Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në aksin Elbasan Librazhd, pranë vendit të quajtur Kthesat e Murrashit.

Aksidenti ka ndodhur  orës 12:15, ku kamioni që drejtohej nga shtetasi G. T., banues në Maqedoninë e Veriut, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. T., banues në Pogradec.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi A. T. dhe pasagjerja në automjet, të cilët janë dërguar në spital, për kujdes mjekësor.  Me shtetasin G. T. po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, thotë policia.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel