Cristian Chivu ka në përbërje futbollistë të tillë, që mund të mbulojnë mungesat nga dëmtimet apo të përballojnë rënien në formë. Por janë disa elementë që janë të domosdoshëm për zikaltrit; njëri është Lautaro Martinez, tjetri është ai që konsiderohet si pika e referimit të manovrës së Interit, Hakan Calhanoglu

Mesfushori turk duket se i ka kaluar problemet në aduktorin e kofshës së djathtë dhe është gati të vihet në dispozicion të trajnerit të tij. Calhanoglu është kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, por ka shumë gjasa të Chivu të mos rrezikojë me të në fundjavë në ndeshjen kundër Parmës dhe të presë ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Club Brugge.

Duke parë problemet fizike të kohëve të fundit dhe moshën e futbollistit, zgjidhja më logjike parashikon një rikthim gradual në skuadër. Por duke parë atë çfarë ndodh në fushën e lojës, Calhanoglu ka mundësinë që t’iu tregojë drejtuesve se është në gjendje të bëjë diferencën në Serie A. Kontrata e mesfushorit turk skadon në fund të sezoni dhe janë të shumtë ata që pyesin veten nëse ia vlen të mendohet për rinovimin me të.

Në fakt, drejtuesit e Interit, gjithnjë kanë dashur të presin përgjigje në fushën e lojës duke qëndruar të bindur se Calhanoglu mund t’i japë ende shumë skuadrës. Sigurisht një rinovim i mundshëm i kontratës do të bëhet me reduktim të pagës. Formula parashikon një pagë fikse 6.5 milionë euro dhe bonuse të lidhura në mënyrë të veçantë me aktivizimin e futbollistit. Me fjalë të tjera do të bëhet gjithçka e mundur që klubi të evitojë ta humbasë Calhanoglu me parametra zero.

Top Channel