Ndodhej në kërkim, arrestohet 26-vjeçari për disa vjedhje me dhunë në Durrës

11/05/2023 09:53

Një 26-vjeçar nga Durrësi i shpallur në kërkim, arrestohet për disa vjedhje me dhunë.

Pesë ditë më parë policia si rezultat i operacionit “Seriali”, i zhvilluar 5 ditë më parë, ka zbardhur 3 vjedhje me dhunë të sendeve personale dhe u kap në flagrancë bashkëpunëtori i 26-vjeçarit.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se 26-vjeçari dhe shtetasi P. C. i arrestuar më 6 maj, janë bashkautorë të vjedhjeve me dhunë të një varëse floriri, një unaze dhe një celulari, në pronësi të 3 shtetasve të ndryshëm.

Top Channel