Humbi kontaktet që prej mesditës në zonën e Himarës, pas 10 orësh kërkimesh gjendet në gjendje të mirë shëndetësore turisti 72-vjeçar danez
23/10/2026 21:53
Pas 10 orësh kërkimesh, ka përfunduar operacioni i shpëtimit për turistin 72-vjeçar nga Danimarka, i cili kishte humbur kontaktet që prej orëve të mesditës së sotme në zonën e fshatit Iliaz, në Himarë.
Në operacion u angazhuan ekipet e Shpëtimit Alpin të Shqipërisë, në bashkëpunim me Policinë.
Turisti është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe, në këto momente, i është dorëzuar shërbimeve të Policisë.
Top Channel