BOAT apo Super Topi i Artë? Organizatorët sqarojnë gjithçka, ja kur do të zbulohet futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave
Milani ishte në orë ankthi për dy prej futbollistëve të tij Samu Chukwueze dhe Gonçalo Ramos.
Futbollisti nigerian u vizitua nga një specialist për një problem në ije dhe nisi një trajtim me infiltrim. Për të është parashikuar të kryhet një kontroll i ri pas 10-15 ditësh.
Rreziku konkret është që nëse ky trajtim nuk jep rezultat, nigeriani do të jetë i detyruar t’i nënshtrohet operacionit dhe kështu koha e qëndrimit të tij jashtë fushave të lojës do të jetë më e gjatë.
Ndryshe është situata për Gonçalo Ramos. Portugezi iu nënshtrua ekzaminimeve instrumentale për të vlerësuar problemet në pulpën e këmbës së majtë; rezonanca manjetike dha përgjigje negative që do të thotë se nuk ka dëmtim për sulmuesin që më siguri do të jetë në derbin e së shtunës në 31 tetor ndaj Interit.
Top Channel