VIDEO/ Muriqi lë sërish gjurmë në Champions League, gjen rrugën e rrjetës dhe ndaj Shakhtarit
Interi ka zyrtarizuar formacionin titullar për përballjen ndaj Stuttgartit, që do të transmetohet ekskluzivisht në Top Channel. Trajneri Cristian Chivu që ka vendosur të aktivizojë nga minuta e parë dyshen Marcus Thuram dhe Pio Esposito në repartin ofensiv.
Një nga zgjedhjet më interesante të teknikut zikaltër është vendosja e Petar Suçiçit në rolin e organizatorit të lojës, ndërsa në mesfushë do të jenë gjithashtu Barella dhe Mkhitaryan. Federico Dimarco, ndërkohë, do ta nisë takimin nga stoli.
Në prapavijë, Chivu i ka besuar Bisseck, Akanji dhe Shkopinj, ndërsa në portë do të jetë J.Martinez. Karlos Augusto dhe Spence do të mbulojnë krahët, në një formacion ku Interi synon të marrë kontrollin e lojës që në minutat e para.
Edhe Stuttgart ka bërë publike 11-shen titullare. Skuadra e drejtuar nga Sebastian Hoeness do të zbresë në fushë me Demiroviç dhe El Khannouss në repartin ofensiv, të mbështetur nga Fuhrich dhe Mittelstadt. Në mesfushë janë zgjedhur Spalt dhe Nartey, ndërsa në prapavijë Jeltsch, Chabot, Hendriks dhe Vagnoman.
REZULTATI LIVE
Inter-Stuttgart 1-0
Suçiç 56′ (11-m)
MINUTË PAS MINUTE
70’ Leweling tenton nga jashtë zonës, topi kalon ngjitur me traversën e zikaltërve.
56’ Gooool Inter!! Suçiç e merr përsipër penballtinë dhe arrin të tundë rrjetën për të gjetur më në fund avantazhin. (VIDEO)
54’ Di Marco kroson drejt zonës, Vagnoman e prek me dorë. Gjyqtari nuk e sheh në momentin e parë, por më pas thërret në ndihmë VAR dhe konfirmon 11-metërshin.
46′ Nis fraksioni i dytë, dy skuadrat kërkojnë “të vrasin” frikën.
45+2′ Mbyllet pjesa e parë në “San Siro”.
43’ Tjetër shans i artë për Interin, Barella gjuan mes lojtarëve kundërshtarë, topi kalon ngjitur me shtyllën.
42’ Tjetër shans i madh për Interin, Thuram gabon shënjestrën përballë portierit.
36’ Inter vijon të sulmojë, por ende pa rrezikshmërinë e nevojshme për të vënë në vështirësi gjermanët. Bisseck tenton me një gjuajte në hyrje të zonës, pret portieri pa probleme.
25’ Interi nis të avancojë më shumë dhe të marrë frerët e lojës, Esposito ka një shans në zonë, por nuk ja del të godasë fort dhe saktë.
16’ Interi përgjigjet me Spence, i cili falë shpejtësisë së tij arrin të dalë përballë portierit, por gabon në momentin kritik.
15’ Stuttgart jep sinjalin e dytë në portën zikaltër, portieri Martinez arrin të presë një gjuajtje diagonale brenda zonës.
14’ Ndeshje e luftuar me shumë duele në çdo cep të fushës, por pa klasin për të mbërritur në portat kundërshtare.
6’ Suttgart i afrohet golit me Demiroviç, i cili nuk arrin të devijojë në rrjetë një kros të ardhur nga e majta.
1′ Nis ndeshja në San Siro.

Top Channel