Përfitoi prona në bashkëpunim me dy ish-drejtues të Kadastrës së Fierit, Prokuroria sekuestron 2.6 milionë euro dhe një automjet luksoz të Kastriot Haskos
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e nisi në Tiranë turin e saj në Ballkanin Perëndimor, ku u takua me kryeministrin Edi Rama.
Pas takimit, von der Leyen publikoi një mesazh në rrjetin social “X”, ku vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe theksoi rëndësinë e reformave.
“Jam e lumtur të nis turin tim në Ballkanin Perëndimor nga Shqipëria. I dashur Edi Rama, ti po punon fort për ta kthyer ëndrrën europiane të Shqipërisë në realitet. Përqendrimi te reformat, nga drejtësia te mjedisi, është kyç. Duke ruajtur njëkohësisht një dialog të fortë me shoqërinë. Qëllimi është në horizont. Kështu do ta arrijmë”, shkruan von der Leyen.
Postimi i presidentes së Komisionit Europian është rishpërndarë nga kryeministri Edi Rama në “X”, duke përcjellë kështu te ndjekësit e tij mesazhin e von der Leyen pas vizitës së saj në Tiranë.

Top Channel