E hënë, 30 Janar 2023
15:39
Aleanca për shqiptarët në qeveri? Sot nisin negociatat në Shkup

Vetëm pak kohë pas takimi që kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama pati në Tiranë me kryetarët e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut, nga Shkupi mbërrin lajmi i nisjes së pritshme të negociatave për zgjerimin e koalicionit qeverisës.

15:32
Era që “fshiu” federatën e Atletikës! Smajlaj dhe Ruli vazhdojnë gjyqet, sekretari Dionisi tërhiqet nga çështja

Atletika shqiptare prej më shumë se një muaji po vuan krizën më të madhe të historisë së sajë dhe kjo jo, për shkak të dopingut, por për një manipulim të Federatës Shqiptare të Atletikës e cila në njoftimet e saj për garën e zhvilluar në muajin maj të vitit 2021 është ndëshkuar me pezullime të rënda dhe madje të paprecedentë.

15:25
Elbasan, çdo ditë dy divorce! Pandemia dhe izolimi ndikuan negativisht

Mesatarisht, çdo ditë dy çifte në qarkun e Elbasanit i drejtohen gjykatës për zgjidhjen e martesës.

15:19
Joao Cancelo largohet nga City, huazohet në Bundesliga

Joao Cancelo është goditja e madhe e Bayern Munchen në merkaton e janarit. Lojtari portugez nuk ka luajtur si titullar asnjë nga tri ndeshjet e fundit me Manchester City.

15:17
Policja britanike e shkarkuar për lidhjen me eprorin, tashmë hetohet për ‘intimitet’ me krye-trafikantin e drogave (fotot)

Një oficere e re policie që u pezullua nga detyra për një lidhje intime me eprorin e martuar në vendin e punës, përballet tashmë me të tjera hetime, kësaj radhe për një lidhje me një trafikant të njohur drogash.

15:17
Matura në “skaner”/ Ministria e Arsimit publikon raportin vjetor me arritje dhe problematika

Për herë të parë, Ministria e Arsimit ka marrë vendimin që maturantët me aftësi ndryshe në shkolla do të testohen me provime të veçanta.

15:16
Ligjvënësit amerikanë vlerësojnë masat për të parandaluar brutalitetin e policisë

Thirrjet për reformë policore janë shtuar në Shtetet e Bashkuara pasi pesë oficerë policie në qytetin Memfis, të shtetit Tenesi u kapën në video duke rrahur një person që vdiq më pas.

15:15
Mësuesit kërkojnë pagesat/ Në Roskovec, paralajmërojnë grevë nëse nuk paguhen për transportin

Mësuesit e Roskovecit që vijnë në shkollë më automjet që prej muajit shtator nuk kanë marrë paratë e transportit rrugor.

15:00
Shpërthen bombula e gazit në Korçë, pëson djegie trupore 40-vjeçari

Një bombul gazi ka shpërthyer mesditën e sotme në Korçë, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar një 40-vjeçar. 

14:39
Gjermani: Dyfishohen sulmet me thika në trena

Sipas mediave, numri i akteve të regjistruara të goditjeve me thikë në trena pothuajse u dyfishua në vitin 2022. Si ministrja e Brendshme Faeser, ashtu edhe CDU/CSU kërkojnë të shqyrtohet dëbimi i autorëve të dhunës.

14:30
Finlanda shpresa të anëtarësohet në NATO së bashku me Suedinë

Finlanda ende shpreson t’i bashkohet NATO-s së bashku me Suedinë, tha më 30 janar ministri i Jashtëm finlandez.

14:22
I vendosi eksploziv shtëpisë së policit në Shkodër, lihet në burg 33-vjeçari

33-vjeçari Dedë Nika që akuzohet se ka vendosur lëndë plasëse në shtëpinë e një polici dhe një qytetari tjetër në vitin 2020, është lënë sot në burg.

14:13
Britney Spears rikthehet në “Instagram” dhe u përgjigjet zërave për ndarje

Britney Spears është rikthyer në Instagram vetëm një javë pasi hoqi dorë nga postimi në faqen e saj dhe u tha fansave të saj se nuk është ndjerë kurrë më mirë.

14:04
Shpërthim në xhami, dhjetëra të vdekur e të plagosur në Pakistan!

Mbi 32 të vdekur e 150 të plagosur, bilanci i shpërthimit të fuqishëm në një xhami të mbushur plot me besimtarë në Pakistanin veriperëndimor, është tragjik. Një pjesë e godinës është shembur krejtësisht, duke bllokuar sipas zyrtarëve vendas, disa njerëz nën gërmadha.

13:59
”Nuk hyjmë në luftë me Rusinë”, Scholz i refuzon Kievit avionët ushtarakë!

Tanke po, avionë luftarakë jo: Berlini nuk dëshiron ta sfidojë fatin dhe pavarësisht gatishmërisë për të ndihmuar Ukrainën me armatime në mesin e agresionit brutal rus, kërkon ta shmangë nga ana tjetër konfrontimin e vet me Moskën.

13:51
Më pak borë këtë dimër, ekspertët: Do mbetemi “pa ujë” në verë!

Ky dimër solli më pak borë në kontinentin e vjetër, çka po shihet qartë sidomos ne shumë resorte europiane të skive nga Gjermania, e Francë e në  Republikën Çeke, shpatet e të cilave po arrijnë të mbulohen vetëm me borë artificiale.

13:32
Dyfishohen sulmet me thika në trenat e Gjermanisë

Numri i akteve të goditjes me thikë të regjistruara në trena dhe stacione u dyfishua më shumë se vitin e kaluar krahasuar me 2021, sipas mediave gjermane.

13:12
​Mbi 500 të vdekur që nga fillimi i trazirave në Iran

Të paktën 527 persona janë vrarë në Iran që nga fillimi i demonstratave antiqeveritare më shumë se katër muaj më parë, thuhet në një raport të Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve për të Drejtat e Njeriut me qendër në SHBA.

13:10
Me pushkë e municion luftarak me vete, arrestohet 24-vjeçari me precedent penal në Shkodër

Në zbatim të planit operacional të hartuar në fillim të janarit, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe të shtetasve me precedent të theksuar kriminal, si dhe për kapjen e atyre që mbajnë apo qarkullojnë me armë zjarri, drogë dhe sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Komisariatit […]

13:02
Futsall 2023/ Tirana fiton Kupën e Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë në Futsall 2023 u përmbyll të dielën me finalen e madhe mes Diamanti Futsal dhe Tirana Futsal, sfidë e luajtur në kompleksin Goga në Durrës.

12:49
Kukësi sheh rezultatet e merkatos, Doi rekordmeni i Bylisit

Merkato e janarit, për ekipet shqiptare konsiderohet si një varkë shpëtimi, ku skuadrat duan që të riparojnë problemet e hasura në pjesën e parë të sezonit.

12:47
“Bumerangu” i Vuçiçit: Nacionalistët që ushqeu vetë, i kthehen kundër për marrëveshjen

Me pohimin publik se po të mos pranojë propozimin europian për marrëveshjen me Kosovën, Serbia do të përballet me pasja të mëdha politike dhe ekonomike, presidenti serb Aleksander Vuçiç u përpoq të zbuste mesazhin që po i dërgonte popullit, e sidomos njërit prej segmenteve më problematikë të tij për sa i takon lëshimeve për Kosovën.

12:45
Jo vetëm mjekë, Gjermanisë po i mungojnë dhe mësuesit: Do angazhohen të huaj?

Është konsideruar prej kohësh si motori ekonomik i Europës, vend ii fuqishëm i kontinentit të vjetër që kapërceu me sukses krizat njëra pas tjetrës, por problemet e brendshme edhe atje duket janë akumuluar prej kohësh. Ishte pandemia e koronavirusit ajo që nxori në pah se mangësitë e mëdha me të cilat po përballet sot sistemi arsimor gjerman.

12:30
Gjendet pa jetë 68-vjeçari në Sarandë, u rrëzua aksidentalisht nga shkëmbi teksa kulloste bagëtitë

Një 68-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në fshatin Dhivër të Sarandës. Policia bën me dije se i moshuari dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një shkëmb, ndërkohë që ishte duke kullotur bagëtitë. Sarandë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 11:30, në fshatin Dhivër, është gjetur i pajetë shtetasi Dh. B., 68 vjeç, banues në […]

12:27
Të të thyhet zemra është diçka e keqe?! Ava Max nuk mendon aspak kështu

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max është rikthyer në skenën muzikore me albumin e saj të ri “Diamonds and Dancefloors” dhe ka shpjeguar se pse më parë ishte zotuar se kurrë nuk do të shkruante për jetën e saj personale, por përfundoi duke e bërë këtë pasi kaloi një ndarje.

12:26
Kosovë, SHBA shmang Kurtin? Takime me shoqërinë civile për Asociacionin!

Shtetet e Bashkuara po kalojnë në veprim lidhur me pikën kryesore që pengon arritjen e marrëveshjes së shumëkërkuar të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

12:22
Ekonomia në 2023! Ekspertët kërkojnë kujdes me papunësinë dhe uljen e të ardhurave

2023 do të jetë një vit i vështirë për ekonominë dhe familjet shqiptare. Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se kriza e çmimeve ka dhënë tashmë efektet në tkurrje të ndjeshme të konsumit dhe pasojat pritet të jenë afatgjata. Shqetësim shtojnë ata është edhe rritja e papunësisë.

12:19
U rrëzua në Andravidha/ Gjenden mbetje të avionit ushtarak grek në sipërfaqe të detit

Disa mbetje të avionit ushtarak që u rrëzua sot paradite në Andravidha të Greqisë janë gjetur mbi sipërfaqen e detit Jon.

11:55
 Johnson: Putin më kërcënoi me raketë, do zgjasë vetëm një minutë

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson zbuloi në një intervistë për BBC-në se në një bisedë të tyren telefonike vetëm pak përpara se të fillonte sulmbi mbi Ukrainën, presidenti rus Vladimir Putin e kishte kërcënuar me sulm me raketa.

11:52
Merkato në Premier, Roma përforcon mbrojtjen me “ish”-in e Realit

Përforcim në mbrojtje për Romën. Verdhekuqtë kanë arritur akordin me Leeds United për huazimin e Diego Llorentes me huazim blerjeje në fund të sezonit sipas raportimeve të Sky Sport.

11:46
Kamerat e krimit! Policia vijon aksionin në rrethe, nisi edhe në Tiranë

Aksioni për heqjen e kamerave të paligjshme ka nisur këtë të hënë edhe në kryeqytet.

11:45
Meta takon në selinë blu Berishën: Të hetohet “McGonigal” dhe Rama të mbajë përgjegjësi! Protestat, zgjidhja e vetme

Kryetari i Partisë së Lirisë ka nisur javën me një vizitë në selinë blu, ku është takuar me Sali Berishën.

11:30
Balla pohon se ka takuar McGonigal: Askush nuk do i thoshte jo një takimi të tillë, mund ta kenë takuar edhe anëtarë të opozitës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë një komunikimi me gazetarët ditën e sotme, ka deklaruar se edhe ai vetë e ka takuar ish-drejtorin e kundrazbulimit të FBI-s, Charles McGonigal, që akuzohet se ka mbështetur një oligark rus të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe se ka marrë ryshfet […]

11:07
Firmoset marrëveshja “Durrës Yacht & Marina”/ Rama: Lokomotivë e zhvillimit ekonomik, do të ofrojë shërbime me cilësi të padiskutueshme

Kryeministri Edi Rama, pas firmosjes së marrëveshjes për portin e ri të Durrësit, është shprehur se ky është një kapitull i ri për turizmin në vendin tonë dhe hyn në ekonominë shqiptare si një lokomotivë që do të sjellë një impakt të jashtëzakonshëm.

10:57
Firmoset marrëveshja për Portin e Durrësit/ Alabbar: S’jam ndjerë kurrë si sot! Do bëhen gjërat më të përparuara në botë, nuk do ju zhgënjej

Investitori Mohamed El Alabbar, ka mbajtur fjalën e tij pas firmosjes së marrëveshjes për ndërtimin e Portit të Durrësit, ku është shprehur se ky projekt ka një vlerë të jashtëzakonshme për të.

10:48
Marrëveshja për portin e Durrësit U nënshkrua sot dokumenti përfundimtar për “2 miliardë euro”

Porti i Durrësit është gati për të filluar procesin e ndërtimit. Qeveria dhe kompani “Eagle Real Estate Development” ka firmosur marrëveshjen përfundimtare duke përmbyllur të gjitha procedurat ligjore.

10:41
SPAK pyet ish-ministrin e financave! Shkëlqim Cani flet para mediave edhe për inceneratorët

Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

10:40
Serbë dhe kroatë në luftën e Ukrainës

Kafka e kuqe e një të vdekuri në sfond të zi. Kjo është emblema e trupës private militariste ruse, “Wagner”.

10:28
Vullnetarë serbë dhe kroatë në luftën e Ukrainës

Po rekruton ushtria private ruse “Wagner” ushtarë në Serbi? Ajo që dihet është se vullnetarë serbë dhe kroatë marrin pjesë në luftën e Ukrainës, si në anën e Rusisë ashtu edhe atë të Ukrainës.

10:08
Policia sekuestron mbi 100 kg marijuanë në Kosovë

Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme është sekuestruar 107 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marijuanë.

09:54
Çështja “Babale”/ Shtyhet sërish gjyqi për Salianjin, mungon një nga anëtarët e trupës gjykuese

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji, për dosjen “Babale” që ishte caktuar të mbahej këtë të hënë.

09:52
Vrau gruan dhe vëllanë, lihet në burg Xhevit Sinani! Dëshmia para gjykatës: I gjeta të vdekur

80-vjeçari Xhevit Sinani, që pak ditë më parë vrau gruan dhe vëllanë në Tërvol të Gramshit ka dalë këtë të hënë para gjykatës, ku është njohur me masën e sigurisë arrest me burg.

09:38
Zelensky: Rusia nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se lejimi i Rusisë për të garuar në Lojërat Olimpike 2024 në Paris do të tregonte se “terrori është disi i pranueshëm”.

09:29
“Gati për politika të reja mbështetëse”/ Rama: Kemi folur për rritjen e pagës minimale, do ketë rindarje takse për prodhuesit e energjisë

Zërave kritikë për mungesën e tij në debatin për arrestimin e shefit kundër zbulimit të FBI, kryeministri Edi Rama duket se iu përgjigj duke thënë se kishte arsye shëndetësore.

09:21
Dhunoi babanë, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë

Një 35-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht të atin.t-35-vjecari-ne-vlore

09:08
Zyrtarët amerikanë: Është koha për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Në një tekst autorial nga Derek Chollet, Këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, i publikuar në mediat Koha.net dhe Kossev, kanë bërë thirrje përsëri për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

08:56
Milan në krizë, Giroud bën “autokritikë” në rrjete sociale

Olivier Giroud ua besoi rrjeteve sociale analizën e tij për humbjen e bujshme në shtëpi ndaj Sassuolos.

08:44
Situata në Shkodër/ 1020 hektarë nën ujë, në Obot kalohet vetëm me mjetet e ushtrisë

1020 hektarë vazhdojnë të jenë nën uji në bashkinë e Shkodrës dhe situata më problematike është në Obot.

08:27
​Izraeli shton masat pas sulmeve, qeveria lehtëson marrjen e armëve të lehta për qytetarët

Pas atentateve në Jeruzalemin lindor, qeveria izraelitite ka vendosur të lehtësojë qasjen e qytetarëve tek armët.

08:20
Scholz refuzon kërkesën e Ukrainës për avionët luftarakë

Duhet të bëhet gjithçka që të pengohet një luftë mes Rusisë dhe NATO-s, është shprehur kancelari gjerman duke theksuar, se Gjermania megjithëse e furnizon gjerësisht me armë Ukrainën nuk merr pjesë në luftën e Ukrainës.

08:09
Temperaturat zbresin në -8 gradë, parashikimi i motit për sot

Mot i kthjellët do të shoqërojë vendin tonë këtë të hënë, ndërsa në zonat malore priten reshje dëbore.

E diel, 29 Janar 2023
23:04
Neymar nuk mjafton, Reims ndal PSG-në në shtesë

Goli i Neymar dhe PSG ndalet sërish, këtë herë nga Reims.

23:01
Napoli triumfon ndaj Romës dhe “vret” kampionatin

Napoli vret kampionatin në Itali.

23:01
Java e modës në New York/ Elton Ilirjani, “Fytyrë Kryesore” në Spring Studios

Elton Ilirjani ka lajmëruar daljen e radhës në “New York Fashion Week”.

23:00
Ekspozitë kushtuar vajzave të rrëmbyera nga Boko Haram

Ekspozita u çel në Lagos dhe artisja franceze Prune Nourry thotë se shpreson se skulpturat do t’i kujtojnë botës një tragjedi që po harrohet.

22:53
Të mirat e panjohura të mjaltit të papërpunuar

Mjalti është një produkt mjaft i ëmbël dhe i veçantë, saqë shpesh e ruajmë dhe e ndajmë me më të shtrenjtit tanë.

22:45
Eurogol në “Diego Maradona”, Osimhen ndëshkon Romën

17 minuta ka rezistuar Roma në “Diego Armando Maradona”.

22:43
Si ta bëni pallton tuaj të leshtë të duket sërish e re

Palltoja juaj e leshit mund të humbasë shkëlqimin e saj pas disa vitesh përdorimi.

22:40
Asensio “i fiksuar” për ëndrrën e fëmijërisë, paga në plan të dytë për fantazistin

Marco Asensio është një nga shtatë lojtarët që u përfundon kontrata në fundin e këtij sezoni dhe Real Madrid ka nisur punën për të gjetur gjuhën e përbashkët.

22:23
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë: Tensionet në rajon rrisin mundësinë për ndikimin e faktorëve destruktivë

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë shprehu keqardhje për vendimin e Sofjes që të tërheqë ambasadorin e saj nga Shkupi, duke nënvizuar se kjo ishte një tërheqje e përkohshme pasi, sipas tij, dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

22:12
Ilda dhe Petro përjashtohen nga Për’puthen

Ilda dhe Petro janë përjashtuar nga Për’puthen.

22:08
“Më vjen keq që jam zënë me ty”, u sqaruan Ilda dhe Irisi në Për’puthen Prime?

Kjo puntatë e Për’puthen është mbushur me emocione dhe tension.

22:02
Ekuipazhet ukrainase të tankeve mbërrijnë në Britani për stërvitje

Ekuipazhet ukrainase të tankeve kanë mbërritur në Britani të Madhe për të filluar stërvitjet e tyre.

21:59
Rrudhat e syve, si t’i largoni me metoda natyrale

Rrudhat në pjesën e poshtme të syve mund të jenë acaruese sepse janë ndër shenjat e para të plakjes.

21:47
Mesazhi i ish-it shkatërron takimin mes Laurës dhe Arbit

Një mesazh në telefon shkatërroi takimin mes Laurës dhe Arbit.

21:37
Erdogan: Turqia mund të shqyrtojë anëtarësimin e Finlandës në NATO para Suedisë

Mes tensioneve në rritje me Stokholmin presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dha sinjale të dielën se Ankaraja mund të bjerë dakord që Finlanda të anëtarësohej në NATO para Suedisë.

21:25
Aksident në aksin rrugor Vlorë-Kotë/ Makina del nga rruga, tre të plagosur

Tre persona janë plagosur në aksin rrugor Vlorë-Kotë, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga.

21:21
Tiranë/ Përfshihet nga flakët makina në Unazë të Re

Një makinë është përfshirë nga flakët në Unazë të Re këtë të diel.

21:10
Tobey Maguire është gati për një tjetër film nga Marvel në rolin e Spider-Man

Spider-Man-i i parë në Hollywood nga epoka moderne u luajt nga Tobey Maguire në fillim të viteve 2000.

21:00
Asisti i radhës në Gjermani, Paqarada protagonist në fitoren e St Pauli

Leart Paqarada po luan sezonin e fundit në Bundesliga 2.

20:49
“Klubi i duhur për mua”/ 50 mln €, Newcastle përforcon sulmin

Pas një insistimi të madh dhe shumë bisedimeve, Newcastle ia ka dalë të sigurojnë shërbimet e Anthony Gordon, një lojtar që klubi anglez e ndiqte prej kohësh.

20:40
Tri pikët në transfertë, Lyoni rigjen fitoren pas një muaji

Lyoni rikthehet te fitorja në Ligue 1 pas tri javësh.

20:29
Gjithçka që duhet të dini për karrierën e suksesshme të Maya Rudolph!

Komediania, aktorja dhe këngëtarja amerikane Maya Rudolph fillimisht fitoi popullaritet si anëtare e kastit të “Saturday Night Live” të NBC.

20:21
McKennie largohet në pushim të ndeshjes, gati prezantimi te klubi i ri

Weston McKennier ka ndjekur vetëm pjesën e parë të ndeshjes mes Juventusit dhe Monzës, sepse më pas është nisur drejt aeroportit.

20:14
Zgjedhjet lokale/ Grupimi i Alibeajt dorëzon në KQZ listën e anëtarëve të KZAZ-ve

Grupimi i Alibeajt ka dorëzuar këtë të diel listën e anëtarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet lokale të 14 majit.

20:10
Llapi godet në merkato, përforcim i madh nga Gjermania

KF Llapi ka zyrtarizuar marrëveshjen me mesfushorin sulmues, Gentrit Limani, i cili ka përvojë të madhe me klubet e tij ku luajti më herët.

20:00
Djokoviç fiton Australia Open/ Barazon rekordin e Rafael Nadal në Grand Slam

Novak Djokoviç shkruan një tjetër faqe të historisë së tenisit botëror.

19:57
Vaksina ndaj HPV, Silva Bino: Rekomandimet kanë ndryshuar për numrin e dozave

Vaksinimi për herë të parë i vajzave 13 vjeçe ndaj HPV ,virusit që shkakton kancerin e qafës së mitrës ka pasur interes nga prindërit sidomos në Tiranë, ku kërkohet të vaksinohen edhe vajzat 14 ,15 apo 16 vjeç.

19:51
Like & Share “të fut” në burg/ Propozimi i Alibeajt: Administratës t’i ndalohen komentet dhe klikimet në lajmet politike

Paralelisht me betejën elektorale në terren, politika po bëhet gati të përveshë mëngët edhe për një tjetër fushëbeteje, atë që zhvillohet pas ekranit të një kompjuteri.

19:41
Çfarë shkoi keq në 2022? Raporti i Ministrisë së Financave: Probleme me kontrollin e koncesioneve

Në programin e reformave ekonomike për vitet 2023-2025, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka bërë një vlerësim çfarë shkoi keq me financat e vendit dhe cilat do të jenë drejtimet për tu fokusuar në të ardhmen.

19:36
Ekskluzive/ Hetimi për atentatin ndaj prokurorit! SPAK zbulon se Arjan Ndoja ka qenë disa herë shënjestër e atentateve

Ata e donin të vdekur jo vetëm Aleksandër Lahon i njohur si Rrumi i Shijakut, por edhe prokurorin Arjan Ndoja.

19:33
Apeli, 32 mijë gjyqe në pritje/ Nga 1 shkurti të gjitha gjykatat bashkohen në një të vetme në Tiranë

Katër ditë përpara se pesë gjykata të Apelit të mbyllen, dhe të mblidhen në një të vetme në Tiranë shumica e çështjeve janë dorëzuar në atë që do të jetë gjykata e vetme e Apelit në vend.

19:33
Në një vit u ndaluan 168 policë/ Raporti i Ministrisë së Brendshme: 300 punonjës policie nën hetim nga prokuroria

Bilanci i vitit 2022 i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dëshmoi se Policia e Shtetit vijon të ketë probleme.

19:23
Analistët serbë komentojnë rrezikun nga nacionalistët në rast marrëveshjeje me Kosovën

Ekspertët serbë të zhvillimeve politike thonë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç mund të përballet me reagime të ashpra dhe të rrezikshme pasi ka pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

19:15
Tifozët e Romës denigrojnë Zaniolon

Nicolo Zaniolo refuzoi largimin drejt Bournemouth, por mbetet ende në pritje që të gjejë një tjetër ekip në 48 orët e fundit të merkatos.

19:09
Allegri: Nuk ka justifikime, duhet të sigurojmë mbijetesën

Juventusi po kalon momentin më të vështirë të viteve të fundit.

19:00
Butrint Imeri falenderon adhuruesit e muzikës së tij, por cila është arsyeja këtë herë?

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

18:46
Kritikoi Rusinë në rrjete sociale, adoleshentja me tatuazhin anti-Putin në arrest shtëpie

Olesya Krivtsova ka një tatuazh anti- Putin në njërin kyçin e këmbës dhe një byzylyk që gjurmon çdo lëvizje të saj në anën tjetër.

18:28
Scholz: Të bëhet gjithçka që të pengohet një luftë mes Rusisë dhe NATO-s

Pas miratimit për dërgimin e tankeve luftarake, Ukraina kërkon tani edhe avionë luftarakë. Kancelari gjerman, Olaf Scholz e refuzon këtë dhe paralajmëron nga një garë furnizimesh.

18:20
Forcimi i bashkëpunimit NATO-Azi, Stoltenberg vizitë në Seul dhe Tokio

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ndodhet sot në Korenë e Jugut, ndalesa e parë e një udhëtimi që përfshin edhe Japoninë dhe ka për qëllim forcimin e lidhjeve me aleatët e SHBA-së, përballë luftës në Ukrainë dhe konkurrencës me Kinën.

18:12
Nuk është asnjëri nga vëllezërit Veshaj, ja kush është shoku më i mirë i Elgit Dodës

Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit.

18:08
Mjaltë me kanellë, si të bëni vetë antibiotikun natyral

Mjalti me kanellën janë ndër produktet më të kombinuara të kuzhinës, të cilat së bashku janë shumë efikase kundër disa problemesh shëndetësore.

18:03
4 qytetarë të infektuar me COVID në 24 orët e fundit

Katër qytetarë rezultuan të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.

18:02
Gabimet qesharake që bëni në avion, mund t’ju shkatërrojnë pushimet

Puna si stjuardesë kërkon shumë aftësi për zgjidhjen e problemeve, veçanërisht kur merreni me problemet e pasagjerëve.

17:56
“Dea është në një lidhje jashtë, me Amosin po luan….”, Mikela Pupa zbulon sekretin e banores së “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes.

17:50
Pëlqim apo lojë? Eksperti i gjuhës së trupit zbërthen marrëdhënien Tea-Luiz brenda Big Brother VIP

Eksperti i gjuhës jo verbale Ksenofon Ilia i ftuar në Fun Club Big Brother VIP shpjegoi se çfarë tregon gjuha e trupit e Teas kundrejt Luizit.

17:27
Aksident me vdekje në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, 62-vjeçari humbi kontrollin e makinës

Një 62-vjeçar ka humbur jetën këtë pasdite, pas një aksidenti në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup rreth orës 16:45.

17:24
Netanyahu: Do t’i bëjmë të paguajnë ata që kryejnë sulme terroriste

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha të dielën se Izraeli do të kundërpërgjigjet me një grusht të hekurt, të fuqishëm, të shpejtë dhe të saktë ndaj terrorizmit.

17:22
Juve në krizë totale, Monza i jep leksion në shtëpi

Moment mjaft i vështirë për Juventus, që përveç dënimit me heqje pikësh, nuk po gjen ekuilibrat as në fushë.

17:13
“Princesha e të varfërve…”/Ish-partnerja e Amosit ironizon Dea Mishel?

Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.