Strahinja Pavlovic do të vazhdojë aventurën te Milani. Klubi kuqezi zyrtarizoi rinovimin e kontratës me mbrojtësin 25 vjeçar deri në vitin 2031 përmes një komunikate për shtyp.

‘Milani, me kënaqësinë më të madhe bën të ditur se ka zgjatur kontratën me Strahinja Pavlovic  deri në 30 qershor të vitin 2031 me opsion rinovimin e mëtejshëm të saj-theksohet në komunikatën zyrtare të kuqezinjve-I ardhur në skuadër në korrik të 2024, Strahinja e ka konsoliduar procesin e tij të rritjes si futbollist, duke u konfirmuar si një pikë referimi për profesionalizmin, karizmën dhe lidershipin e tij e sidomos opër ndjenjën e përkatësisë që e dallon brenda dhe jashtë fushë’.

Gjatë këtyre dy viteve, Pavlovic ka zhvilluar 80 ndeshje nga të cilat 75 si titullar duke shënuar edhe 7 gola dhe tani do të vazhdojë karrierën me kuqezinjtë për të lënë gjurmë akoma më të forta te klubi milanez.

Top Channel