Nga Materazzi te Juventusi, Zidane rrëfen lidhjen me Italinë: Aty u bëra lojtar i rëndësishëm
Cristiano Ronaldo dhe vendimi i tij për t’u larguar nga grumbullimi i kombëtares portugeze pas përpjasjeve me Jorge Jesus.
Trajneri i luzitanëve është prononcuar në lidhje me ngjarjet e orëve të fundit që e pa 41 vjeçarin të largohet nga Kopenhagen në drejtim të Madridit ndërkohë që në median portugeze u fol edhe për një vendim të mundshëm të Cristiano Ronaldos për t’u tërhequr përfundimisht nga përfaqësuesja.
‘Do të shpjegoj gjithçka pas ndeshjes së fundit-tha Jorge Jesus-kam shumë vjet në botën e futbollit dhe e di që nuk kam bërë asgjë që do të mund kishte bërë që gjërat të shkonin ndryshe. Pas ndeshjes me Norvegjinë do të flasim për këtë temë. Nuk do të fshihem apo arratisem prej kësaj. Askush nuk mund të fshijë atë çfarë Cristiano përfaqëson. Është një ikonë dhe kjo nuk diskutohet’.
E gjithë kjo zhurmë nisi pas ndeshjes me Norvegjinë kur Ronaldo nuk u aktivizua asnjë minutë me futbollistin që pas fërshëllimës së fundit shkoi direkt në dhomat e zhveshjes. Tensionet u përshkallëzuan ditën e mërkurë pas deklaratës së trajnerit të Portugez teksa tha se ishte ai që vendoste se kush luan dhe kush je, me Ronaldon që la jo vetëm stërvitjen por edhe grumbullimin e Portugalisë.
Top Channel