Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Berisha: Pavarësisht nga mospajtimet, do ruaj gjithmonë mirënjohjen ndaj tij
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka marrë pjesë në takimin virtual të thirrur nga Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, i cili mblodhi homologë nga mbi 40 vende për të adresuar nevojën urgjente për të rivendosur lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit pas mbylljes së saj efektive nga Irani në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, minstri zbulon se diskutimet u përqendruan në përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare, përmes mjeteve diplomatike dhe politike, por jo vetëm, për të siguruar rihapjen e sigurt dhe të qëndrueshme të kësaj rruge detare kritike, e cila është jetike për sigurinë globale të energjisë dhe stabilitetin ekonomik.
Hoxha theksoi se vendi ynë është i gatshëm të punojë ngushtë me partnerët dhe aleatët për të mbështetur përpjekjet e deeskalimit dhe për të kontribuar në iniciativa dhe zgjidhje kolektive.
Reagimi i plotë i ministrit:
Sot mora pjesë në takimin virtual të thirrur nga Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, që bëri bashkë homologë nga mbi 40 vende për të adresuar nevojën urgjente për të rivendosur lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit pas mbylljes së saj nga Irani në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm.
Diskutimet u përqëndruan në përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare, përmes mjeteve diplomatike dhe politike, por jo vetëm, për të siguruar rihapjen e sigurt dhe të qëndrueshme të kësaj rruge detare kritike, e cila është jetike për sigurinë globale të energjisë dhe stabilitetin ekonomik.
Uniteti, koordinimi dhe një qasje ndërkombëtare e bazuar në rregulla janë thelbësore. Liria e lundrimit është një parim themelor që duhet të respektohet.
Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë ngushtë me partnerët dhe aleatët për të mbështetur përpjekjet e deeskalimit dhe për të kontribuar në iniciativa dhe zgjidhje kolektive.
I participated today in the virtual meeting convened by #UK Foreign Secretary, Yvette Cooper, bringing together counterparts from over 40 countries to address the urgent need to restore freedom of navigation in the Strait of #Hormuz following its effective closure by Iran in the… pic.twitter.com/Ef44AH9FBK
— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) April 2, 2026
Top Channel