19:44
Krimi investon në apartamente e toka/ Sekuestrimet e SPAK tregojnë fenomenin e pastrimit të parave
Ata investojnë në blerje apartamentesh dhe në blerje tokash, e këtu nuk bëhet fjalë për qytetarë të thjeshtë, por për shtetas shqiptarë të shpallur fajtorë në fushën e narkotrafikut, jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet e Bashkimit Europian, të cilët nga hetimet pasurore rezultojnë se synuan blerje në kryeqytet dhe tokat në periferi.