Maroku apo Senegali? Ja kur do të jepet vendimi për finalen e Kupës së Afrikës…

19/10/2026 18:58

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv(CAS) bëri të ditur se vendimi për apelin e bërë nga Senegali kundër dhënies së titullit të Kupës së Afrikës te Maroku do të jepet brenda muajit nëntor.

Senegali kontestoi vendimin që e shndërroi fitoren 1-0 në një humbje në tavolinë 3-0 në favor të Marokut.  Episodi është regjistruar në finalen e janarit të kaluar e shenjuar nga polemikat e forta për një penallti të dhënë për Marokun; Senegali në shenjë proteste braktisi fushën, por arbitri më pas e rinisi lojën. Maroku e humbi penalltinë dhe në fund Senegali fitoi ndeshjen pas kohës shtesë.

Më pas titulli i Kupës së Afrikës iu dha Marokut në tavolinë, një vendim që shtyu Senegalin që t’i drejtohet CAS e cila mbajti seancën dëgjimore në 8 tetor dhe tani po punon për vendimin përfundimtar që do të përfshijë edhe motivimet juridike të detajuara.

Top Channel