Efekti Erik ten Hag po ndihet te Manchester United. “Djajtë e Kuq” po luajnë mirë dhe po arrijnë rezultate pozitive.
Arrestohet një nga dëshmitarët në çështjen “Paplekaj”. Menjëherë pas daljes nga salla e gjyqit dëshmitari M.K u arrestua nga policia pasi dha dëshmi kontradiktore para gjykatësit dhe prokurorit.
Mahmoud Dahoud nuk është në planet e Borussia Dortmund dhe me përfundimin e sezonit do të largohet si lojtar i lirë.
Ditë rinovimesh në Premier League.
Megjithëse dimër, muaji shkurt është karakterizuar nga mot pranveror me temperatura deri në 21 gradë celsius.
Dëshironi të jetoni më gjatë? Jepni përparësi gjumit në jetën tuaj: Ndjekja e pesë zakoneve të mira të gjumit shtoi gati pesë vjet jetëgjatësisë së një burri dhe pothuajse 2.5 vjet në jetën e një gruaje, zbuloi një studim i ri.
Arkeologët kanë zbuluar një sallë gjigante ku besohet se perandori dhe kalorësit e tij zbaviteshin më shumë se 2000 vjet më parë.
Një tjetër trailer për live-aksionin e Disney-t “The Little Mermaid” u shfaq më 15 shkurt, që nënkuptonte se ylli Halle Bailey duhej të përballej me një tjetër raund trollash racistë duke përdorur mediat sociale për t’u ankuar për një aktor me ngjyrë që merrte rolin e princeshës Ariel.
Kryeministri Rama ka vizituar ditën e sotme Muzeun Përkujtimor të Paqes në Hiroshima, nga ku ka ndarë disa foto përmes një postimi në “Facebook”.
Në janarin e këtij viti 377 mijë shtetas të huaj erdhën në vendin tonë, një rritje me 94 % nga një vit më parë dhe një fillim viti i mbarë për sektorin turistik në vend.
“Bboooni, state bboooni”, kushedi sesa herë e ka përmendur këtë shprehje të tij, të famshme tashmë, në 4.480 puntatat e show-t të vet, që i mbante emrin dhe që shënjoi për 41 vjet mbrëmjet e televizioneve italiane.
A mund të imagjinoni një peshk që nga pjata e drekës tuaj deliakte kërcen dhe kap shkopin me të cilin po hani? Tingëllon në fakt si një makth por duket e vërtetë, sipas një videoje virale në rrjet, që raportohet se ka ndodhur në një restorant japonez.
Kur trupat ruse 1 vit më parë nisën agresionin mbi Ukrainën, Shqipëria ishte ndër vendet e para që u rreshtua krah popullit ukrainas. 1 vit më pas, as qëndrimi dhe as mbështetja nuk ka ndryshuar.
Një vit nga nisja e agresionit rus ndaj Ukrainës, Tirana marshoi në formë solidarizimi për të drejtën e çdo qytetari për të qenë i lirë.
Gjatë adresimit në një konferencë mbi rrugën e Bullgarisë drejt eurozonës, zëvendëspresidenti ekzekutiv i KE, Valdis Dombrovskis tha se Ukraina do ta fitojë këtë luftë, Evropa do të fitojë, e gjithë bota demokratike do të triumfojë. Fillimin e fjalimit të tij ia kushtoi luftës ruse në Ukrainë, e cila filloi saktësisht një vit më parë.
I dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë ta pranojnë planin e zbatimit të propozimit europian për normalizimin e marrëdhënieve gjatë raundit të ri të dialogut në Bruksel.
Presidenti amerikan Joe Biden përmes një postimi në Twitter ka shprehur mbështetjen e tij për Ukrainën sot në “përvjetorin e parë të luftë”, së bashku me një fotografi të tij dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, në Kiev.
Ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të anijeve ruse në Mesdhe, siç nuk është parë që prej Luftës së Ftohtë – alarmin e jep kreu i marinës italiane, Enrico Credendino, sipas të cilit sjellja e Moskës po bëhet në mënyrë të pazakontë, më agresive.
Pushtimi rus i Ukrainës filloi në orët e para të 24 shkurtit 2022.
Gazetarëve ukrainas të strehuar në Kosovë u janë ndarë letra falënderimi nga liderët e vendit – kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, në një ceremoni të mbajtur në hollin e Kuvendit të Kosovës me rastin e përvjetorit të parë të nisjes së luftës në Ukrainë.
Polonia ka dorëzuar katër tanket e para Leopard 2 në Ukrainë dhe do të dërgojë të tjera së shpejti, ka njoftuar kryeministri Mateusz Morawiecki.
Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian paralajmëroi se Moska po tentojë që të destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor, prandaj blloku evropian po dëshiron normalizim të shpejtë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të zvogëlohet hapësira e Moskës në destabilizim.
Një grua 57-vjeçare franceze , e cila kishte nxjerrë qenin e saj për shëtitje në qytetin e Avignon në Francë, u sulmua seksualisht në orët e para të 19 shkurtit.
Kryeministri Rama vizitoi ditën e sotme Muzeun Përkujtimor të Paqes në Hiroshima ku pa nga afër dëshmi të një pjese të errët të historisë së Japonisë.
Mbreti Charles thotë se “populli i Ukrainës ka vuajtur në mënyrë të paimagjinueshme” në një mesazh që shënon përvjetorin e parë të pushtimit rus.
Në një vjetorin e invazionit rus në Ukrainë është organizuar ceremonia e pritjes dhe dorëzimit te letrave të falënderimit për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë.
Një aktivist pro-ukrainas në Serbi ka dorëzuar një “tortë të vdekjes” në ambasadën ruse në Beograd.
Roma ia doli me sukses në ndeshjen e kthimit të Europa League ndaj Salzburg teksa verdhekuqtë përmbysën disfatën 1-0 në Austri duke fituar me shifrat 2-0 në Olimpico.
Javën e Modës në Milano me një jumpsuit të tejdukshëm dantellë me një prerje në pjesën e pasme dhe mëngë të gjata dhe doreza.
Ndërsa rritja e çmimeve të fluturimeve po i bën të vështirë udhëtimet në distanca të gjata për shumë njerëz, destinacionet po bëjnë gjithçka që munden për të inkurajuar vizitorët të vijnë dhe të nxisin ekonomitë e tyre.
Situata e përkeqësuar hidrometeorologjike në gjirin e Vlorës ka bërë që të ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla që operojnë jashtë gjirit të Vlorës deri më datën 26 shkurt.
Kosova dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë nënshkruar marrëveshjen financiare për programin vjetor IPA 2023, në vlerë prej 75 milionë euro.
Në përvjetorin e nisjes së luftës në Ukrainë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e sigurt në fitoren e Ukrainës, teksa ka thënë se “lufta e tyre është lufta jonë”.
Ish-kryeministri dhe politikani socialist Pandeli Majko ka mbërritur në Ukrainë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi i ka bërë thirrje Bosnjë e Hercegovinës dhe shteteve tjera të rajonit që ta ratifikojnë sa më shpejtë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor.
Gazetarja ukrainase, Olena Solodovnikova rrëfeu për Kosovapress në një vjetorin e luftës së Ukrainës, tmerret e konfliktit që vazhdon
Gjykata e Elbasanit rrëzon sot kërkesën e Prokurorisë për të vendosur masën arrest shtëpie 6 efektivët “Shqiponja” për ngjarjen e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në 21 Prill 2021.
E ardhmja e Lionel Messit është në pikëpyetje.
Një vjetorin e sulmit rus në Ukrainë, OKB-ja e shënoi me një mesazh të qartë për Rusinë: Një rezolutë e cila I kërkoi Moskës fundin e armiqësive dhe tërheqjen e menjëhershme të trupave të saj, që kanë mbjellë vdekje dhe shkatërrim në vendin fqinj me një agresion krejtësisht të paprovokuar.
Midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut shtrihet zona e demilitarizuar (DMZ), një nga kufijtë më të armatosur në botë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të premten u tregua i matur ndaj një propozimi të Kinës për një armëpushim në Ukrainë, duke thënë se Pekini nuk ka shumë besueshmëri si ndërmjetës.
Ambasadori ukrainas në vendin tonë, Volodymyr Shkurov ka marrë pjesë në marshimin e organizuar nga Bashkia e Tiranës në solidarizim me luftën në Ukrainë, nga ku dha një mesazh mirënjohjeje.
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim tha gjatë aktivitetit të mbështetje të Ukrainës që po mbahet sot në Tiranë se Amerika do të jetë në krah të saj për sa kohë do të jetë e nevojshme.
Është regjistruar rekordi më i ri në librin e rekordeve Guinness për puthjen më të gjatë nën ujë, që u arrit nga një çift që deshën të inspirojnë të tjerët të dashurohen në oqeane.
Vala e të nxehtit të dimrit, nivelet e ulëta rekord të shiut dhe mungesa befasuese e borës në Evropë po i shtyjnë lumenjtë, kanalet dhe liqenet në të gjithë kontinentin në nivele alarmante të ulëta, me ekspertët që paralajmërojnë se mund të përsëriten thatësirat e rënda të vitit të kaluar.
Xhiron e mediave greke po bëjnë orët e fundit pamjet e veçanta dhe unike të një atmosfere magjike në peizazhin e bukur natyror të Kosturit në një aktivitet të organizuar nga bashkia e këtij qyteti me pianisten e njohur greke Elena Xydia.
Blegtorët në fshatrat Myzeqesë po ndihen të rrezikuar, janë të shumtë stanet me të imta që ditët e fundit janë bërë prehë e grabitqarëve.
Tirana qëndron edhe sot me Ukrainën, si në ditën e parë të sulmit.
Një vit nga fillimi i agresionit brutal të saj mbi Ukrainën, Rusia kontrollon sot vetëm një të pestën e territorit të vendit fqinj- shumë larg parashikimit për një pushtim masiv, që shumë analistë profetizuan asokohe se do të ndodhte kur tanket ruse hynë në pjesën lindore të Ukrainës.
Mesazhe paqeje janë përcjellë nga Prishtina në një vjetorin e agresionit rus mbi Ukrainën.
Një vajzë 29-vjeçare është arrestuar në Fier, pasi ka tentuar të grabisë një motomjet.
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në Tiranë për të marshuar në një vjetorin e luftës së Ukrainës.
Së fundmi ylli i muzikës pop Lady Gaga ka treguar për mediat se pas turneut të saj të dytë thuajse kishte falimentuar, pa e ditur as vetë ajo.
Superylli i muzikës është planifikuar të performojë Lift Me Up gjatë natës më të madhe në Hollywood – Oscars, këngë kjo e nominnuar.
Është zbardhur shkaku i vdekjes së 48-vjeçarit të gjendur të pajetë disa ditë më parë në afërsi të përroit të Limuthit në Bërxullë.
outhampton është duke kaluar një periudhë të vështirë në elitën angleze, Premier League me skuadrën që vuan rezultatet e dobta.
Gjykata e Elbasanit pranon kërkesën e prokurorisë per shtyrjen e afatit të paraburgimit për shtetasen ruse Svetlana Timofeeva.
Një vajzë 11-vjeçare në Kamboxhia ka vdekur nga rasti i parë njerëzor i njohur në vend i gripit të shpendëve në nëntë vjet, kanë konfirmuar autoritetet shëndetësore.
Policia e Kosovës njoftoi se ka pasur të shtëna me armë në veri të vendit, në afërsi të pikë kontrollit në Zveçan, ku ishin duke qëndruar efektivë të saj.
Trajnimi i komisionarëve të KZAZ -ve të Qarkut Fier ka nisur këtë të premte për zgjedhjet vendore të 14 majit.
2022 rezultoi një vit i jashtëzakonshëm për OTP Bank Albania dhe me oferta joshëse për klientët.
Shtetet e Bashkuara njoftuan se mbështesin propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe u bënë thirrje liderëve të të dyja vendeve që të jenë konstruktivë.
Një sherr në familje ka ndodhur në Lushnjë.
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ku ka mbetur i lënduar rëndë një person i cili ka qenë duke udhëtuar me motor.
Rrëzon Kylie Jenner, Selena Gomez është sërish mbretëresha e Instagramit, duke u bërë kështu gruaja me më shumë ndjekës.
Katër anije minakërkuese të NATO-s kanë kryer një kontroll në zonën detare ku do të ngrihet porti i ri i Durrësit dhe baza detare e NATO-s.
Prej disa ditësh në poliklinikën e qytetit në Korçë është krijuar radhë dhe fluks qytetarësh.
Gjigandi i transmetimit Netflix ka ulur çmimet në më shumë se 30 vende teksa përpiqet të tërheqë më shumë abonentë.
Sot shënohet përvjetori i fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës fton qytetarët, që sot të bëhen pjesë e manifestimit në mbështetje të qëndresës heroike të popullit ukrainas ndaj makinerisë ruse.
Pak ditë pasi iu desh të mbronte lojtarët e tij dhe veçanërisht Boven nga vërshëllimat në Olimpico, Jose Mourinho rikthehet të kritikojë tifozerinë e Romës.
Administratori dhe drejtuesi teknik i një miniere në Tropojë janë arrestuar pasi janë konstatuar me 276 kg lëndë plasëse jashtë kushteve të sigurisë.
Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për një “stuhi të ftohtë dhe të rrezikshme dimri” deri të shtunën. Deri në 1.5 metra borë mund të bjerë në disa male pranë Los Anxhelosit, duke përbërë një rrezik për ortekët.
Në një plan12 pikësh të anoncuar më parë për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë kërkon armëpushim dhe negociata për paqen. Kina do të paraqitet si konstruktive, megjithëse mban marrëdhënie të ngushta me Rusinë.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë dërrmuese të enjten një rezolutë ku bën thirrje për “paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe afatgjatë” sa më shpejt që të jetë e mundur në Ukrainë, në përputhje me parimet e Kartës së OKB-së.
Një episod dhune u regjistrua në “Philips Stadion” aty ku vendasit e PSV prisnin Sevilla-n, në një sfidë të vlefshme për Europa League.
24 shkurt – ka një vit që në Europë po zhvillohet një luftë brutale. Vetëm përmes punës së gazetarëve bota informohet se si po vuajnë njerëzit në Ukrainë thekson kryeredaktorja e Deutsche Welles, Manuela Kapser-Claridge.
Më 22 shkurt 2022, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka pranuar një telefonatë nga homologu i tij amerikan.
Largim nga shtëpia, ndarje me familje e biseda të vështira me fëmijët për luftën janë përvojat e disa qytetarëve ukrainas me prejardhje shqiptare, që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Kur Deep Vellum – një shtëpi e vogël dhe e pavarur botuese, e bazuar në Dallas të Teksasit – ra dakord, tre vjet më parë, ta botonte një roman të autorit ukrainas Andrey Kurkov, plani ishte të botoheshin, si zakonisht për botime të reja, 2.000 kopje.
Kryeministri Edi Rama iu drejtua me një mesazh nga Hiroshima Rusisë në një vjetorin e luftës në Ukrainë.
Një makinë tip “Benz” është djegur në Elbasan, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe dy makina të tjera.
Një grup aktivistësh derdhën qindra litra bojë të verdhë dhe blu në rrugën përpara Ambasadës ruse në Londër duke krijuar flamurin ukrainas për të përkujtuar përvjetorin e parë të pushtimit.
Dita e premte do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme por më të lagështa.
Një aksident i katërfishtë ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes në zonën e “Vasil Shantos” në kryeqytet.
Skena politike në vend është përfshirë nga tensione dhe përplasje të ashpra gjatë javëve të fundit. Opozita ka kërkuar me protestë ngritjen e disa komisioneve hetimore, veçanërisht për çështjen McGonigal, por kërkesat e tyre janë refuzuar nga mazhoranca.
Një rezolutë pro paqes në Ukrainë, sponsorizuese e së cilës është Shqipëria, u votua sonte në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Pyetja nëse Ukraina duhet të furnizohet me avionë luftarakë “aktualisht nuk ka kuptim”, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz, në një intervistë ku ai u pyet të adresonte thirrjet në rritje për fuqitë perëndimore që t’i japin Kievit avionë.
Taulant Xhaka ka rinovuar kontratën me Baselin. Njoftimi ka ardhur pak minuta përpara fillimit të sfidës Basel-Trabzonspor, ndeshja e kthimit e raundit të 1/16-ve në Conference League.
Analisti Kreshnik Spahiu zbuloi në “Top Story” një detaj të ri nga hetimet e çështjet McGonigal.
Vendimi për logon e Partisë Demokratike, është një ndër çështjet më të nxehta momentale të politikës, që është diskutuar në çdo tryezë debati mbi politikën.
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i bëri thirrje komunitetit global të dërgojë një sinjal të qartë për përfundimin e luftës gati një vit pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.
Një turist austriak u bllokua për disa orë këtë mbrëmje në në malin e fshatit Kurcaj në Krujë.
Bayer Leverkusen dhe Anderlecht iu falën penalltive për t’u kualifikuar në raundin e 1/8-ve në Europa dhe Conference League.
Artistët sirianë kanë pikturuar muret e shkatërruara nga tërmeti tragjik i 6 shkurtit që preku vendin e tyre dhe Turqinë.
Zëvendësambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara, Dai Bing, tha para Asamblesë së Përgjithshme se një vit pas luftës në Ukrainë “faktet brutale ofrojnë provë të mjaftueshme se dërgimi i armëve nuk do të sjellë paqe”.
Çdo vit miliona besimtarë në Indi dhe zonat rreth saj mbajnë festivalin e dritave Diwali, në eventin pesë-ditor me ritualet e veta sipas rajoneve.
Mazhoranca ka kritikuar ashpër protestën e deputetëve të opozitës një javë më parë në Kuvend, kur bllokuan Foltoren dhe përdorën bilbilat duke kërkuar mocion urgjent për çështjen McGonigal.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla diksutoi në “Top Story” rreth gjyqit të vulës së Partisë Demokratike më tre mars.
Tensione dhe përplasje mendimesh kanë shoqëruar që në nisje, emisionin “Top Story” këtë të enjte.