Tragjedi në Gjermani, tre të rinj humbin jetën në aksidentin me 9 automjete, mes viktimave dy shqiptarë
Preç Zogaj, në “Top Story”, shprehet se Edi Rama nuk e njeh statutin e partisë, duke shtuar me ironi se ai vetë është statuti.
Sa i takon përjashtimit të Spiropalit nga të gjitha forumet e PS-së, ai thotë se këtë Rama e ka bërë pasi kjo e fundit ka shprehur një mendim ndryshe. Zogaj thotë se Spiropali, në mënyrën e saj, ka përshkruar një kazermë dhe se kjo “ka shqetësuar” Ramën.
“Gjithë përjashtimet ndër vite në PS janë bërë nga Edi Rama. Ka dhe për akte, ka dhe për mendim ndryshe, por kjo e fundit është përjashtim tipik për mendim ndryshe në PS. Njerëzit nuk duhet të jenë kundër disiplinës së partisë, por duhet ekuilibër dhe me diversitetin. Liderët largpamës e shfaqin aftësinë për të mbajtur në ekuilibër edhe disiplinën, edhe mendimin ndryshe.
Deklaratat e Ramës bien në kundërshtim edhe me ato që thotë Klosi dhe të tjerët… Rama doli se nuk e njihte statutin, sepse ai vetë është statuti, pse duhet ta njohë?! Unë mendoj se vit pas viti ajo është bërë një kazermë dhe Elisa ka përshkruar në atë mënyrën e vet një gjendje kazerme, dhe kjo e ka ngacmuar Ramën. Ka thënë një të vërtetë të madhe”, u shpreh ai.
Klosi iu përgjigj me ironi duke i thënë: Ju po thoni që një që kundërshton është më i mirë se ai që punon…
“Pse e banalizon? Mos e banalizo. Tërhiqe këtë që the sepse po më citon gabim”, iu përgjigj Zogaj.

Top Channel