Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla diksutoi në “Top Story” rreth gjyqit të vulës së Partisë Demokratike më tre mars.

Ai u shpreh se opozita duhet të jetë e përgatitur, ndërsa theksoi se çështjet e tyre “familjare” t’i zgjidhin mes tyre dhe jo të përdorin foltoren.

Duma: Ti u kompleksove kur unë të thash se pse përmende tre marsin që është vendim gjykate dhe gjete një spekulim dalës të thuash iu referova atyre?

Balla: Uroj që opozita të jetë e përgatitur. Do ju kërkoj që ta ndiqni seancën plenare. Unë mendoj që kishte ardhur koha të zhvillonim një debat. Ajo që unë kam thënë është që uroj që data tre të gjej të qetësuar shpirtërisht dhe moralisht. Mendoj që çështjet e tyre brenda një familje ta zgjedhin dhe foltoren mos ta përdorin si instrument për çështjet e tyre.

Diskutimi me moderatoren e programit, Grida Duma, u shoqërua me tensione dhe debate në lidhje me veprimet e Ballës gjatë seancave parlamentare.

 

Top Channel