrid dhe…Juventus

Ankthi mbërthen Atletico Madrid në lidhje me gjendjen e Nico Gonzales. Në ndeshjen me Gironën që Los Colchoneros e fituan me rezultatin 3-0, sulmuesi argjentinas u detyrua të lërë fushën e lojës në pjesën e parë për shkak të një problemi muskular të pësuar në këmbën e djathtë teksa ishte duke vrapuar.

21:41
Rrëmbimi masiv në shkollën katolike, lirohen 130 nxënës të tjerë në Nigeri

Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në Nigeri, duke konfirmuar se të gjithë fëmijët e marrë peng tashmë janë të lirë.

21:34
U kthye te Porto, vërshojnë kritikat, reagon Thiago Silva: Mendje të sëmura dhe me ligësi

Thiago Silva vendosi të kthehet në Evropë. Ish mbrojtësi i Milanit, zgjodhi të nënshkruajë një kontratë 6 mujore, deri në qershor të 2026, por në këtë marrëveshje është përfshirë edhe një opsion për rinovimin deri në vitin 2027.

21:25
“Unë e di që më do”/ Përqafime në shtëpinë BBV, Miri-Selin-it: Të gjithë të duan ty

Selin Bollati dhe Armir Shahini, i njohur si Miri, i kanë dhuruar një përqafim njëri-tjetrit në Big Brother VIP 5.

21:10
“Në 2026 pritet luftë civile në Amerikë”/ SPAK, Rama dhe çështja Balluku, Alfred Cako në “Rrethi Katror”: Zv.kryeministrja nuk u sulmua për korrupsion, por…

Në një periudhë kur tensionet politike në Shqipëri dhe në arenën ndërkombëtare po rriten, opinionistët dhe analistët e çështjeve politike paralajmërojnë zhvillime që mund të ndikojnë jo vetëm në jetën politike të vendit, por edhe në ekuilibrat globalë.

21:05
Shifrat dhe faktet e finales së Superkupës së Italisë, mbrëmjen e së hënës drejtpërdrejtë në DigitAlb

Mbrëmjen e së hënës do të luhet në Riad të Arabisë Saudite finalja e Superkupës së Italisë mes Napolit dhe Bolonjës, pasi eliminuan të dyja në gjysmëfinale respektivisht Milanin dhe Interin.

20:54
Më në fund Fiorentina, vjen fitorja e parë në kampionat, shkatërron me “manita” Udinesen

Në javën e 16-të të Serie A, Fiorentina regjistroi fitoren e saj të parë në kampionat, duke mposhtur Udinesen me rezultatin 5-1 në një ndeshje ku episodi vendimtar ishte përjashtimi i Okoye që ndodhi në minutën e 7-të.

20:48
Nesër luan finalen e Superkupës së Italisë, ndërkohë në Kosovë, kapiteni Rrahmani merr çmimin më të lartë të futbollit Dardan

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2026.

20:48
Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga, lëndohet shoferi

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçëm, ku një kamion i ngarkuar me fruta portokalle, mandarina është përfshirë në një ngjarje aksidentale.

20:40
Statistikat e Superkupës së Shqipërisë, Egnatia-Dinamo, do të jetë përballja e 31-të mes dy klubeve

Finalja e Superkupës së Shqipërisë do të zhvillohet më 28 dhjetor, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”, ku përballë do të jenë Egnatia dhe Dinamo City.

20:34
“Kam humbur besimin në dashuri”, Angelo Haruni i hap zemrën banorëve të BBV

Angelo Haruni ka hapur zemrën gjatë një diskutimi me banorët në Big Brother VIP 5, ku ka folur hapur për dashurinë dhe marrëdhëniet.

20:31
Premier League/ Manchester United humbet sërish, ‘fluturon’ Aston Villa

Aston Villa fluturon në Premier League angleze dhe ëndërron pozicionet e larta të klasifikimit. Në Villa Park skuadra e Unai Emery mposhti Manchester United me rezultatin 2-1 duke marrë 3 pikët e sfidës.

20:06
Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, FBI heshti. Zbulohen dosjet

Një dokument i ri i publikuar risjell në dritë mosveprimin e FBI-së ndaj financierit Jeffrey Epstein që në vitin 1996, kur Maria Farmer raportoi abuzimet e tij dhe përdorimin e fotografive nudo të vajzave të mitura.

20:06
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Për herë të parë në vendin tonë është zhvilluar Kupa e Republikës për garat me biçikleta elektrike, një aktivitet i ri sportiv që shënon një hap të rëndësishëm për zhvillimin e çiklizmit alternativ në Shqipëri.

20:00
“Tinguj zemre”/ Koncerti më Elbasan i të rinjve me aftësi ndryshe

Ne nuk jemi ndryshe” ishte koncerti i veçantë që dhuroi plot emocione në Teatrin Skampa të Elbasanit.

19:58
800 emigrantë në Angli brenda ditës/ Rekord i ri kalimesh ilegale, 13 gomone kaluan La Manshin vetëm të shtunën

E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me 13 gomone, arritën t’u shmangen autoriteteve franceze dhe ato britanike bën vetëm taksinë nga ujërat ndërkombëtare drejt brigjeve angleze, duke shënuar numrin më të lartë të kalimeve në muajt e fundit.

19:55
Rekord në Holandë, Go Ahead Eagles kryen 8 zëvendësime në një ndeshje…dhe është gjithçka e rregullt

Go Ahead Eagles hyjnë në historinë e futbollit falë…zëvendësimeve. në ndeshjen kundër Rodas në Kupën e Holandës që e fitoi me 11 metërsha pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyllën 1-1, Go Ahead Eagles kreu plot 8 zëvendësime.

19:48
Bayern rikthehet te fitorja, poker golash në transfertën e Heidenheim

Pas barazimit me Mainzin, Bayerni i Mynihut rikthehet te fitorja në kampionatin gjerman të futbollit.

19:42
Ekonomia në këmbë nga shteti? Si po mbyllet 2025, administrata kontribuues kryesor, bien sektorët prodhues

Teksa viti 2025 po shkon drejt mbylljes, ekonomia shqiptare raporton sërish rritje të qëndrueshme, në rreth 3.5% një shifër që në pamje të parë sugjeron stabilitet dhe rezistencë ndaj tronditjeve të jashtme.

19:37
Kleringu kërcënon ndërtimin/ Mungesa e likuiditetit, prodhuesit e tullave: Jemi në krizë, rrezikojmë falimentin

Kleringu, po sjell krizë ekonomike në sektorin e ndërtimit.

19:16
Dosja ‘Epstein’/ Zhduken 16 imazhe nga faqja e internetit e Departamentit amerikan të Drejtësisë, mes tyre fotoja e Trump. Demokratët kërkojnë transparencë

Që nga dita e djeshme, 16 imazhe që lidhen me rastin e financuesit të njohur pedofil, Jeffrey Epstein, janë hequr pa shpjegim nga faqja e internetit e Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së.

19:11
Emri/ Plagosja me thikë në Durrës, zbardhen detaje, 45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark

Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një taksisti.

19:08
Aksident në aksin Lushnje-Fier, disa të lënduar, shkak bëhet…

Një aksident me disa të lënduar ka ndodhur sot në autostradën Lushnje-Fier, në afërsi të “Pushimit të Shoferit”, pas një parakalimi të gabuar.

18:57
“Sjelljet e tua më kanë irrituar”, Brikena i shpall ‘luftë’ Mirit

Brikena Selmani dhe Armir Shahini, i njohur si Miri, kanë nisur debatet e para në lidhje me miqësitë dhe armiqësitë në shtëpinë e Big Brother VIP 5.

18:56
Plagosja me thikë në Durrës, reagon policia: 45-vjeçari u godit nga…

Policia e Durrësit ka reaguar pas plagosjes me thikë të një 45-vjeçari në zonën e Plazhit.

18:48
Agresioni rus, Rutte: Putin është pengesa kryesore për përfundimin e luftës në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se pengesa kryesore për përfundimin e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës është Presidenti rus Vladimir Putin.