Plagosja e Vishkullit dhe studentët me dëmtime të rënda/ Prokuroria pret provën nga Italia, plumb gome apo material tjetër?

26/10/2026 15:23

Dy prokurorë kanë nisur me iniciativën e tyre hetimet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”, ku dyshohen oficerë të Policisë së Shtetit, pas konfliktit gjatë të cilit u plagos Erjon Vishkulli.

Në kuadër të hetimeve janë administruar rreth 20 kartela mjekësore të personave të dëmtuar.

Ditën e nesërme, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, mëson se Prokuroria pritet të dërgojë në Itali një kërkesë për të siguruar materialin që do të nxirret nga syri i Erjon Vishkullit, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një plumb gome apo material tjetër.

Gjithashtu, një grup hetimor po heton plagosjen e një të riu, të cilit i janë thyer gjymtyrët, si dhe rastin e një protestuesi tjetër që u godit me skafandër nga një punonjës policie.

Paralelisht, prokurorët po vijojnë hetimet edhe për raste të tjera, bazuar në denoncimet e depozituara. Ndërkohë, që prej nisjes së protestave, rreth 200 persona janë arrestuar dhe po hetohen.

Top Channel