I njëjti formacion, dy mungesa dhe një dilemë, si pritet të rreshtohet Shqipëria sonte
Luciano Spalletti mund të marrë frymë lirisht. Ndeshjet e kombëtareve nuk sollën asnjë problem përsa i përket gjendjes fizike të futbollistëve dhe nuk e rriti numrin e të dëmtuarve në skuadër
Përkundrazi, trajneri toskan mori disa siguroi gjatë kësaj faze duke nisur që nga Teun Koopmeiners që është kthyer te goli me fanellën e Holandës pas thuajse 2 vitesh duke luajtur si qendërmbrojtës.
Goli vendimtar i shënuar në fitoren 2-1 ndaj Serbisë erdhi nga një goditje dënimi, diçka e rrallë kjo për futbollistin bardhezi. Në 8 golat e shënuar në 95 ndeshjet zyrtare, vetëm 1 ka ardhur nga goditjet standarde për Koopmeiners, ka ndodhur në 17 dhjetor të 2024 në fitoren ndaj Cagliarit 4-0 në Kupën e Italisë.
Dhe nëse Koopmeiners buzëqesh dhe ripropozon kandidaturën edhe si mbrojtës që në transfertën e Cagliarit, Spalletti do të rigjejë në stërvitje edhe Douglas Luiz, Ëoltemade, Sarr dhe Zhegrova që kanë spikatur me paraqitjet në fushën e lojës me kombëtaret e tyre respektive. Po kështu do të jetë edhe Neto që është gati për të dhënë kontributin e tij.
Lajme të mira vijnë edhe nga fronti Conceiçao që e kaloi problemin në kofshë, gjë që e vërtetojnë 85 minutat e luajtura në ndeshjen kundër Norvegjisë që u ndërpre vetëm nga dy kartonat e verdhë të marrë për protesta. Ditën e mërkurë grupoi do të plotësohet nga Alajbegovic, që do të duhet të rikuperohet nga një lodhje e lehtë muskulare, Vicario, Celik, Kalulu, Lucumí dhe Nico Gonzalez.
Pas mbylljes së pauzës për ndeshjet e kombëtareve, Juventusin e presin 9 ndeshje brenda një muaji duke nisur nga transferta me Cagliarin e deri te ajo e Firenzes në 8 nëntor. Thelbësore janë rikuperimet e futbollistëve në infermieri; Cabal është thuajse gati, po kështu edhe Ekhator. Boga do të ketë nevojë edhe për të paktën 2 javë, por përveç atyre që kanë një dëmtim të gjatë, te Zonja e Vjetër, emergjenca duket se po shkon drejt fundit.
Top Channel