E enjte, 23 Shkurt 2023
18:54
“Dërgimi i armëve nuk do të sjellë paqe”/ Asambleja e OKB-së, Kina: Armëpushimi është prioriteti kryesor

I dërguari i Kinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka reaguar në lidhje me pozicionin e vendit të tij ndaj Ukrainës, duke theksuar se ka qenë i vendosur dhe i qartë.

18:42
Rihapet trafiku në urën e dëmtuar nga shpërthimi në Krime (fotot)

Në pamje të shpërndara sot shiheshin automjetet e para që rinisnin trafikun në të gjitha korsitë e urës së Krimesë, të dëmtuar nga një shpërthim i rende katër muaj më parë.

18:35
OKB kërkon tërheqjen e Rusisë nga Ukraina

Kombet e Bashkuara pritet të votojnë më 23 shkurt një rezolutë që kërkon tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina, në prag të përvjetorit të parë të pushtimit të Ukrainës.

18:29
Klubi mendoi shkarkimin e Potter, lojtarët në krah të trajnerit

Situata e Graham Potter te Chelsea është bërë një problem, me klubin që është i pakënaqur me rezultatet e ekipi.

18:28
Stuhi të fuqishme të SHBA, ndërpritet energjia elektrike dhe fluturimet në disa vende

Një stuhi masive dimërore që ka sjellë reshje dhe temperatura nën ngrirje në pjesën më të madhe të SHBA-së vazhdon të shkaktojë problematika.

18:14
Stoltenberg: Kina mund të planifikojë të dërgojë armë në Rusi për të ndihmuar përpjekjet e saj të luftës

NATO ka identifikuar “shenja” se Kina po konsideron dhe mund të planifikojë të dërgojë armë në Rusi për të ndihmuar në luftën e saj në Ukrainë, sipas shefit të aleancës Jens Stoltenberg.

18:07
Parlamenti, dera e mbyllur e të përjashtuarve/ Xhafaj në Top Talk: Kauzat e opozitës, stuhi në një gotë uji! Në Kuvend zbatohet rregullorja

Një tjetër seancë me tensione dhe bllokime të foltores u zhvillua këtë të enjte në Parlament. Demokratët këmbëngulën për ndryshimin e rendit të ditës, duke kërkuar që kryefjalë të ishte skandali McGonigal, por socialistët përdoren forcën e kartonëve për të refuzuar.

18:06
Video e tmerrit shfaq aligatorin që del nga uji e sulmon gruan që shëtiste qenin buzë liqenit në Florida (fotot)

Pamje të tmerrshme video tregonin sot momentet kur një aligator 3.5 metra i gjatë sulmon për vdekje një grua të moshuar në Florida që tentonte të mbronte qenin e saj nga bisha e ujit.

18:06
Izraeli nis sulmet në Gaza, palestinezët djegin goma në shenjë proteste

Palestinezët kanë vijuar protestat e tyre pranë kufirit Izrael-Gaza në lindje të kampit të refugjatëve Jabalia, pas nisjes së sulmeve mëngjesin e sotëm.

17:58
“Nuk kam forcën për ta përballuar tani gjithë këtë…” Romanca mes Keisit dhe Kristit brenda BBV, reagon e dashura e banorit

Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

17:49
Pse gratë po tërhiqen nga pozitat udhëheqëse?

Disa nga udhëheqëset më të njohura gra kanë hequr dorë nga detyra. Në Skoci, Nicola Sturegon njoftoi largimin nga detyra e saj si drejtuese e qeverisë së Skocisë, duke vënë në dukje ndikimin e fortë që kishte angazhimi politik në jetën e saj personale.

17:41
Kreu i policisë së Suedisë, Mats Lofving gjendet i vdekur pas hetimeve (fotot)

Një nga drejtuesit më të vjetër të policisë në Suedi është gjetur i vdekur në shtëpi, në incidentin që përshkruhen nga kolegë e tij si “ekstremisht tragjik”.

17:37
Lajçak: Të hënën do të bisedojmë për afatet e zbatimit të propozimit evropian

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, deklaroi se pret që Kosova dhe Serbia të pranojnë planin e zbatimit të propozimin evropian për normalizimin e raporteve gjatë rundit të ri të dialogut që do të zhvillohet më 27 shkurt në Bruksel.

17:23
Jeni fans i veshjeve blu?! Ja çfarë simbolizojnë ato…

Në veshjet e shumicës së njerëzve, bluja është një ngjyrë e pashmangshme. Shumë njerëz thonë se bluja është ngjyra e tyre e preferuar.

17:22
Finlanda do të dërgojë tre tanke Leopard 2 në Ukrainë

Finlanda do të dërgojë tre tanke për pastrimin e minave Leopard 2 në Ukrainë, njoftoi ministria finlandeze e mbrojtjes në një deklaratë të enjten.

17:15
​Borrell takon Guterres, flasin për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

17:11
Katastrofa e minierës së shembur lë 5 të vdekur, mbi 40 të zhdukur në Kinë (fotot)

Grupet e shpëtimit po gërmonin sot mes tonëve të dheut e gurit në kërkim të 49 njerëzve të humbur pas një rrëshqijte dheu që shembi një minierë të hapur në Kinë.

17:09
Dhjetëra mijëra fëmijë ukrainas të ndikuar nga tragjedia e luftës

Ushtari ukrainas Vitaly Antyshchuk humbi jetën gjatë një sulmi të Rusisë me raketa në rajonin e Zaporizhzhias në maj të vitit të kaluar. Ai la pas gruan e tij Yulia dhe vajzën e tyre 6 vjeçare Alyssa. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carla Babb u takua me ata në Varshavë, ku ata u zhvendosën për t’i shpëtuar luftës.

16:55
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 9 qytetarë të infektuar dhe 22 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije situatën e Covid19 në vend, ku në 24 orët e fundit ka pasur 385 testime, ndër to 9 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me virus.

16:50
Pesë metoda natyrale kundër djegies, qetësoni dhimbjet në shtëpi

Njeriu shpenzon një të tretën e jetës së tij duke fjetur. Ekspertët thonë se gjumi ështe aspekti më misterioz i shëndetit dhe mirëqenies.

16:46
Mbledhja e OSBE-së nis me protesta dhe bojkot, shkak pjesëmarrja e Rusisë

Në Vjenë ka nisur takimi dyditor i Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

16:42
Pamje të rënda të masakrës së 7 personave në barin e bilardos në Brazil (video-foto)

Në disa pamje të rënda të shpërndara sot nga mediat shihen monente kur shtatë njerëz qëllohen me armë në një bar bilardoje në Brazil.

16:40
​Lajçak: Presim që Kurti e Vuçiç të hënën të pranojnë zyrtarisht planin evropian

Emisari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në muajin janar dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në muajin shkurt kanë thënë se pranojnë në princip propozimin evropian dhe tash kanë qëllim që në takimin e së hënës të dy ta pranojnë edhe zyrtarisht e publikisht, si dhe të diskutohet për zbatimin e tij,

16:30
Të vërtetat që duhet të dini për gjumin dhe rëndësinë e tij

Njeriu shpenzon një të tretën e jetës së tij duke fjetur. Ekspertët thonë se gjumi është aspekti më misterioz i shëndetit dhe mirëqenies.

16:23
I përfshirë në atentatin ndaj Arjan Ndojt/ Kapet në Emiratet e Bashkuara Arabe 39-vjeçari i shumëkërkuar, do ekstradohet drejt Shqipërisë

Amar (Dritan) Shkëmbi, anëtar i një grupi të strukturuar kriminal, është arrestuar ditën e sotme në Dubai.

16:13
Komisioni Evropian ndalon përdorimin e “TikTok” nga pajisjet zyrtare! Synon mbrojtjen ndaj kërcënimeve të sigurisë kibernetike

Komisioni Evropian e ka ndaluar përdorimin e “TikTok” nga pajisjet zyrtare për shkak të shqetësimeve në lidhje me sigurinë kibernetike, një lëvizje e kritikuar ashpër nga kompania në përballjen e saj të fundit me qeveritë perëndimore mbi mënyrën se si i trajton të dhënat e përdoruesve .

16:10
58 vjeçarja Monica Bellucci ‘kapet’ me të dashurin e ri, producentin 64 vjeçar Tim Burton (fotot)

Aktorja italiane Monica Bellucci dhe producenti Tim Burton u kapën dje nga paparacët duke u puthur në një qytet të Francës, pak pasi u mësua se shoqëroheshin prej disa muajsh.

15:57
Fushatat ruse të dezinformimit synojnë vendet në zhvillim

Terminologjia e përdorur nga Rusia për agresionin në Ukrainë si “operacion special ushtarak” po përdoret në disa vende, falë një fushate dezinformimi të Rusisë, që synon rajone të veçanta të botës.

15:55
Nëse gripi nuk po ju lëshon, ja çfarë do të thotë kjo për shëndetin tuaj…

Nëse keni pasur një ftohje dhe simptomat nuk do të zhdukeshin edhe pas dy javësh, duhet të shqetësoheni.

15:50
Putin: Rusia po i kushton vëmendje të shtuar forcimit të arsenalit bërthamor

Presidenti rus Vladimir Putin uroi të enjten ushtrinë me rastin e Ditës së Mbrojtësve të Atdheut, duke përshëndetur ata ushtarë rusë, që luftojnë në Ukrainë, në prag të njëvjetorit të luftës.

15:45
Chelsea i pandalshëm në merkato, rikthehet në garën për mesfushorin

Chelsea nuk u ndal në janar, duke bërë shpenzime të mëdha për të përforcuar skuadrën.

15:44
“Paralajmërimi i parë për stuhi në karrierën time”, meteorologët e Los Anxhelos ‘të çuditur’ nga moti

Të jesh meteorolog në Kaliforninë Jugore mund të duket e lehtë – çdo ditë është zakonisht me diell dhe e ngrohtë.

15:37
Pak pasi u bë nënë Paris Hilton zbulon emrin e djalit të saj

Së fundmi, trashëgimtarja miliardere Paris Hilton ka zbuluar emrin e fëmijës së saj të parë dhe quhet Phoenix Barron Hilton.

15:32
Grabiten 150 mijë lekë në Dimal, hajdutët kishin siguruar çelësin e shtëpisë

150 mijë lekë të reja janë grabitur gjatë natës në fshatin Goriçan të Dimalit.

15:30
Mbi 7.000 altoparlantë në Xhaminë e Mekës, 120 inxhinjerë për sistemin e zërit

Më shumë se 120 inxhinierë audioje u angazhuan për të përmirësuar sistemin e zërit në Xhaminë e Madhe të Mekës, që përbëhet nga më shumë se 7,000 altoparlantë.

15:25
Linjat e shpejta të autobusëve bëhen aktive brenda verës/ Të parat Unaza, Tirana e Re dhe Kombinat-Kinostudio

Brenda verës pritet që në Tiranë të bëhen funksionale linjat e shpejta të autobusëve.

15:24
Azil pa asnjë intervistë/ Autoritetet angleze po shqyrtojnë 12 mijë kërkesa, por jo shqiptarë

Siç ka raportuar Top Channel javë më parë se pritet një shqyrtim masiv, duke marrë trajtën e amnistisë, edhe pse pa u quajtur e tillë, i kërkesave për azil nga nacionalitet të tjera, ku shqiptarët nuk do jenë pjesë e këtij procesi, kjo do të ndodh tanimë ku azilkërkues nga Afganistani, Libia, Jemen,i Siria dhe Eritrea.

15:13
Aristokratja, ish-kërcimtare e kthyer në terapiste seksi, refuzon të largojë morinë e kafshëve nga vila me qera (fotot)

Një aristokrate e vetëshpallur, ishte kërcimtare ‘ekzotike’ e kthyer gjithashtu në ‘terapiste seksi’, thotë se nuk heq dorë nga moria e qenve, dhive, deleve e derrave që mban në vilën e saj me qera, edhe pse përballet me kërcënime dëbimi nga pronarët e saj të pasur, dhe me kushtet të vështira në banesë.

15:11
Driloni shkatërrohet me ndërtime/ Parku është zonë e mbrojtur, bashkia justifikon ndërtimet

Misioni i ekspertëve të UNESCO-s kundërshton kategorikisht ndërtimet në hapësirën e zonës së mbrojtur në Parkun Drilon-Tushemisht, buzë liqenit të Ohrit.   

15:08
Rikthehen virozat dhe variçela/ Shtohen rastet me fëmijët e prekur nga lija e dhenve

Rikthehen virozat dhe variçela apo lija e dhenve siç njihet në popullatë në këto ditë fund shkurti, kur dhe temperaturat kanë pësuar luhatje krahasuar me janarit.

15:06
Finlanda do të dërgojë në Ukrainë tri tanke Leopard 2

Finlanda do t’i dërgojë në Ukrainë tri tanke luftarake Leopard 2, tha të enjten Ministria finlandeze e Mbrojtjes.

14:55
Protestë para gjyqit të “vulës”/ PD më e qetë, kërkon të mos përjashtohen deputetët para përballjes me Ramën

Demokratet lanë bilbilat në shtëpi dhe u nisën drejt Parlamentit me të njëjtin skenar si herën e shkuar për të pamundësuar një seancë normale.

14:50
Lihen 60 ditë në burg “atentatorët”, u arrestuan pas parandalimit të vrasjes në Elbasan

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg 60 ditë” për Arsen Preçin dhe “arrest me burg pa afat” për Arben Spahiun, dy të dyshuarit për planifikim atentati në 18 shkurt në Elbasan.  

14:45
Lejonin kalimin e personave që s’mund të udhëtonin në zonën Shengen/ Lihen në burg 6 policët e portit të Durrësit

Ka përfunduar seanca gjyqësore për gjashtë punonjësit e policisë së Portit të Durrësit të cilët u arrestuan nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi për ta u zbuluan shkelje të kryera gjatë ushtrimit të detyrës.

14:37
Raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Balla: Ligji do t’i japë Kuvendit rolin që i takon në proces

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli sot në Kuvend për raportin vjetor të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, i cili sipas tij dëshmon angazhimin e Shqipërisë në proces.

14:33
Një nga pijet e juaja më të dashura po ‘kërcënohet’ nga kriza klimatike

Për të vazhduar të shijoni Margaritën, duhet të mbroni përbërësin e saj kryesor, tekilën, por edhe pjalmuesin kryesor të saj, lakuriqin e natës, të cilët janë të rrezikuar nga kriza klimatike.

14:21
Vihen në pranga vëllezërit binjakë në Krujë/ Prodhonin dhe shpërndanin drogë në afërsi të shkollave dhe lokaleve

Dy vëllezër binjakë kanë rënë në prangat e policisë në Krujë pasi shpërndanin drogë në afërsi të shkollave dhe në lokale.  

14:21
Tesla prezanton “bishën”/ Elon Musk nxjerr pamjet e ‘super-makinës’

E ka quajtur “bisha” makinën më të fundit të prodhuar prej kompanisë së tij Tesla, dhe Elon Musk u shfaq mjaft krenar në postimin e fundit në Twitter, ku përmes një videoje prezantonte super-makinën Cybertruck.

14:15
Pranim me ngurrim? Kurti “godet” propozimin europian: Nuk është produkt negociatash

Edhe pse në parim është pajtuar me të, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se propozimi europian nuk është produkt negociatash duke qenë se sipas tij, në 18 gusht të vitit të kaluar është hapur vërtet diskutimi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, por nuk ka pasur takime për atë temë, “ku pala tjetër nuk ka qenë as e interesuar e as e gatshme për këtë, dhe tri javë pas atij takimi, erdhi propozimi”, u shpreh ai.

14:11
Në ndihmë të Turqisë dhe Sirisë/ Top Channel dhe Fundjavë Ndryshe nisin batanije dhe veshmbathje

Tërmeti që goditi Tuqinë dhe Sirinë është një nga fatkeqësitë natyrore më vdekjeprurëse të kësaj dekade.

14:11
Londër/ Aktivistët krijojnë flamurin gjigant të Ukrainës jashtë ambasadës ruse

Aktivistët krijuan një flamur gjigant ukrainas në rrugën jashtë ambasadës ruse në Londër sot, për të shënuar përvjetorin e pushtimit rus.

13:47
Australiani shpallet fajtor për vrasjen e homoseksualëve amerikanë në vitin 1988

Një australian u deklarua fajtor të enjten për vrasjen e një amerikani që ra për vdekje 35 vjet më parë nga maja e shkëmbit të Sidneit që njihej si një vend takimi i homoseksualëve.

13:32
Sulmuesi nuk pranon rinovimin, Liverpool i “rrëmben” një talent Chelsea-t

Mason Mount është kthyer në një çështje te Chelsea, për shkak të kontratës së tij e cila përfundon në verën e vitit 2024.

13:32
Noka në protestë: Garda përdoret për të dhunuar deputetët

Deputeti Flamur Noka, i përjashtuar nga kjo seancë plenare tha se Garda po përdoret nga maxhoranca për të dhunuar deputetët demokratë.

13:31
Një sferë misterioze është gjetur në një plazh të Japonisë (foto+video)

Një sferë e madhe metalike që ka dalë në një breg në Japoni ka hutuar vendasit dhe ka shkaktuar një stuhi spekulimesh.

13:19
Kontrolle në Vlorë/ Bie në pranga 29- vjeçari, shpallen në kërkim katër të tjerë, pjesë e grupit kriminal

Një person është vënë në pranga, kurse katër të tjerë janë shpallur në kërkim si pjesëtarë të një grupi kriminal.

13:11
Amerika e Veriut goditet nga stuhitë dimërore dhe vala e të nxehtit, rekorde moti

Një stuhi e ashpër dimri ka shkaktuar ndërprerje të gjera në SHBA, ndërsa pjesët juglindore të vendit përgatiten për temperatura rekord të larta.

13:05
Kurti: Propozimi evropian nuk është produkt i negocimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se propozimi evropian nuk është produkt i negocimit, meqenëse sipas tij më 18 gusht të vitit të kaluar është hapur tema për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, por pa pasur takime për atë temë, “ku pala tjetër nuk ka qenë e interesuar e as e gatshme për këtë, dhe tri javë pas atij takimi vjen propozimi”.

13:01
Kreditë e shpejta për konsumatorin e sotëm digjital: Si po e ndryshon lojën aplikacioni MyIute

Në epokën e sotme digjitale, konsumatorët presin akses të shpejtë dhe të përshtatshëm në shërbimet financiare.

12:58
Mbi 2 mijë vizita në Disneyland, 50-vjeçari nga Kalifornia hyn në librin e rekordeve Guinness

Një burrë nga Kalifornia që vizitoi parkun Disneyland në Anaheim për 2,995 ditë rresht u shpërblye me një certifikatë të rekordeve botërore Guinness.

12:53
Ambasadori Italian në Tiranë vizitë në Shkodër

Ambasadori Italian në vendin tonë, Fabrizio Bucci ka komentuar nga Shkodra situatën politike në vend.

12:52
Ndarja e rrugës së re “Miqësia” në Spitallë, banorët: Trafikndarësjsa po na lë pa punë

Rruga e re “Miqësia” në Durrës nuk po vlerësohet si shumë miqësore nga një pjesë e banorëve të zonës së Spitallës. 

12:44
11 palestinezë të vrarë/ Tensionohet gjendja në Gaza, Egjipti hyn të qetësojë palët

Vrasja e 11 palestinezëve gjatë një sulmi izraelit në Bregun Perëndimor mbrëmjen e djeshme, u pasua gjatë gjithë natës me lëshime raketash nga militantët në Gaza e nga sulme ajrore të Izraelite përgjatë kufirit në zonë, duke ripërtërirë shqetësimet mbi një përshkallëzim më të gjerë të situatës.

12:40
“Një vendim të cilin e marr me zemër”, mbrojtësi tërhiqet nga kombëtarja

Pas 14-vitesh shërbim në kombëtare, Dejan Lovren vendos të tërhiqet nga Kroacia dhe t’i dedikohet tashmë vetem klubit francez të Olympique Lyon.

12:30
Aksidenti me katër të vdekur/ Njëri nga drejtuesit humbi kontrollin dhe përplasi dy mjetet e tjera, gruaja shtatzënë në gjendje kritike

Policia ka dhënë detaje të tjera për aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Ferizaj Shtime.

12:29
Rritet bilanci i viktimave të tërmetit në Turqi/ Ende kërkohet nën rrënoja

Numri i të vdekurve në Turqi nga dy tërmetet e njëpasnjëshme të 6 shkurtit me epiqendër Kahramanmaraşin në juglindje të vendit ka arritur në 43.556, pohoi ministri i Brendshem turk Süleyman Soylu.

12:24
Vuçiç jep ultimatum: Ose të formohet Asociacioni, ose…

Vetëm pak ditë përpara takimit të 27 shkurtit në Bruksel, Aleksander Vuçiç ashpërson sërish tonet.

12:20
“Bankers Petroleum Albania” prodhoi rreth 540 mijë ton naftë në Patos-Marinëz gjatë 2022-shit

Prodhimi i naftës në vendburimin Patos-Marinëz arriti në rreth 540 mijë ton vitin e kaluar, pasi Bankers rifilloi shpimin e puseve të reja.

12:12
Tre marsi, Berisha betohet në protestë: Rama dhe Balla do të mbajnë përgjegjësi personale

Ish-kryeministri Sali Berisha u betua në protestë se Rama dhe Balla do të mbajnë përgjegjësi për çdo akt armiqësor ndaj PD-së.

12:06
Meta pjesë e protestës para Parlamentit: Dëshiron ta kthejë Shqipërinë në një ferr të vërtetë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë fjalës së tij nga podiumi i protestës para Parlamentit tha se janë përjashtuar deputetë të nderuar për një fjalë.

11:58
Aksident, dhunë, kokainë, ndërtim pa leje e lojëra fati, disa të arrestuar në Tiranë

Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ndërsa disa të tjerë janë arrestuar për vepra të ndryshme penale. 

11:42
“Një ditë shqiptare në Tokio”/ Rama takon komunitetin shqiptar në Japoni

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës zyrtare në Japoni është takuar edhe me komunitetin shqiptar në Tokio.

11:41
Berisha në protestë: Rama kontraktoi si vrasës me pagesë kryezbuluesin e SHBA, për të asgjësuar opozitën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalëm nga protesta e thirru nga vetë ai para Parlamentit teksa po zhvillohet seanca plenare, ku nuk i ndali akuzat ndaj kryeministri Rama.

11:37
Në Kosovë dhe Bosnje sot votohet marrëveshja për njohjen e letërnjoftimeve

Në Kuvendin e Kosovës dhe në Këshillin e Ministrave të Bosnje e Hercegovinës pritet të votohet sot marrëveshja e lëvizjes së lirë me letërnjoftime mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, që pas hyrjes në fuqi, do të mundësojë lëvizjen pa viza të qytetarëve nga Kosova dhe Bosnja.

11:27
Goditet qendra e masazhit në Tiranë ku ushtrohej prostitucion, tre të punësuara në pranga, një në kërkim

Një qendër masazhi në Tiranë është goditur nga policia pasi ushtronte prostitucion, ku janë vënë në pranga tre të punësuara ndërsa një 23 vjeçare është në kërkim dhe një në ndjekje penale.

11:25
Berisha dhe Meta i bashkohen protestës së opozitës para parlamentit

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i janë bashkuar pak më parë protestës opozitare para Parlamentit.

11:21
Aplikacioni për të bllokuar imazhet e abuzimit ndaj fëmijëve merr 1.8 milion £ financim nga BE

Zhvillimi i një aplikacioni të ri të krijuar për të reduktuar shikimin në internet të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve ka marrë 1.8 milion £ financim nga BE.

11:18
Mungojnë bilbilat në seancë, demokratët i druhen përjashtimeve nga seanca e dy marsit

Ndryshe nga seancat e fundit të shoqëruara me tensione në Kuvend nga ana e deputetëve të opozitës të cilët shkaktonin zhurmë në foltore, duket se demokratët po ndjekin sot strategji të re.

11:10
“Selfie legjendare”, publikohet fotoja e një piloti amerikan duke fluturuar mbi ‘balonën spiune’ kineze

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka publikuar një imazh të marrë nga një pilot teksa fluturonte mbi balonën kineze të rrëzuar në fillim të këtij muaji.

11:00
Seancë plenare dhe protestë/ Berisha dhe 7 deputetë të përjashtuar! Tentojnë të hynë në Parlament, demokratët bllokojnë foltoren

Seanca plenare edhe këtë të enjte ka nisur me tensione, ku deputetët demokratë kanë bllokuar sërish foltoren.

10:57
Balla rrethohet nga deputetët e PD në foltore: Po intimidoni drejtësinë, pas datës 3 mars nuk do të jeni më kështu

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka mbajtur fjalën e tij sot në Kuvend, duke iu rikujtuar deputetëve të opozitës se mocioni me debat do të zhvillohet me datë 2 Mars.

10:50
Rrëshqitje dheu në Brazil/ 40 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur, dyshohet se janë ‘varrosur’ në baltë (foto)

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra persona janë zhdukur pasi dyshohet se janë varrosur në baltë.

10:43
“Kemi kërkuar dy komisione hetimore”/ Boçi- Nikollës: I merrni urdhrat nga kryeministri që i nguli thikën marrëdhënieve me SHBA

Deputeti Luciano Boçi ka kërkuar në Kuvend që kryeministri Rama të jetë urgjentisht i pranishëm në seancë plenare.

10:29
Po raportonte një skenë krimi, vritet gazetari, pas tij një 9-vjeçare në Florida

Një reporter televiziv dhe një vajzë nëntë vjeçare janë qëlluar për vdekje pranë Orlando, Florida, afër skenës së një vrasjeje që ndodhi disa orë më parë.

10:22
Gjashtë deputetët e PD-së kërkuan anulim të përjashtimit/ Byroja e Kuvendit rrëzon kërkesën

Byroja e Kuvendit rrëzon kërkesën e gjashtë deputetëve të PD-së.

10:10
“T’ju vijë turp!”, deputetët e përjashtuar tentojnë të hyjnë në Parlament, ndalohen nga Garda

Deputetët e përjashtuar të PD-së kanë tentuar të hyjnë në Parlament, por janë ndaluar nga Garda.

10:08
Policia ndaloi ‘Range Rover-in’ për kontroll, 18-vjeçari nën pranga pasi u largua me vrap me një pistoletë

Një 18 vjeçar është vënë në pranga në Lezhë pasi qarkullonte me armë zjarri me vete dhe tentoi të largohej me vrap për të shmangur kontrollin.

10:06
Vrasja e shqiptarit në Mykonos, flet e dashura greke: Ai ishte si fëmijë, njihej me autorin

Partnerja e shqiptarit 34-vjeçar që mbeti i vrarë në Mykonos në orët e para të së hënës ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

09:59
Gjashtë deputetët e PD-së kërkojnë anulim të përjashtimit/ Pritet të mblidhet Byroja e Kuvendit

Gjashtë deputetët e përjashtuar disa ditë më parë kanë bërë kërkesën për anulimin e përjashtimeve.

09:41
​Kanionet e Holtës, perlë që pret në çdo stinë aventurierët e natyrës

Një nga perlat dhe bukuritë natyrore në zonën e Gramshit është dhe lumi Holta me kanionet e tij të mrekullueshëm.

09:38
Liam Neeson rrëfen se gruaja e tij e ndjerë nuk do të martohej kurrë me të nëse…

Aktori i njohur Liam Neeson ka rrëfyer se gruaja e tij e ndjerë, Natasha Richardson, nuk do të martohej kurrë me të nëse aktori do të kishte luajtur në filmat për James Bondin.

09:25
Akti i dytë/ Vëmendja tek United-Barcelona, Juventus dhe Roma rrezikojnë dështimin

Në Europa League luhen ndeshjet e kthimit të fazës play-off teksa bëhet fjalë edhe për takimet vendimtare nga të cilat do të dalin skuadrat e kualifikuara për në fazën e 1/16-tave.

09:16
“Fyerje për ndërgjegjen kolektive”, Kreu i OKB-së dënon pushtimin rus

“Fyerje për ndërgjegjen kolektive të botës”, kështu e cilësoi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres pushtimin rus të Ukrainës në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku u debatua për miratimin e një mocioni që mbështet Kievin dhe i kërkon Rusisë që të tërhiqet menjëherë dhe pa kushte nga vendi fqinj.

09:10
SHBA e shqetësuar nga forcimi i lidhjeve mes Kinës dhe Rusisë

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga përafrimi më i madh mes Kinës dhe Rusisë, tha të mërkurën Departamenti i Shtetit pasi presidenti rus Vladimir Putin përshëndeti forcimin e lidhjeve me Pekinin dhe sinjalizoi se homologu i tij kinez, Xi Jinping do të vizitojë Rusinë.

08:58
I dënuar me 15 vite burg për vrasje me paramendim, arrestohet në Gjermani 45-vjeçari shqiptar

Një 45-vjeçar shqiptar i dënuar më 15 vite burg për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar në Gjermani.

08:47
Afrika e Jugut mbron vendimin për stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Rusinë

Ushtria e Afrikës së Jugut ka mbrojtur vendimin e saj që të jetë nikoqire e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Rusinë dhe Kinën, që mbahen në përvjetorin e parë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

08:44
Të zgjohesh në luftë/ Disidentët rusë kujtojnë “tmerrin” e pushtimit të Ukrainës

Pushtimi masiv dhe i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia ishte tronditje e madhe për shumë rusë.

08:35
Brezovica, shembullI i bashkëjetesës shqiptaro-serbe

Marrëdhëniet shqiptaro-serbe janë ende të ngrira. Por qendra e skijimit në Brezovicë është shembull i bashkëjetesës shqiptaro-serbe.

08:25
Përfshihet nga flakët makina në Korçë

Një makinë është përfshirë nga flakët rreth orës 01:50 në lagjen nr. 6, Korçë.

08:20
F-16 apo MiG-29: Ç’janë në gjendje të bëjnë avionët luftarakë?

Ukraina po kërkon avionë luftarakë të tipit F-16 apo MiG-29. Po si funksionojnë avionët luftarakë, pse janë ata të rëndësishëm dhe pse kërkohet stërvitje speciale, kur fluturon me një avion luftarak.