Egnatia zbret sot në fushë për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, ku përballet me skuadrën daneze të Aarhusit në transfertë.

Pas barazimit të arritur një javë më parë ndaj Midtjylland, skuadra shqiptare kërkon të bëjë një tjetër paraqitje të mirë përballë një kundërshtari nga Danimarka.

Për këtë përballje, trajneri Edlir Dede ka vendosur të mos bëjë ndryshime në formacionin titullar. Ai ka zgjedhur t’u besojë të njëjtëve lojtarë që e nisën nga minuta e parë ndeshjen e kaluar ndaj Midtjylland.

Ky vendim tregon besimin e stafit teknik te grupi që u përgjigj pozitivisht në sfidën e parë dhe se, të paktën për momentin, kjo është 11-shja që Dede konsideron më të përshtatshme për ndeshjet europiane.

Egnatia synon të përfitojë nga vazhdimësia në lojë dhe të marrë një rezultat që do ta ndihmonte në objektivin për të avancuar në këtë kompeticion.

Megjithatë, përballë do të ketë një skuadër daneze që do të kërkojë të shfrytëzojë avantazhin e fushës së saj.

Rezultati Live:

Aarhus 0-1 Egnatia

13′ Gruda

Formacionet Zyrtare:

Top Channel