E premte, 15 Dhjetor 2023
20:39
Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshohen shefat e disa komisariateve në Tiranë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka kryer ndryshime brenda radhëve të uniformave blu, duke firmosur lëvizjen e disa shefave të komisariateve në Tiranë.

20:19
Digitalb, dhurata e fundvitit! Sport, filma dhe së shpejti Big Brother VIP

Festat e fundvitit vijnë magjishëm në Dixhitalb.

20:15
Përplasen trenat në Pekin, dërgohen qindra persona në spital

Dy trena u përplasën në një metro në kryeqytetin kinez, Pekin, gjatë motit të lig si pasojë e borës së madhe, duke shkaktuar lëndimin e qindra personave, thanë autoritetet kineze të premten.

20:01
Seferi shënon golin e pestë në kampionat, por skuadra e tij pëson humbjen e tretë radhazi

Taulant Seferi gjen golin e tij të pestë në kampionatin elitar të Emirateve të Bashkuara Arabe. Sulmuesi 27-vjeçar realizoi golin e vetëm të ekipit të tij Bani Yas në humbjen 1-2 përballë Shabab Al-Ahli Dubai.

20:00
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së: Lufta kundër Hamasit do të zgjasë me muaj

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan ndodhet në Izrael, ku gjatë dy ditëve të fundit është takuar me Kryeministrin Beniamin Netanyahu dhe në Bregun Perëndimor me Presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

19:49
Greqia legalizon emigrantët! Përfitojnë ata që janë pa letra, por të punësuar prej tre vitesh

Me një amendament të ri të dorëzuar nga Ministri i Emigracionit dhe Azilit, Dimitris Kairidis, Greqia parashikon që emigrantët nga vendet e treta, të cilët kanë qëndruar në vend pa leje për tre vjet deri më 30 nëntor 2023, tani kanë të drejtë të marrin një leje qëndrimi të ligjshme nga Sekretariati i Administratës së Decentralizuar.

19:37
Histori vrasjesh! Kush janë të burgosurit që u përfshinë në incident

Ngjarja e rëndë e ndodhur brenda burgut të Peqinit duket se nuk ishte e rastësishme, por një vrasje e mirëmenduar për të cilën autori ishte investuar për muaj me radhë që t’u afrohej objektivit.

19:26
Rusia zotohet për ‘themele të forta politiko-ushtarake’ me Bjellorusinë

Ministrat e jashtëm të Rusisë e Bjellorusisë drejtuan sot takimin e përvitshëm të grupeve qeveritare të punës të dy vendeve.

19:21
Vedati i tregoi për ngjarjen më të rëndë të jetës, Alba “ngre dolli”/ Acarohet Kastro Zizo: Ti po luan!

Veprimi i Albës gjatë takimit me Vedatin ndezi debate në studion e “Për’puthen”, në të cilën dominoi opinionisti Kastro Zizo.

19:18
“Kushtetuesja” pezulloi ratifikimin e marrëveshjes, Meloni: Jam optimiste, respektoj vendimet e një kombi sovran

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes për emigrantët.

19:05
Sulmohen me raketa dy anije mallrash në Detin e Kuq

Dy anije mallrash në Detin e Kuq janë sulmuar me raketa dhe dronë nga rebelët Houthi të Jemenit

19:00
Macron nxit kryeministrin hunagarez Orban ‘të sillet si një evropian’ pas vetos në samit

Në konferencën e shtypit pas samitit të sotëm të BE, presidenti francez Emmanuel Macron tha se pret që kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban “të sillet si një evropian dhe mos mbajë peng progresin politik”.

19:00
Kriza globale e refugjatëve/ OKB grumbullon 2.2 mld dollarë për të ndihmuar në “frenimin e valës së mjerimit”

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët ka njoftuar se pjesëmarrësit gjatë një forumi madhor këtë të premte kishin premtuar rreth 2.2 miliardë dollarë si një mbështetje për t’i dhënë fund krizës globale të refugjatëve.

18:36
Shqipëria i rikthen Maqedonisë së Veriut 20 ikona të humbura

Shqipëria i riktheu sot 20 ikona që rezultonin të humbura Maqedonisë së Veriut.

18:34
Vanessa Hudgens i jep fund beqarisë! Martohet me lojtarin profesionist të bejsbollit, Cole Tucker, në xhungël

Aktorja e Hollywood-it, Vanessa Hudgens i ka dhënë fund beqarisë, ndërsa në një ceremony të bukur në Tulum shkëmbeu premtimet dhe unazën e martesës me lojtarin profesionist të bejsbollit Cole Tucker.

18:32
Komediani amerikan pozonte me bukuroshet në Kolumbi para se të joshej drejt vdekjes

Komediani nga Minnesota, Tou Ger Xiong postonte një seri fotosh me ‘shoqet’ e tij kolumbiane madje bënte “shaka pengmarrjeje”, para se një prej tyre ta merrte peng e ta vriste kësaj jave, tha policia vendase.

18:27
Zëdhënësi i UNICEF: Situata humanitare po përkeqësohet dita-ditës në Gaza

Një zëdhënës i UNICEF-it, James Elder, deklaroi se situata humanitare në Gaza po përkeqësohet nga dita në ditë.

18:06
Tirana kryeqendra për kinematografinë e rajonit, 150 kineastë e producentë mblidhen në “Balkan Film Market”

Në ambientet e Piramidës në Tiranë ka ngritur siparin edicioni i shtatë i “Balkan Film Market”, duke sjellë këtë vit 150 kineastë dhe producentë nga Europa.

18:04
Hebrejtë nga SHBA kryesojnë mes kolonëve izraelitë për dhunën në tokat e pushtuara palestineze

Uashingtoni raportohet se ka vendosur një masë ndalim-udhëtimi në SHBA për kolonët ekstremistë izraelitë që sulmojnë palestinezët në Bregun Perëndimor, por një mangësi legale u lë atyre hapësirë, shkruan e përditshmja britanike The Guardian.

18:00
Vrasja në burgun e Peqinit, ministri i Drejtësisë: Të gjitha IEVP-të në sigurinë më të lartë! Do të ketë të tjerë në regjimin “41 biss”

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja foli për mediat nga burgu i Peqinit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të premte.

17:59
“Në Kuadër të Dashurisë” vjen me shfaqjet e fundit në kinema në Shqipëri, Kosovë, Austri e Gjermani!

“Në Kuadër të Dashurisë” vijon të mbetet kryefjala e ditëve të fundit.

17:42
Hapja e kalimit kufitar të Kerem Shalom, OBSH mirëpret vendimin e Izraelit: Lajm i mirë!

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka mirëpritur hapjen e vendkalimit Kerem Shalom për të lejuar hyrjen e ndihmës humanitare në Gaza, duke e konsideruar atë “lajm i mirë”. 

17:37
Izraeli vendos hapjen e vendkalimit Kerem Shalom për hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, SHBA: Hap i rëndësishëm!

Izraeli do të hapë vendkalimin Kerem Shalom për të lejuar ndihmën humanitare në Gaza.

17:35
Arrestohen 7 të dyshuar për krime lufte në Srebrenicë

Shtatë persona, përfshirë komandantë dhe anëtarë të Brigadës së Zvornikut të ish-ushtrisë së Republikës Sërpska, janë arrestuar nën dyshimin për krime lufte gjatë gjenocidit të kryer nga serbët e Bosnjës kundër mijëra burrave myslimanë në Srebrenicë në vitin 1995, sipas zyrtarëve boshnjakë.

17:24
Ulja e temperaturave/ Reshje të dendura bore në zonat malore të Bulqizës

Ulja e temperaturave është shoqëruar me reshje të dendura dëbore në zonat malore.

17:23
Plagosi me thikë dy 18-vjeçarë, identifikohet dhe shpallet në kërkim i mituri

Një i mitur është identifikuar dhe shpallur në kërkim, pasi plagosi me mjet prerës dy 18-vjeçarë.

17:20
E veja që ‘tmerrohej’ se nuk do të varrosej pranë bashkëshortit, përfundon në varrin e gabuar në Britani

Një e ve e moshuar që kishte makthe se ‘nuk do ta varrosnin përkrah me bashkëshortin e saj të ndjerë, përfundoi në të vërtetë në një tjetër varr aksidentalisht në Angli.

17:13
“Vetëm bashkë mund t’i çojmë gjërat përpara”/ Veliaj me krerët e besimeve fetare dhe trupin diplomatik: Tirana po jeton ditët e saj më të mira!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mblodhi dje në një darkë krerët e besimeve fetare, diplomatë dhe njerëz të shquar të fushave të artit, kulturës e politikës, për t’i uruar gëzuar festat.

17:00
Konflikt mes të burgosurve në burgun e Peqinit, një i vdekur dhe një i plagosur! Sokol Mjaçaj dërgohet në policinë e Elbasanit

Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”, ka qëlluar me armë zjarri ndaj të burgosurve Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi këtë të premte.

16:59
Izraeli aktivizon “kupolën e hekurt” pas sulmeve me raketa nga Gaza

Disa raketa janë lëshuar nga Gaza në drejtim të Izraelit, duke aktivizuar “Kupolën e Hekurt” të Izraelit; sikurse njihet ndryshe sistemi i mbrojtjes ajrore izraelite.

16:53
Tmerr nga rëra thithëse që mbyt pesë familjarë të kapur me njëri-tjetrin në Tailandë

Tragjedia e rëndë raportohet se ndodhi kur burri, bija e tij dhe tre të afërm po merrnin rërë nga lumi Mun në rajonin Satuek në verilindje të Tailandës, për të bërë rregullime në shtëpinë e tyre.

16:43
Presidenti i Autoritetit Palestinez: SHBA duhet të ndërhyjë për të ndihmuar në ndalimin e sulmeve në Bregun Perëndimor

Zbardhen detaje nga takimi mes presidentit të Autoritetit Palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar, Mahmoud Abbas, dhe këshilltarit të sigurisë kombëtare të SHBA, Jake Sullivan.

16:36
Kaosi në Kuvend, Komisioni i Etikës përjashton me 10 ditë tre deputetë të opozitës

Komisioni i Etikës vendosi përjashtimin me 10 ditë të tre deputetëve të opozitës, pas tensioneve në Kuvend, gjatë seancës së kaluar.

16:30
Lëkurë dhe flokë të shëndetshme edhe në dimër! Çfarë duhet të dini

I ftohti, lagështira dhe ngricat ndikojnë të parën lëkurën dhe flokët.

16:28
​Kurti: Mosnjohja e integritetit territorial të Kosovës nga Serbia, kërcënim i hapur për ne

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim përfaqësuesin e Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Haakon Blankenborg, me të cilin bisedoi për punën e qeverisjes, situatën e sigurisë dhe dialogun me Serbinë.

16:25
Policët e skandalit seksual me kolegen, padisin për ‘racizëm’ pasi ‘oficerët e bardhë nuk u shkarkuan’

Një nga oficerët e përfshirë në skandalin e shumëfishtë seksual me kolegen e stacionit të policisë ka paditur së fundmi duke thënë se kolegët e tij të racës së bardhë që kishin abuzuar me të, nuk u shkarkuan nga puna.

16:23
De Paul: Objektivi i parë u arrit, tani fokusohemi te kampionati!

Rodrygo De Paul është shprehur shumë i lumtur që kanë fituar ndaj Lazio-s në Champions League dhe që kaluan fazën e grupeve, duke u renditur në vend të parë.

15:59
‘Sinjalet e fshehta’ në fotot e Kim Jong-un tregojnë planet për Korenë e Veriut, e bija me syze ‘Gucci’ merr prioritetin

Mes shtypjes së kulturës “borgjeze” dhe sjelljeve anti-socialiste në Korenë e veriut, e bija e diktatorit Kim Jong-un është shfaqur shpesh së fundmi duke mbajtur syze të firmave të njohura perëndimore.

15:56
I dënuar për vrasjen e bashkatdhetarit në Angli, kush ishte Arben Lleshi që u vra sot në burgun e Peqinit

Arben Lleshi, që vuante dënimin për vrasje në burgun e Peqinit, u ekzekutua këtë të premte nga një i burgosur tjetër, Sokol Mjaçaj.

15:47
Ra në lumin Fan teksa po shkonte në shtëpi, humb jetën 70-vjeçarja

Një 70-vjeçare ka humbur jetën në pasi ra aksidentalisht në lumin Fan. 

15:32
Uniforma e Messit thyen rekordin, në ankand edhe fanellat kuqezi

Mbrëmjen e së enjtes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngjarja më e përfolur ishte shitja praj 7.8 milion dollarësh për 6 fanellat e Lionel Messit, të veshura gjashtë ndeshjeve të Botërorit të Katarit 2022, përfshirë edhe fanellën e ndeshjes finale Argjentinë-Francë.

15:18
Momentet e tmerrit kur adoleshenti bie para trenit në lëvizje në stacion, para se të shpëtohet mrekullisht nga shokët

Një video tronditëse tregon momentet kur një adoleshent bie përpara trenit në ardhje teksa luante me shokët në një stacion në Rusi.

15:11
Berisha: Nis stina e protestave! Lajmërohen edhe padi penale kundër prokurorëve të SPAK

Në të njëjtën ditë me vendimin e Parlamentit për arrestimin ose jo të Berishës, ai do mbledh mbështetësit para kryesisë.

15:07
Ekskluzive/ “I qëlloi me armë nga dritarja”! I burgosuri i Peqinit: Mjaçaj kërkoi ta sillnin te sektori i dy të dënuarve, është vrasje me pagesë

Sokol Mjaçaj, i dënuar me burgim të përjetshëm ka qëlluar në drejtim të dënuarve Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja nga dritarja e ajrimit, thotë një i burgosur në burgun e Peqinit për gazetaren, Anila Hoxha.

14:35
Shërimi i infeksioneve të bajameve nis në kuzhinë

Një nga problemet më të përhapura shëndetësore gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit janë infeksionet e bajameve dhe grykëve.

14:30
Përplasen dy trena në Pekin, 102 persona me kocka të thyera

Dy trena janë përplasur në një metro në Pekin, ku për pasojë 102 persona kanë thyer kockat. 

14:20
Sulme terroriste në Europë, arrestohen katër anëtarë të Hamasit

Katër persona që mendohet të jenë anëtarë të Hamasit e të dyshuar se po planifikonin sulme terroriste në Europë, janë arrestuar nga autoritetet gjermane dhe holandeze.

14:14
Tetë “shqiponja” në Europë, legjionarët protagonistë në kompeticionet e UEFA-s

Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë po bëjnë mirë edhe në klubet e tyre. Ku krahas performancave në kampionate, disa prej tyre po arrijnë suksese dhe në arenën ndërkombëtare.

13:58
I bëri atentat fqinjit, identifikohet autori i sapodalë nga burgu, 5000 euro shpërblim “kush e gjen”

Është identifikuar autori i cili tentoi të vriste fqinjin mëngjesin e djeshëm duke qëlluar me armë zjarri drejt automjetit të tij.

13:50
Shi dhe borë gjatë fundjavës, rikthehet i ftohti javën e ardhshme

Sot dhe të shtunën, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, ndërsa moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura, të cilat përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave bregdetare, do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe afatshkurtra.

13:41
Reformat Ekonomike 2024-2026/ 1 miliardë euro fonde nga BE, Mete: Një pjesë do i kushtohet biznesit

Një pjesë e fondeve të BE-së, për Planin e Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, nga ku 1 miliardë euro pritet t’i përfitojë Shqipëria, do të shkojnë për biznesin dhe përmirësimin e tij.

13:23
“Arena e Demave” kështjellë e pamposhtur, Partizani në pritje të merkatos

Partizani po e vuan mungesën e fitores në javët e fundit, teksa ka marrë 5 barazime radhazi. Por, në anën tjetër, kampionët në fuqi ndodhen në një pozitë komode në vendin e dytë, me tri pikë diferencë me Egnatian kryesuese.

13:14
Haxhi Shala në Hagë, ish-deputeti deklarohet i pafajshëm ndaj akuzave të prokurorisë

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Shala, është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave të prokurorisë në Hagë.

13:02
Të shtënat në Pezë Helmës/ Raportuan se disa persona qëlluan në banesën e tyre, policia arreston babë e bir

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pezë Helmës të Tiranës.

12:51
Grushti ndaj arbitrit, presidenti Koca pezullohet përjetë! E pëson edhe Ankaragucu

Presidenti i Ankaragucu, Faruk Koca është pezulluar përjetë për shkak të grushtit ndaj arbitrit Halil Umut Meler.

12:40
Pesë të famshëm që iu shkatërrua karriera në 2023-shin

Ndërsa viti 2023 për disa ishte një vit i mirë, për disa njerëz, ai ka qenë padyshim një nga vitet më të jashtëzakonshme në kujtesën e fundit.

12:39
Shiste fishekzjarrë dhe kapsollë në dyqan, nën hetim 55-vjeçari në Rrëshen

Një 55-vjeçar është vënë nën hetim në Rrëshen, pasi në u kap duke shitur fishekzjarrë dhe kapsolle

12:25
Ish-prefekti i Kukësit, Granit Gjana, paraqitet sërish në SPAK

Ish-prefekti i Kukësit Granit Gjana është paraqitur sot SPAK, ku pritet të merret në pyetje për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

12:24
“Viti 2023, më i vështiri për Kosovën|/ Osmani: Me sulmin në Banjskë, Serbia dëshmoi se nuk dëshiron normalizim të raporteve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar vitin 2023 si vitin më të vështirë për Kosovën sa i takon sigurisë në vend.

12:09
Mashtronin të huaj për investim në bursa fiktive, në pranga 2 administratorë të call center, nën hetim 7 operatorë

Dy administratorë të një call center-i në Tiranë ranë në pranga ndërsa 7 operatorë janë nën hetim, për mashtrim.

12:03
Ballkani humb mundësinë e fundit/ Kampionët e Kosovës u mundën 3 – 0 nga Dinamo e Zagrebit

Për të dytën herë në historinë e tij Ballkani nuk arrin të bëjë mrekullinë për të kaluar fazën e grupeve në Conference league.

12:02
Këshilli Europian rezerva për ujdinë Rama-Meloni, Von der Leyen e mbështet

Këshilli Europian për refugjatët dhe emigrantët, ECRE me seli në Bruksel, shprehu rezerva lidhur me një sërë çështjesh që paraqesin nenet e marrëveshjes Rama-Meloni, që parashikon ngritjen e dy qendrave pritëse në Shqipëri për refugjatët nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme të cilët kapen në det, para se të shkelin tokën italiane.

11:55
Netanyahu kundër marrëveshjes së Oslos: Mëkati fillestar, jo zgjidhje me dy shtete

Marrëveshja e Oslos, që praktikisht vulosi të drejtën e Palestinës për shtetësi, i kushtoi jetën njeriut që e firmosi atë në emër të Izraelit, kryeministrit të atëhershme të shtetit hebre Yitzhak Rabin.

11:52
Reshje dëbore në veri dhe juglindje, qarkullimi bëhet me goma dimri dhe zinxhirë

Reshjet e dëborës janë rikthyer sërish në fshatrat malorë të Korçës si Dardhë, Boboshticë, Voskopojë e Vithkuq por jo vetëm.

11:34
Paraqitet në SPAK kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako

Pak para mesditës kreu i emergjencave civile, Haki Çako, kapërceu pragun e Prokurorisë së Posaçme ku u mor në pyetje për gati 50 minuta.

11:33
BE-ja i përgjigjet Serbisë: Marrëveshja dhe aneksi i Ohrit janë ligjërisht obliguese

Bashkimi Europian reagoi ndaj pretendimeve të Serbisë se nuk ka ndërmend të zbatojë pjesë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën, dhe aneksin e zbatimit të saj. Kryeministrja serbe, Ana Bernabiç çoi në Bruksel dokumentin që tregonte hezitimin e Beogradit dhe e konsideronte marrëveshjen e arritur në Ohër jo ligjërisht detyruese.

11:31
“Kush e vrau Mehmet Shehun?” Autoriteti i dosjeve deklasifikon 30 mijë faqe dokumente për ish-Kryeministrin

42 vjet nga vdekja e ish-Kryeministrit Mehmet Shehu, krahu i djathtë i diktatorit në Shqipërinë komuniste, bashkëpunëtor në krime, por edhe viktimë e pushtetit, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) deklasifikon mbi 30 mijë faqe dokumente nga arkiva e ish-Sigurimit të, të cilat janë krijuar për të dhe familjarët e tij.

11:19
Vitamina C, e domosdoshme këtë periudhë, ushqimet ku gjendet

Vitamina C është një ushqyes i dobishëm dhe i domosdoshëm për organizmin, veçanërisht në këtë periudhë kur nisin virozat.

11:11
Borë në disa akse rrugore, Rama: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë

Zonat malore të vendit janë zbardhur nga dëbora. 

10:59
Abuzim me tenderin/ SPAK kërkon 3.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, shpall pretencën edhe për zyrtarët e tjerë

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka shpallur pretencën për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla, për të cilin kërkon 3.6 vite burg.

10:51
Kur fqinji thotë ‘Jo’

Nga MONIKA STAFA – Gishti i Kryeministrit grek Micotaqis drejtuar Kryeministrit Rama, në çastin para se të dy ata, t’i bashkoheshin grupit të liderëve europianë për të pozuar si burokratë të lumtur në përmbyllje të kalendarit të ditës, ishte shenja e qartë që ai i dha nacionalistëve të vet dhe ‘shpurës’ së tillë shqiptare, se jo çdo gjë shkon mbarë në jetë.

10:49
54 kg drogë brenda bidonëve plastikë, arrestohen dy shqiptarë në Selanik! Kanabisi kishte ardhur nga Shqipëria

54 kg kanabis, dy shqiptarë 48 dhe 58 vjeç të arrestuar është bilanci i një aksioni të zhvilluar mbrëmjen e së enjtes prej anti drogës së Selanikut.

10:37
Shisnin drogë në një lokal në Kashar, arrestohen katër persona! Sekuestrohen armë, maska e para

Katër persona ranë në prangat e policisë, pasi shisnin drogë, në një lokal të Kasharit, Tiranë

10:37
100 euro bonus për fëmijët dhe pensionistët në Kosovë, opozita kritikon vendimin e qeverisë

Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove shtesë për fëmijët dhe pensionistët është kritikuar nga opozita dhe ekspertë të ekonomisë.

10:22
Ndërtoi pa leje në bregdetin e Dhërmiut, në pranga 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është vënë në pranga pasi ndërtoi pa leje në bregdetin e Dhërmiut.

10:09
Këngëtari brazilian humb jetën në skenë si pasojë e një ataku kardiak

Këngëtari brazilian 30 vjeçar Pedro Henrique ka ndërruar jetë në skenë teksa po performonte në skenë.

09:53
Aksident në Lezhë, 60-vjeçarja përplaset nga automjeti në vijat e bardha

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Lezhë pranë pazarit.

09:51
Zbardhen nga bora fshatrat turistikë të Korçës

Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore të Korçës.

09:41
GPS burrit në makinë, nën hetim 38-vjeçarja

Një 38-vjeçare është vënë nën hetim në Shkodër, pasi dyshohet se kishte vendosur fshehurazi një pajisje gjurmuese në makinën e bashkëshortit.

09:30
“Mungon në Bologna”, Mourinho humbet një tjetër futbollist për shkak dëmtimi

Roma humbet një tjetër lojtar përpara transfertës në Bologna, aq shumë e rëndësishme për zonën Champions League.

09:23
Hani shumë por nuk shëndosheni, studimi i jep fund pikëpyetjeve tuaja

Me siguri keni në rrethin familjar ose shoqëror njerëz që edhe pse hanë shumë apo nuk merren me asnjë aktivitet fizik nuk shëndoshen madje dobësohen.

09:16
E rëndë në Berat! Një 33-vjeçar dhe një 20-vjeçar përdhunojnë dy vajza, njëra e mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat ku dy persona kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me dy vajza.

09:08
Sulmohet një stacion policie në Iran, njëmbëdhjetë policë të vrarë

Njëmbëdhjetë policë u vranë dhe të tjerë u plagosën pasi një stacion policie u sulmua në Iran, raportoi televizioni shtetëror.

08:56
Historike në Premier League, do të gjykojë një femër

Premier League njoftoi këtë të enjte, përmes platformave të saj zyrtare, se ndeshja Fulham-Burnley, e programuar më 23 dhjetor, do të jetë ndeshja e parë në ligën më të lartë angleze që do të gjykohet nga një femër. Gjyqtarja në fjalë është Rebecca Welch.

08:45
Grabiti tre biznese në Berat, arrestohet 22-vjeçari

Një 22-vjeçar i akuzuar për kryerjen e tre grabitjeve është arrestuar nga policia e Beratit.

08:23
Gjermania nuk do të pranojë më imamë të trajnuar në Turqi

Duke e përshkruar këtë si një lëvizje në funksion të një integrimi më të mirë, Gjermania njoftoi se nuk do të pranojë më imamë të dërguar nga Turqia, por do të trajnojë vetë klerikë myslimanë.

08:18
BE i hapi derën Ukrainës për bisedimet e anëtarësimit, por Hungaria i bllokon ndihmën prej 50 miliard eurosh

Udhëheqësit evropianë ranë dakord të hapnin bisedimet e anëtarësimit në BE me Ukrainën, në një lëvizje të përshëndetur si një fitore nga presidenti i vendit Volodymyr Zelensky, por paketa e ndihmës për Kievin u bllokua nga Hungaria.

08:00
Sot përfundon afati për ndërrimin e targave në Kosovë, mbi 4 mijë regjistrime

15 dhjetori është dita e fundit kur qytetarët serbë do të mund të konvertojnë targat e veturave të tyre nga ato ilegale në të Republikës së Kosovës.

07:46
Lajm i keq për Bayern Munich, dëmtimi i Mazraoui rezulton më i rëndë seç pritej

Lajm i keq për Thomas Tuchel, i cili ka humbur një tjetër pjesë sa i përket repartit të mbrojtjes.

07:33
Vranësira dhe reshje dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë të premte

Sot vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

07:15
Të mërzitur nga lufta e Moskës, vullnetarët rusë u bashkohen ukrainasve kundër trupave të Putinit

Kur pushtimi i Ukrainës nga Rusia u kthye në luftë, në Moskë, një rus të ri me emrin Karabas e kaploi dëshpërimi.

07:08
Biden-Erdogan bisedojnë për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti turk Tajip Erdogan zhvilluan një bisedë telefonike lidhur me aspiratat e Suedisë për anëtarësim në NATO, tha të enjten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

E enjte, 14 Dhjetor 2023
22:59
Gazetari rrëfen skenat e përplasjes: Po mbytemi me gaz, Berisha dirigjon këto përplasje

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka rrëfyer në “Top Story” për skenat e përplasjes mes deputetëve të opozitës dhe Gardës së Republikës sot në Kuvend.

22:39
“Kemi vuajtur shumë”, Sylvinho zgjedh ndeshjen më të vështirë të eliminatoreve

Shqipëria ia doli të sigurojë një biletë për në Europianin e Gjermani 2024-ës, duke u renditur e para në grupin eliminator, teksa trajneri Sylvinho është rikthyer të flasë për suksesin e kuqezinjve.

22:27
“SPAK hetime për oligarkë mediatikë që kanë resorte në jug”, gazetari investigativ: Bëjnë sekserin dhe përfitojnë tendera publike

Gazetari investigativ, Adriatik Doçi, i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel tha se tensioni në parlament është reflektim dhe shqetësim i dosjeve në Prokurorinë e Posaçme.

22:22
Rregullorja e re për kaosin në parlament/ Debate mes Ermonela Felajt dhe Agron Gjekmarkajt në studion e “Top Story”

Miratimi i rregullores së re të parlamentit u diskutua edhe në studion e “Top Story”, ku pati edhe debate mes të ftuarve.

22:15
“Boll me autoritarizëm”/ Alizoti: Kongreset e opozitës qesharake, në PS vuajnë për dashurinë e Ramës

Demokrati Tomor Alizoti krahas autokritikës për opozitën i është kthyer ashpër edhe shumicës socialiste sa i përket qeverisjes, duke theksuar se Shqipëria po rikthehet në autokraci me personalizimin e pushtetit nga kryeministri Rama.

22:08
Të shtëna me armë në Tiranë? Policia shkon në vendngjarje, nuk gjen gëzhoja

Pas një telefonate se ka të shtëna me armë zjarri në fshatin Pezë Helmës, në Tiranë, policia ka shkuar në vendngjarje.

21:51
“Lëkundet” stoli i Ten Hag, Manchester United me sytë nga ish-trajneri i Chelsea-t

Manchester United është duke kaluar në një moment krize, ndërsa tashmë po qarkullojnë lajme se me shumë mundësi trajnerin Erik ten Hag do të largohet shumë shpejt.

21:36
Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin për vitin 2024

Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për buxhetin për vitin 2024, në një seancë të jashtëzakonshme të enjten në mbrëmje, e cila u braktis nga opozita.