E premte, 08 Shtator 2023
14:43
Pasoja dramatike nga moti i keq në Greqi! 8 viktima, qindra të bllokuar pa ushqim

Me mjete të posaçme qindra efektivë të ushtrisë greke evakuojnë banorët vendas nga komuna e  përmbytur e Palamas.

14:19
Pesë ushqime kundër tensionit të ulët

Tensioni i ulët i gjakut është një sëmundje shqetësuese por që merr një vëmendje të pamjaftueshme në krahasim me hipertensionin.

14:09
Thuram: Mund të kisha bërë dy gola, por kemi ndeshje të tjera para

Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram, foli në fund të ndeshjes mes Francës dhe Irlandës, ku shënoi golin e parë me fanellën e “Bluve”, ndërsa hyri në fushë si zëvendësues i Oliver Giroud.

13:56
Rumania me plan për pranimin e më shumë drithërave nga Ukraina

Qeveria e Rumanisë do të miratojë një plan për të përmirësuar infrastrukturën rrugore që çon për në portin e Konstantës në Detin e Zi.

13:48
I ofroi para Nuredin Dumanit që të vriste ish-gruan, lihet në burg Alban Bengasi

Alban Bangasi, avokati që porositi Nuredin Dumanin për rrahjen e ish-gruas së tij, ka mohuar të këtë lidhje me atë që ka rrëfyer Dumani.

13:40
Nga jahtet u mblodhën 10 milionë euro! Taksat për furnizimin me naftë të mjeteve luksoze

Afro 10 milionë dollarë iu shtuan arkës së shtetit vetëm nga furnizimi me naftë i jahteve që u ndalën në portin e Durrësit.

13:24
Reshjet më të mëdha në 140 vjet, përmbytje katastrofike në Hong Kong

Hong Kongu është vërshuar pas reshjeve më të mëdha të shiut për pothuajse 140 vjet, duke përmbytur rrugët e qytetit e disa stacione të metrove dhe duke detyruar mbylljen e disa shkollave.

13:23
I dha fitoren Argjentinës dhe barazoi rekordin e Surezit, Messi “harron” suksesin në Katar

Argjentina e nisi me këmbën e mbarë fushatën eliminatore të Kupës së Botës 2026, duke mposhtur 1-0 Ecuadorin në stadiumin “Monumental” të Buenos Airesit.

13:10
Nisja e vitit të ri shkollor, Veliaj: Sigurohemi që shkollat janë ishujt më të sigurt të vendit

Nga shkolla “Betim Muço” në Kombinat, e cila po përgatitet për të mirëpritur nxënësit për vitin e ri shkollor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se siguria në institucionet arsimore dhe plotësimi i të gjitha kushteve të nevojshme për një vit të mbarë shkollor janë prioritet i punës se bashkisë.

13:07
Bënte “drift” me mjet dhe e postonte në rrjete sociale, e pëson drejtuesi i mjetit në Bulqizë

Një drejtues automjeti është gjobitur në Bulqizë për kryerjen e manovrave të rrezikshme me automjet.

12:58
U kapën në tokën e mbjellë me kanabis, arrestohen dy persona në Vaun e Dejës

Dy persona janë arrestuar në flagrancë në Vaun e Dejës në fshatin Koman ku kishin mbjellë bimët narkotike.

12:51
Entuziazëm “fake” te Polonia, Shqipëria duhet të përfitojë

Klima në kombëtaren e Polonisë nuk është aq pozitive sa e paraqiti trajneri Fernando Santos në përfundim të sfidës me Ishujt Faroe, e fituar 2-0 falë finalizimeve të Robert Lewandowsit.

12:40
Ministrat e rinj ende pa dekretim/ Sot kthehet presidenti, të hënën pritet votimi në parlament

Emrat e rinj të kabinetit qeveritar janë ende në tryezën e presidentit Bajram Begaj në pritje të dekretimit pas kthimit sot nga Kazakistani.

12:14
Plani i menaxhimit të Vjosës/ Nis faza e dytë e konsultimeve publike për parkun

Plani i menaxhimit të parkut kombëtar të Vjosës ka hyrë tashmë në fazën e dytë të konsultimeve publike me banorë dhe grupe interesi të 13 bashkive të luginës që laget nga Vjosa dhe degët e saj tashmë të mbrojtura.

12:04
Dosja “Gërdeci”/ Fatmir Mediu dorëzon listën me 90 dëshmitarë, mes tyre ish-zyrtarë të lartë të SHBA, ministra dhe ish-ministra

Nuk do të ketë gjykim të shkurtuar, por gjykim të zakonshëm në procesin penal ndaj Fatmir Mediut, emri i të cilit u rikthye nga denoncimi i një familjeje nga Gërdeci, fshati i tragjedisë së 15 marsit ku nga shpërthimi humbën jetë 26 persona e u plagosën 300 të tjerë.

11:57
Arrestohen katër “turistë” droge/ Do të kalonin në Kakavijë me çokollatë hashashi

Katër të huaj u arrestuan në pikën kufitare të Kakavijës pasi u kapën me lëndë narkotike.

11:39
Shefi i Ryanair goditet me tortë nga aktivistet para Komisionit Evropian: Mikpritje e ëmbël

Shefi i kompanisë ajrore Ryanair, Michael O’Leary, është goditur me tortë nga dy aktiviste, ​​jashtë selisë së Komisionit Evropian në Bruksel.

11:08
Shënoi për Çekinë, Cerny: Një turp i madh që dolëm me një pikë, ne duhet të fajësojmë veten

Autori i golit të Çekia në ndeshjen e së enjtes kundër Shqipërisë, që u mbyll me barazimin 1-1, Vaclav Cerny konfirmoi formën e tij të mirë.

10:58
11 mijë vjet burg për bosin e kriptomonedhës Faruk Fatih Ozer/ U ekstradua nga Shqipëria me kërkesë të palës turke

CEO i Crypto Exchange Thodex është dënuar me 11.196 vite, 10 muaj e 15 ditë burg nga një gjykatë turke për krime të shumta duke përfshirë mashtrimin, udhëheqjen e një organizate kriminale dhe pastrim parash.

10:53
Intervista e trajnerit të Çekisë pas barazimit me Shqipërinë, Silhavy: Turp! Pjesën e parë ishim shumë keq

Pasa barazimit 1-1 në shtëpi ndaj Shqipërisë, trajneri i Republikës Çeke, Jaroslav Silhavy është shprehur i zhgënjyer me ekipin e tij.

10:50
Ukraina pretendon për “sukses të pjesshëm” afër Bahmutit

Forcat ruse kanë sulmuar me raketa rajonin e Zaporizhjës dhe të Sumit mëngjesin e 8 shtatorit.

10:33
Operacion anti-drogë në Tiranë/ 8 të arrestuar, siguronin kokainë dhe e shisnin nëpër lokale nate

6 muaj hetime iu deshën policisë së Tiranës për të identifikuar 9 anëtarët e një grupi kriminal që shpërndanin dogra të llojeve të ndryshme në zonën e kodrës së diellit në kryeqytet.

10:26
​Sot, afati i fundit për largimin e strukturave ilegale nga objekti në Mitrovicë të Veriut

Këtë të premte, përfundon afati që Komuna e Mitrovicës së veriut u ka dhënë strukturave paralele për lirimin e objektit në Lagjen e Boshnjakëve.

10:10
Ilir Shaqiri kërkon përballje titanësh në Big Brother Vip 3: Do futesha me këta konkurrentë

Ilir Shaqiri do të rikthehet së shpejti në ekranin e Top Channel si kryetari i jurisë për spektaklin e kërcimit Dancing With the Stars.

10:05
Nis fushata sensibilizuese e Policisë Rrugore dhe “Fundjavë Ndryshe”, mjete shkollore falas për nxënësit

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë, në bashkëpunim me fondacionin “Fundjavë Ndryshe”, kanë ndërmarrë një nismë për sensibilizimin e nxënësve mbi rëndësinë e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

09:40
Po transportonte 13 emigrantë të paligjshëm, kapet i riu në Gjirokastër, arrestohet dhe pakistanezi që i ndihmonte të hynin në Shqipëri

Një 24-vjeçar u kap duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm  në aksin rrugor Tre Urat – Përmet.

09:37
Surprizon Ilir Shaqiri! Fituesi i BBV1 në krye të jurisë së Dancing With the Stars

Tashmë të gjithë jeni njohur me lajmin se projekti i suksesshëm i “Dancing With the Stars” që ka mbajtur një audiencë të lartë të gozhduar pas ekranit sezonin e shkuar, do të startojë së shpejti në Top Channel.

09:26
Olaf Scholz dhe Pakti për Gjermaninë, vetëm reklamë?

Zhvillimet në Gjermani nuk janë aq optimiste. Vendi po humb fuqinë ekonomike. Indutria vuan nga çmimet e larta të energjisë dhe ka shumë burokraci.

09:18
Modric: Kushti im për rinovimin me Realin, e përjetoj futbollin në maksimum

Luka Modric ka dhënë një intervistë për median kroate “Sportske Novosti” gjatë grumbullimit me kombëtaren ballkanike.

09:05
Kishte fshehur kallashnikovin në bagazhin e makinës, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan

Një 37-vjeçar në Elbasan ka rënë në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje.

08:55
SHBA, BE kritikojnë komentet për Holokaustin të presidentit të Autoritetit Palestinez

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kritikuan të enjten komentet e bëra nga Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, për persekutimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe antisemitizmin.

08:41
Portugali: Debat kundër konsumit të drogave të forta

Në vitin 2001 Portugalia legalizoi të gjitha drograt, pavarësisht nga rrezikshmëria e tyre. Por tani është ndezur debati kundër konsumit të dograve të forta, lejuar legalisht prej më shumë se dy dekadash.

08:29
Ministri Balla takim me Kryetarin e KLP: Politikë penale më të ashpër kundër zjarrvënësve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Kryetarin e KLP-së, Alfred Balla.

08:19
Gjykata shpall fajtor për shpërfillje të Kongresit ish-këshilltarin e Donald Trump-it

Peter Navarro, ish-këshilltari për tregtinë i ish-Presidentit Donald Trump, u gjend fajtor të enjten për shpërfillje të Kongresit. Ai pati kundërshtuar një fletëthirrje nga komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi sulmin e vitit 2021 ndaj Kapitolit.

08:10
BE, rregulla të reja për cilësinë e ajrit! Cilat qytete të Europës janë më të ndotura

BE po diskuton për rregulla të reja lidhur me cilësinë e ajrit. 98 për qind e njerëzve në Evropë thithin ajër më të keq sesa rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

08:03
Temperaturat rriten deri në 34 gradë C! Parashikimi i motit për këtë të premte

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat veriore.

E enjte, 07 Shtator 2023
23:05
I morën barazimin Çekisë, Rama: Krenar për Shqipërinë! Kombëtare që jep shpirtin në fushë dhe frymëzon

Kryeministri Edi Rama është shprehur krenar për Shqipërinë pas barazimit të arritur në Pragë me Çekinë.

22:57
Dokumenti: Kisha Katolike në Romë fshehu mbi 3.000 hebrenj nga nazistët

Kisha Katolike në Romë i ka fshehur më shumë se 3.000 hebrenj nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas disa dokumenteve të publikuara të enjten.

22:56
Bllokada e grurit ukrainas, Sunak bisedë telefonike me Zelensky-n

Rishi Sunak ka zhvilluar një telefonatë me presidentin Volodymyr Zelensky.

22:53
“Goditen qeraxhinjtë”, Caka: Taksa e re do të shtojë kostot e familjeve që s’kanë shtëpi

Silva Caka ka deklaruar se taksa e re e referencës e vendosur nga qeveria do të godasë qiraxhinjtë dhe shtojë kostot e familjeve që s’kanë shtëpi.

22:49
Lewandowski nderon Poloninë, festojnë edhe Franca e Holanda

Fiton Polonia në Varshavë, kundërshtari i radhës i Shqipërisë në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024. Ndërkohë që fitojnë edhe Franca e Holanda.

22:47
SHBA-ja i ripozicionon trupat e saj në Niger

Shtetet e Bashkuara janë duke i larguar trupat e veta prej bazës ushtarake në kryeqytetin e Nigerit, Naimej – ku zyrtarët e kanë marrë pushtetin përmes një puçi në korrik – në një bazë tjetër në Agedez, ka thënë Pentagoni të enjten.

22:40
Shqipëria merr një pikë në Pragë, përfundon me barazim ndeshja ndaj Çekisë

Shqipëria ka arritur të marrë një pikë tjetër në Pragë, pasi ndeshja Çeki-Shqipëri përfundoi në shifra të barabarta 1-1.

22:24
Bie nga biçikleta, plagoset polici në Tiranë

Një punonjës policie u plagos, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga biçikleta.

22:15
Ja sa taksa merren te fatura e ujit! Ekspertja: Shkelje të merret e njëjta taksë dy herë

Qytetarët shqiptarë paguajnë disa taksa, bashkë me faturë e muajit çdo ditë.

22:00
“Çmimet e referencës u rritën deri në 76%”/ Gazetarja: Ja sa do paguajmë për çdo zonë

Në fund të muajit korrik, qeveria miratoi vendimin që parashikonte rritjen e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës.

21:53
Të domosdoshëm për të rikthyer nivelet e energjisë! Njihuni me çajrat më të mirë bimorë kundër astmës

Çajrat bimorë janë të nevojshëm dhe të domosdoshëm për të rikthyer nivelet e energjisë, për të forcuar imunitetin por edhe luftuar astmën.

21:42
Afrika e Jugut është ‘shantazhuar’ nga farmaceutika për vaksinat COVID (fotot)

Grupet e mëdha farmaceutike kanë shantazhuar Afrikën e Jugut për të nënshkruar kontrata të padrejta, me çmime të fryra për vaksinat COVID-19 në krahasim me vendet perëndimore, njoftonte sot një grup monitorimi që ka bërë presion për publikimin e detajeve të abuzimit.

21:31
Shqipëria përballë Çekisë, mbyllet pa gola pjesa e parë

Shqipëria luan një sfidë mjaft të rëndësishme në Pragë ndaj Republikës së Çekisë me kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho që janë në ndjekje të ëndrrës për t’u kualifikuar në Euro 2024.

21:30
Ish-kryeministrja e Finlandës heq dorë nga vendi i saj në Parlament, gjen punë tjetër

Ish-kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, do të heqë dorë nga vendi i saj në parlament, për t’u bërë këshilltare për një organizatë joqeveritare britanike.

21:23
I paditur për zgjedhjet në Xhorxhia, Trump mund të kërkojë zhvendosjen e çështjes në një gjykatë federale

Donald Trump mund të bëjë një kërkesë për të zhvendosur padinë penale në Xhorxhia, në bazë të së cilës ai akuzohet për komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, nga një gjykatë shtetërore në një gjykatë federale, sipas një dokumenti të dorëzuar në gjykatë të enjten.

21:15
Gjykata refuzon Asociacionin për Mbrojtje të të Drejtave të Myslimanëve, miraton ndalimin e abajas në shkollës

Gjykata Supreme e Francës e ka miratuar ndalesën kontroverse për veshje të kostumit abaja në shkolla.

21:10
Microsoft: Kina dyshohet se përdor inteligjencën artificiale për të ndikuar tek votuesit amerikanë

Kompania amerikane ‘Microsoft’ tha të enjten se ka identifikuar një rrjet profilesh të rreme në rrjete sociale të kontrolluara nga Kina, në përpjekje për të ndikuar tek votuesit amerikanë duke përdorur inteligjencën artificiale.

21:00
Tirana mikpret 50 kompani në fushën e shëndetit, ekzaminime dhe konsulta falas për qytetarët në sheshin “Skënderbej”

Për herë të parë 50 kompani që ofrojnë shërbime në fusha si farmaceutike, dentistri, shërbim klinik dhe spitalor, dermokozmetike, estetike, dietologji, fitness, suplemente do të bëhen bashkë më 9 dhe 10 Shtator në sheshin “Skënderbej”.

20:55
OKB: Bota po i braktis gratë

Duke nisur nga lufta kundër varfërisë e deri të qasja në edukim, apo përfaqësimi në politikë, bota është duke “dështuar” në avancim të grave dhe vajzave, kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara në një raport për barazi gjinore, të publikuar të enjten.

20:51
Gjashtë arsye pse baballarët e dashur rrisin fëmijë inteligjentë

Baballarët, veçanërisht ata të dashur, mund të kontribuojnë shumë në lumturinë e një fëmije.

20:45
Zona e mbrojtur e Liqenit të Shkodrës zaptohet nga ndërtimet pa leje, të gjitha pa autor

“Fiks Fare” trajtoi mbrëmjen e së enjtes ndërtimet pa leje që janë bërë në zonën e mbrojtur të liqenit të Shkodrës dhe Taraboshit.

20:24
Rënia e flokëve – Kur kthehet në problem dhe nga çfarë shkaktohet

Çdo njeri ka mesatarisht 80,000 deri në 120,000 fije floku. Mesatarisht një person humbet pesëdhjetë deri në njëqind fije flokësh në ditë.

20:21
Sulm me dronë në Odesa, dëmtohen objektet portuale! Edhe Rusia raporton sulme

Ukraina është nën shënjestrën e sulmeve ukrainase, ku gjatë natës ka pasur breshëri dronësh.

20:02
Tentoi të hapte derën e avionit mbi 9000 metër lartësi, heroi shqiptar neutralizon pasagjerin ‘e çmendur’

Një pasagjer shqiptar ka bërë një gjest heroik, duke u përballur në mënyrë të guximshme me një burrë në avion, pasi gjatë një fluturimi ky i fundit sulmoi një anëtar të ekuipazhit dhe u përpoq të hapte derën e urgjencës në rreth 9200 metra lartësi.

19:52
Ekskluzive! Përgjigje ruse kundër hackerave/ Prokuroria kërkoi informacione nga Moska për iranianët

Federata ruse i ka kthyer përgjigje Shqipërisë mbi hetimet që po kryhen prej një viti për të zbardhur atë që prokuroria e konsideroi si një sulm shtetëror të qeverisë iraniane për të paralizuar shërbimet digjitale e për të shkaktuar kaos.

19:46
Ministria e Brendshme nuk jep më tendera! Miratohet vendimi, do të krijohet shoqëri aksionare me kapital 100 % shtetëror

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e kësaj të enjteje vendimin që Ministria e Brendshme të mos japë me tendera.

19:43
Impjanti i shkripëzimit të ujit në jug të Gaza plotëson nevojat e një pjese të qytetit (fotot)

Impjanti i shkripëzimit të ujti të detit në jug të Gaza plotëson nevojat për ujë të rreth 12 përqind të qytetit 2 milionësh.

19:05
Reforma në sektorin energjetik! Qeveria miraton propozimin e Financave për kredi nga Agjencia Franceze për Zhvillim

Qeveria, përmes një VKM-je, ka miratuar propozimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisё për marrjen e një kredie nga Agjencia Franceze për Zhvillim, me qëllim mbështetjen e fazës së dytë të reformës në sektorin energjetik në Shqipëri.

19:04
Masakër mjedisore në Butrint! Arrestohet inspektori i zonës dhe specialisti i ARZM, disa të tjerë nën hetim pas denoncimit të “Fiks Fare”

Disa ditë pasi “Fiks Fare” denoncoi një masakër mjedisore në zonën turistike të Ksamilit, është arrestuar inspektori i zonës së Butrintit Çane ALiaj dhe specialisti i Ksamilit pranë ARZM Vlorë, Sokol Xhyheri.

19:00
Gruaja që humbi të gjitha paratë e llotarisë $2 milionë, insiston se ‘i shpenzova me mend’ (fotot)

Të gjithë do të dëshironin të fitonin llotarinë por për disa njerëz milionat nuk duket se zgjasin shumë vjet.

19:00
“Amaneti” i Luiz Ejllit! Publikohet kënga e re e artistit, sërish dedikim për Kiara Titon?

“Amanet”, kënga më e fundit e Luiz Ejllit sapo është publikuar në kanalin e këngëtarit, në “Youtube”.

18:40
Përmbytjet katastrofike në Greqi! Shkon në 6 numri i viktimave, pamje apokaliptike në shumë zona

Greqia është prekur rëndë nga përmbytjet, të cilat i kanë marrë jetën gjashtë personave, ndërsa pamjet mbeten të rënda.

18:30
Meta ndihmon sërish Berishën! Zgjedhjet në Kukës, KQZ regjistron koalicionin “Bashkë Fitojmë”

Rithemelimit të Sali Berishës i përsëritet e njëjta problematikë në të garuarin për zgjedhjet e pjesshme lokale në  Kukës, njësoj si në 14 Maj.

18:25
Ftesë në 5/ Gjithnjë “Punë pa teka” si Kristi Gongo! Gazetarja e Top Channel nuk mban dot lotët, emocionohet nga familjarët

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar gazetarja e Top Channel Kristi Gongo, e cila zbuloi më tepër nga “Punë pa teka”, program më i ri televiziv që nis transmetimin këtë të shtunë.

18:16
Skuadrat e shpëtimit kërkojnë amerikanin e sëmurë në shpellën 1000m të thellë në Turqi (fotot)

Mark Dickey pësoi një gjakderdhje të papritur gastro-intestinale teksa ishte me eksploratorë të tjerë në shpellën e njohur të Morca.

18:13
Ministri izraelit rindez debatin rreth akuzave mbi “ligje të veçanta për izraelitët dhe palestinezët në Bregun Perëndimor”

Deklaratat e fundit të ministrit izraelit të ekstremit të djathtë, kanë rindezur akuzat që palestinezët kanë bërë ndaj Izraelit prej dekadash, sipas së cilave ai po imponon një regjim aparteidi, duke zbatuar ligje të veçanta për izraelitët dhe palestinezët në Bregun Perëndimor.

18:09
Policia Rrugore e Tiranës dhe “Fundjavë Ndryshe”, fushatë sensibilizuese për njohjen e nxënësve me rregullat e qarkullimit

Në këtë fillim të vitit të ri shkollor, Policia e Qarkullimit Rrugor Tiranë në bashkëpunim me “Fundjavë ndryshe” kanë ndarë një fushatë sensibilizuese mbi rregullat e qarkullimit rrugor me nxënës të Shkollave 9-vjeçare të Komunave Baldushk, Petrelë dhe Bërzhitë.

17:57
Ish-kreu i Mossad thotë se Izraeli ‘ka vendosur sistem aparteidi ndaj palestinezëve’ (fotot)

Komentet e ish-zyrtarit të lartë të sigurisë Tamir Pardo, u dënuan nga partia izraelite në pushtet Likud.

17:32
Supersfida atëherë – tani! Njihuni me 15 yjet që kanë ndryshuar në mënyrë dramatike përgjatë viteve

Të gjithëve na ka ndodhur të bëhemi nostalgjik ndonjëherë dhe të shfletojmë nëpër albume të vjetra fotografike për të rikthyer në kujtesë mementet më të ëmbla në jetën tonë.

17:25
“Punë Pa Teka”/ Kristi Gongo zbulon detajet, çfarë do të shohim në episodin e parë

“Punë Pa Teka” i vesh gazetares Kristi Gongo nga një kostum të ri pune, çdo të shtunë në Top Channel.

17:14
Forumi Ekonomik Izraelit, Veliaj: Muajin tjetër hapim zyrtarisht Piramidën, qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale

Piramida është gati të hapë dyert për të gjithë ata të rinj që duan të aftësohen në teknologjinë digjitale.

17:03
Gruaja braktis Britaninë për të jetuar në shpellën 1000-vjeçare spanjolle me kafshë e lakuriqë (fotot)

54 vjeçarja Matilda Kennard Troughton, po kërkonte një shtëpi në Spanjë ku të gjente pak paqe e qetësi dhe tani ndan shtëpinë e saj thuajse nëntokësore me kafshë të ndryshme teksa thotë se “nuk mund të jetë më e lumtur”.

16:58
Efekti “Messi” në MLS! Një biletë në Los Angeles më e shtrenjtë se abonimi sezonal

Përveç Arabisë Saudite, është edhe një ligë tjetër ku kanë zgjedhur të shkojnë disa “yje” të futbollit. I referohemi MLS-së, e galvanizuar nga transferimi i Lionel Messit tek Inter Miami.

16:50
​Osmani në selinë e NATO-s: Kosova po përjeton ndërhyrje të vazhdueshme nga jashtë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se vendi po përjeton ndërhyrje të huaja të paligjshme.

16:47
Shtatë bimët që bëjnë mrekulli rreth njeriut

Shëndeti dhe mirëqenia e secilit prej nesh në shtëpi apo edhe në vendet ku punojmë varet nga një sërë faktorësh, por lulet dhe bimët në mjediset ku qëndrojmë, padyshim që luajnë një rol të rëndësishëm.

16:41
Stoltenberg pas takimit me Osmanin: Të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se e mirëpret njoftimin për takimin e radhës të nivelit të lartë, në mes të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.

16:33
Përplasja me të vëllanë kriminel, Paul Pogba me 15 shtator në gjyq

Rasti “Pogba” kishte tronditur Francën pak javë para fillimit të Kupës së Botës në Katar.

16:29
Merrte ryshfet, arrestohet komandanti i ushtrisë ruse! Rrezikon deri në 15 vite burg

Një ish-komandant i ushtrisë ruse, i cili ishte përgjegjës për mbrojtjen ajrore të vendit, është arrestuar për ryshfet, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.

16:28
Piloti që mbijetoi 13 ditë në Amazonë pas përplasjes së avionit, vdes në aksidentin e dytë fatal (fotot)

Vitin që shkoi piloti Otavio Augusto Munhoz da Silva u zhduk pa lënë gjurmë pas një aksidenti në pyjet e Amazonës, por mrekullisht u gjet gjallë pasi kishte mbijetuar për 13 ditë në botën e egër.

16:24
Goditet rrjeti shqiptar i trafikut të drogës në Itali, 8 të arrestuar, 30 në hetim/ Policia: Kokat e grupit ndodhen në Shqipëri

“Tetë të arrestuar, 5 shqiptarë, 2 tunizianë, 1 italian, 30 persona në hetim, 10 kilogramë kokainë dhe heroinë dhe 30 mijë euro cash e sekuestruar”, është ky rezultati i megaoperacionit të Policisë në Padova ndaj një grupi kriminal shqiptaro-italian që bënte trafik të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali, kokat e të cilit mendohet se veprojnë nga Shqipëri.

16:18
Kievi nis eksportin e grurit përmes porteve kroate

Ukraina ka filluar eksportin e grurit përmes porteve detare kroate, tha të enjten një zyrtar i lartë ukrainas.

16:15
Britania e Madhe sanksionon bandën ruse të krimit kibernetik

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj 11 individëve për të cilët tha se ishin anëtarë të një bande ruse të krimit kibernetik.

16:07
Korçë/ Theu në mënyrë të përsëritur masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, vihet në pranga 34-vjeçari

Një 34-vjeçar është vënë në pranga pasi theu në mënyrë të përsëritur masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

15:53
BE shënjestrën gjigantët online! Rregulla të reja për Facebook, Tiktok, Apple dhe Amazon

Apple, Amazon dhe Meta janë vendosur nën shënjestrën e Bashkimit Europian.

15:50
Luftë me smartphone! SHBA hetim për Huawei, Kina ndalon Iphone në administratë

Qeveria e Shteteve të Bashkuara po kërkon më shumë informacion rreth “Huawei Mate 60 Pro”, një smartphone kinez ky i mundësuar nga një çip i avancuar.

15:50
Dokumentar për Victoria Secret, marrin pjesë emrat më të famshëm showbizz-it botëror

Modele, këngëtarë dhe sportistë morën pjesë në shfaqjen e një dokumentari për Victoria Secret, e cila i paraprin javës së modës në New York.

15:43
Video/ Vrasësve u shpërthen granata brenda makinës së arratisjes pas atentatit me katër viktima në Ekuador (fotot)

Në video janë publikuar momentet kur një grup vrasësish në Ekuador duket se hedhin veten në erë pas shpërthimit të granatës së tyre në arratisjen pas një atentati të rëndë.

15:39
Përmbytje dhe viktima në Greqi/ Vërshimet e ujërave vrasin disa persona, ka edhe të zhdukur

Eskavatorët e ushtrisë kanë filluar të transportojnë banorët e zonave të përmbytura pasi janë të vetmet mjete që mund tu afrohen shtëpive të mbuluara nga uji ku niveli ka shkuar në rreth dy metra.

15:30
Pijet e ndaluara për fëmijët/ Mjekët kërkojnë kujdes: Larg fëmijët nga pijet energjike

Konsumimi i pijeve energjike nga fëmijët e vegjël është kthyer në një problem shumë shqetësues, japin alarmin mjekët pediatër.

15:25
Regjistrimet në universitet/ Më 15 shtator hapet një raund i ri për degët e mbetura

Pasi kanë kryer aplikimet online, maturantët janë ende në fazën e regjistrimeve për degët ku kanë rezultuar fitues, që është përllogaritur që të zgjasë 14 ditë.

15:22
Më pak fëmijë në Shkodër/ Bie numri i regjistrimeve në shkollë, më së shumti në fshatra

532 nxënës me pak se sa vitin e kaluar, do të kenë shkollat në bashkinë e Shkodrës, në vitin e ri arsimor që nis të hënën e 11 Shtatorit.

15:11
Mbyllen klasat e para/ Në Gramsh dhe në Librazhd nuk do hapen as disa shkolla

Nëse në qytete numri i nxënësve në shkolla po ulet dita ditës, në fshatrat e thellë malorë dyert e shkollave po mbyllen.

15:05
Zbrazen shkollat/ Bie numri i fëmijëve që regjistrohen në klasën e parë

Këtë vit pritet të ketë një tjetër rënie të numrit të nxënësve që do të ulen të hënën në bankat e shkollës.

15:02
Pamjet e arratisjes/ Vrasësi brazilian hipën me këmbë e duar në murin e burgut

Aeroportet angleze janë në kaos duke vënë në vështirësisë mijëra udhëtarë për shkak të arratisjes së një personi nga burgu.