“Ftesë në 5”/ Qarkullimi i videove intime të personazheve publike, Nini: Atyre që i shpërndajnë, mund t’u mbyllen përfundimisht rrjetet sociale

30/09/2026 21:45

Sot në “Ftesë në 5” u diskutua lidhur me publikimin dhe qarkullimin, në rrjetet sociale apo në telefonat personalë të individëve, të videove intime të personazheve publike në vend.

Panelistët e ftuar dhanë këndvështrimin e tyre mbi këtë çështje, duke rënë dakord njëzëri se ky është një cenim i privatësisë dhe një formë linçimi publik.

“Kjo është shkelje shumë flagrante. Duhej që policia dhe krimi kibernetik të merreshin me këtë gjë. Flasim për persona publikë, të cilët i kanë dhënë këtij publiku. Personi që i ka shpërndarë… Unë nuk e quaj gazetari. Duke sharë dhe hedhur baltë nuk quhet gazetari”, u shpreh Sevim Arbana.

“Ajo që dimë ne është që dje i kemi parë në një faqe pornografike, nuk e dimë sa kohë mund të kenë qenë aty. Këto janë video të cilat cenojnë privatësinë, sepse tregojnë persona në kryerjen e veprimeve private.

Publikimi i tyre ka raste që përjashtohen dhe ligji i parashikon, ku lidhen me tendera apo interes publik. Në këto raste mund të publikohen deri aq sa të jetë e nevojshme, por në rastin konkret nuk shikoj lajm. Ky është problemi më i madh.

Ato video janë nxjerrë për të gjeneruar klikime dhe për të krijuar vëmendje. Nuk dihet se nga kush.

Kompania jonë ka qenë aktive në bllokimin e kësaj videoje. Ata që shpërndajnë këtë video duhet të kenë parasysh që mund të shkaktojë që WhatsApp apo Instagram dhe rrjetet të tjera sociale mund t’u mbyllen përfundimisht. Është nëse përdor foto nga këto video”, u shpreh Aldor Nini, drejtues i kompanisë ACROMAX.

 

Top Channel