Momente paniku për të renë në Shkodër, dhunohet brenda banesës nga bashkëjetuesi, tenton ta godasë me thikë

16/10/2026 09:59
foto ilustruese

Një 39-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe ka tentuar ta godasë me thikë në banesë.

Ngjarja u regjistrua në lagjen “Partizani”, ku ndërhyrja e shpejtë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës. E dëmtuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa thika u sekuestrua si provë materiale.

Njoftimi i policisë: 

Shkodër/Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e dhunës në një familje.

Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe tentoi ta godiste me thikë, në banesë, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë dhe arrestohet 39-vjeçari.

Sekuestrohet thika.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, në një banesë në lagjen “Partizani”, shkuan menjëherë në këtë banesë. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u kap në banesë, shtetasi A. D., në momentin që po tentonte të godiste me thikë bashkëjetuesen e tij.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 39 vjeç, banues në Shkodër, ndërsa thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shtetasja e dëmtuar është është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Top Channel