Nëse doni të jetoni më gjatë dhe më të shëndetshëm flini në këtë mënyrë

24/02/2023 16:04

Dëshironi të jetoni më gjatë? Jepni përparësi gjumit në jetën tuaj: Ndjekja e pesë zakoneve të mira të gjumit shtoi gati pesë vjet jetëgjatësisë së një burri dhe pothuajse 2.5 vjet në jetën e një gruaje, zbuloi një studim i ri.

“Nëse njerëzit kanë të gjitha këto sjellje ideale të gjumit, ata kanë më shumë gjasa të jetojnë më gjatë,” tha bashkëautori i studimit Dr. Frank Qian, 

Së pari, sigurohuni që të flini plot shtatë deri në tetë orë çdo natë. Gjithashtu duhet të keni një gjumë të pandërprerë dhe të qetë. Kjo do të thotë që ju nuk duhet zgjoheni gjatë natës ose të keni probleme për të fjetur më shumë se dy herë në javë. Ju gjithashtu duhet të ndiheni të relaksuar mirë të paktën pesë ditë në javë kur zgjoheni. Dhe së fundi, ju nuk mund të përdorni ilaçe për gjumë.

Është e rëndësishme të shkoni në shtrat në të njëjtën kohë në shumicën e netëve dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë në shumicën e mëngjeseve – madje edhe gjatë fundjavave dhe festave.

Sigurohuni që ambienti juaj i gjumit të jetë optimal, më i freskët dhe më i errët është më mirë, dhe bllokoni zhurmën. Shmangni pijet alkoolike para gjumit, mund të duket sikur po bini në gjumë më lehtë, por kur mëlçia juaj përfundon metabolizimin e alkoolit në orën 3 të mëngjesit, trupi juaj do të zgjohet, thonë ekspertët.

Vendosni një rutinë gjumi, pa drita blu ose shpërqendrime të paktën një orë para gjumit. Provoni meditimin, jogën, banjat e ngrohta – çdo gjë që ju relakson është e mrekullueshme.

Prindërit dhe kujdestarët mund t’i mësojnë këto zakone dhe t’ua mësojnë fëmijëve të tyre, duke u ofruar kështu atyre një mundësi më të mirë për një jetë më të gjatë

Top Channel