Peshku i shërbyer në pjatë kap me dhëmbë shkopin e ngrënies duke tmerruar rrjetin (video)

24/02/2023 15:32

A mund të imagjinoni një peshk që nga pjata e drekës tuaj deliakte kërcen dhe kap shkopin me të cilin po hani? Tingëllon në fakt si një makth por duket e vërtetë, sipas një videoje virale në rrjet, që raportohet se ka ndodhur në një restorant japonez.

Postimi i frikshëm e i pazakontë është shpërndarë nga përdoruesi i Instagram, Takahiro, dhe më pas shpërndarë nga shumë të tjerë që shfrytëzonin efektin e horrorit.

Video virale tregon pjatën e zbukuruar që u shërbye në restorant dhe burrin që me shkopin e ngrënies nis të ngacmojë përbërësit duke dashur të nisë ngrënien. Por sapo ai afron shkopin te peshku, ky i fundit ngrihet dhe me inat e kap më nofulla duke lënë darkuesin të tronditur.

Postimi thotë se incidenti i pabesueshëm ndodhi në restorantin në Yanagawa, Japoni.

Shumë përdorues shprehën shtangien e tyre, për mizorinë e dëshmuar, dhe konsumit të kafsheve ende të gjalla siç ndodh me disa specie në vendet Aziatike.

Shikimet e videos ishin në miliona edhe pse pikërisht për këtë arsye shumë përmbajtje te tilla shokuese në rrjet kanë rezultuar më pas të rreme.

FOTO GALERI
1/3
Postimi i frikshëm e i pazakontë është shpërndarë nga përdoruesi i Instagram, Takahiro, dhe më pas shpërndarë nga shumë të tjerë

Top Channel