“Jo të gjithë shkojnë në divorc për tradhti”/ Detektivja private: Shqiptarët kapen kollaj …

14/04/2023 22:08

Detektivja private Shkënda Lili e ftuar në “Më lër të flas” shpjegoi se me kalimin e viteve jo të gjithë personat që tradhtojnë shkojnë në divorc.

Sipas saj ky është një problem, pasi çiftet bëjnë kompromise me njëri-tjetrin për të mos arritur deri tek ndarja.

“Raste ka pafund. Me kalimin e viteve po e shoh akoma më shumë është që jo të gjithë shkojnë në divorc për tradhti. Unë e quaj problem, të kapësh partnerin ose partneren duke tradhtuar dhe ata bëjnë një kompromis më pas me njëri-tjetrin dhe jo të gjithë shkojnë në divorc”, tha detektivja.

Ndër të tjera Lili shtoi se shqiptarët zbulohen shumë kollaj kur tradhtojnë, pasi lëvizin lirshëm në përditshmëri.

“Shqiptarët kapen kollaj, janë të lirshëm në ditët e sotme. Është shumë e thjeshtë nga unë dhe kolegët e mi t’i kapim. I investigojmë që në momentin që del nga shtëpia”, shtoi më tej ajo.

Top Channel