Një mision historik për të kërkuar shenja të jetës aliene në hënat e akullta të Jupiterit është nisur nga Porti Hapësinor i Evropës në Guiana Franceze.

Anija kozmike Juice është transportuar drejt qiellit nga një raketë Ariane 5, duke filluar një udhëtim tetë-vjeçar në orbitën e gjigantit të gazit përmes fluturimeve të Tokës dhe Venusit.

Nisja e tij e suksesshme sot pasoi një vonesë të misionit. Anija do të nisej të enjten, por u mor vendimi për t’u shtyrë për shkak të motit të keq.

Kërkimi i Juice do të përfshijë vëzhgime të hollësishme të hënave të Jupiterit Ganymede, Callisto dhe Europa, të cilat të gjitha kanë oqeanet e tyre që shkencëtarët besojnë se mund të mbështesin jetën.

Nisja e së enjtes nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) erdhi me një kosto prej 1.4 miliardë paundë, me vite të tëra kërkimi dhe zhvillimi për të siguruar që anija të mund të funksionojë në një cep kaq të errët të galaktikës.

Ishte “një nisje e bukur”, thotë një astronom për BBC.


Inxhinierët zhvilluan lloje të reja të qelizave diellore për të ndihmuar në fuqizimin e “Juice” në një pjesë të hapësirës që gëzon vetëm 3% të ndriçimit që Toka merr nga dielli.

Toka është rreth 93 milionë milje nga dielli dhe Jupiteri nuk është më shumë se 500 milionë milje larg yllit të sistemit tonë diellor.

Juice (ose Jupiter Icy Moons Explorer) është një nga dy misionet kryesore në planetin më të madh të Sistemit tonë Diellor – tjetri është Europa Clipper i NASA-s, i nisur në vitin 2024 .

Top Channel