Ngjarja e rëndë e ndodhur brenda burgut të Peqinit duket se nuk ishte e rastësishme, por një vrasje e mirëmenduar për të cilën autori ishte investuar për muaj me radhë që t’u afrohej objektivit.

Autori i ngjarjes është Sokol Mjaçaj i dënuar me burgim të përjetshëm pasi vrau një çift turistësh çekë me qëllim grabitjen e tyre në zonën e Dukagjinit në Shkodër në vitin 2015. Viktimë e sulmit me armë nga Mjaçaj mbeti Arben Lleshi i cili ndodhej në burg pasi ka vrarë në Angli mikun e tij të dikurshëm Agim Hoxha. Ngjarja është shënuar më 10 prillin 2013.

Pas krimit që dyshohet se ndodhi pas konflikteve për trafikun e drogës Lleshi e dogji trupin e Agim Hoxhës brenda një mjeti me qëllim fshehjen e krimit. Kjo vrasje pasoi një sagë hakmarrje ku fisi Hoxha dyshohet se ka kanë eleminuar 3 të afërm të Arben Lleshit ngjarje të ndodhura në vitin 2013, 2016 dhe 2017.

Në këtë ngjarje i plagosur mbeti Indrit Shaqja i dënuar po ashtu me burgim të përjetshëm për vrasjen makabre të dy kunatave me qëllim grabitjen e tyre në shtator të vitit 2014 në Durrës.

Top Channel