Predikime fetare në kopsht/ Fëmijëve nën 6 vjeç u mësojnë Kuranin dhe i reklamojnë në rrjete sociale, distancohet KMSH
22/04 20:30
Ata janë luftëtarë dhe çdo ditë fitojnë beteja të vogla, por kanë nevojë për ndihmën e të gjithëve për të fituar luftën.
Autizmi flet me heshtjen që zhurmon teksa kërkon pranim, gjithëpërfshirje e trajtim të hershëm.
Mirela Preçi është prind i një fëmije me spektrin autik. Pavarësisht tronditjes së fillimit, ajo zgjodhi të përballet e të nisë trajnimin, sot rruga duket më e thjeshtë.
Vit pas viti rastet me spektrin e autizmit rriten ndjeshëm, kjo edhe falë sensibilizimit dhe pranimit të diagnozës.
Teksa Qendra e Autizmit në Elbasan e ofron shërbimin e saj për moshën deri në 11 vjeç, sfidë mbetet e ardhmja. Këta fëmijë kanë nevojë për trajtime edhe përtej kësaj moshe.
Top Channel