Xhiron e mediave greke po bëjnë orët e fundit pamjet e veçanta dhe unike të një atmosfere magjike në peizazhin e bukur natyror të Kosturit në një aktivitet të organizuar nga bashkia e këtij qyteti me pianisten  e njohur greke Elena Xydia.

E ashtuquajtura “Pianistja fluturuese” i bie pianos në mes të liqenit të Kosturit ,mbi një platformë të posaçme lundruese.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të përpjekjes për promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të qytetit dhe zonja Xidia ka krijuar një spektakël të mrekullueshëm së bashku me regjisorin Paschalis Mantis.

Verën e kaluar në një bashkëpunim të ngjashëm pianistja fluturuese kishte dhuruar përsëri një spektakël magjik duke i rënë pianos mbi luginën e Tembit në Thessali në një përpjekje nga autoritetet vendase për të shfaqur në mënyrë të jashtëzakonshme e të veçantë trashëgiminë natyrore të Greqisë.

Top Channel