“Ku ishe këto ditë, hajde pimë kafe”, Blerina Matraku në lot për babanë e saj: Nuk e kam turpëruar familjen, peshë e madhe për mua

10/10/2026 23:56
Screenshot

Këngëtarja Blerina Matraku e mbylli intervistën e saj në “Goca dhe Gra” me lot, kjo pas videove intime me kompozitorin Adi Hila.

Ajo u pyet për babanë e saj, e më pas e prekur tha se është e rënduar emocionalisht.

Këngëtarja shtoi se i janë dashur shumë ditë të marrë veten, pasi mori vesh lajmin për përhapjen e videove intime.

“Po ç’mund të të them unë për një baba që, ku ishe këto ditë, hajde çohemi pimë kafe. Ç’mund të them unë për një baba që nuk do t’i vinte urrenjtësi vajzës së vet, për një nënë që thotë do të kalojë edhe kjo.

Në momentin që kam marrë vesh lajmin, më janë dashur katër ditë dhe katër net të mbledh forcat. Është shumë rëndë, është peshë shumë e madhe për një njeri që nuk është ky njeriu. Një vajzë e cila i bën gjërat me drejtësi.

Blerina është përdorur, nëse nuk po derdh lot sot, dua thjesht të tregohem e fortë. Ka katër ditë e katër net, e pesta, që nuk po pushojnë lotët e mi, është situatë shumë e rëndë. Mjaft! Ju lutem, mos u bëni pjesë e këtij makthi.

Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore. Tregohuni ju hyjnorë në këtë mes, falni. Më kanë gjuajtur me gurë, në thinjza, më kanë kryqëzuar më shumë se ç’kam merituar. Kam pasur turp të dal. Për një vajzë që e do shumë moralin, të ndihet e turpëruar.

Viktima ndonjëherë nuk flet dot. Në momentin që flasim, jemi ende të shokuar. Nuk dua të akuzoj asnjë njeri, dua që drejtësia të vihet në vend. Ai që i ka krijuar këto dhe i ka shpërndarë, do ta marrë dënimin e vet.

Unë babin do ta marr kudo që të shkoj, nuk e kam turpëruar, nuk do ta turpëroj familjen time, më kanë përdorur. Nuk po them emra, nuk mund të jetë ai, mund të jetë dhe ai, nuk di të them. Por unë jam përdorur dhe sot gjej kurajën të them që jam një njeri i dhunuar emocionalisht, jam e lodhur. Nuk mundem më”, deklaroi ajo.

Top Channel