Heqja e maskave pas 3 vitesh pandemi, Japonia zhvillon kurse për të mësuar njerëzit si të buzëqeshin përsëri

11/05/2023 11:51

Japonezët po marrin mësime për të buzëqeshur pasi humbën aftësinë gjatë pandemisë trevjeçare, në të cilën shumica fshehën fytyrat e tyre pas maskave kirurgjikale.

Vetëm këtë javë Japonia shpalli përfundimisht fundin e kufizimeve të koronavirusit, por shumica e njerëzve ende mbulojnë fytyrat e tyre në publik, edhe kur janë jashtë. Duke e fshehur gojën për kaq shumë kohë, disa njerëz besojnë se kanë humbur aftësinë për të buzëqeshur bindshëm dhe po i drejtohen profesionistëve për ndihmë.

“Kam dëgjuar nga njerëz që thonë se edhe nëse janë në gjendje të heqin maskat e tyre, ata nuk duan të tregojnë gjysmën e poshtme të fytyrës së tyre, ose se nuk dinë të buzëqeshin më”- tha Miho Kitano, një “trajnere” e buzëqeshjes nga kompania Smile Facial Muscle.

Top Channel