Përplasje mes policisë dhe protestuesve, efektivët kryejnë disa arrestime. Hidhet gaz lotsjellës me dron

29/11/2026 14:07

Pas tensionit të krijuar pak çaste më parë, policia ka ndërmarrë një ofensivë në bulevard për të larguar protestuesit nga zona para Kryeministrisë.

Një numër efektivësh kanë ndërmarrë disa shoqërime kundrejt protestuesve, teksa në pamje shihet një i ri i shtrirë në tokë, që tërhiqet nga efektivët.

Aktualisht, protestuesit janë zmbrapsur dhe policia po përpiqet t’i shpërndajë dhe të mos i lejojë të grumbullohen. Në ndihmë po i vjen edhe droni, që po hedh gaz lotsjellës nga lart.

Top Channel