“Serbia ta njohë Kosovën”, kryeministri Albin Kurti mesazh nga Parisi drejtuesve të ardhshëm në Beograd
Një person është gjetur pa shenja jete në një fabrikë këtë të mërkurë në Kosovë.
Shtetasi, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, ndërroi jetë në rrugën “Mihal Grameno” në Gjakovë.
Zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, tha për KosovaPress se vdekja e viktimës është konfirmuar në spitalin rajonal në Gjakovë, ndërkohë që për ngjarjen ka nisur hetim.
“Rreth orës 11:40 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete, në një punëtori në rrugën “Mihal Grameno” – Gjakovë. Vdekja e tij është konstatuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Me vendim të prokurorit të shtetit (i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes) është iniciuar rast “hetim i vdekjes”. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.
Trupi i pajetë është dërguar për në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Top Channel