Pas dënimit të ish-liderëve të UÇK, reagon Nasim Haradinaj: Nga kryeministri te kryeparlamentari, të vijnë e të japin përgjigje
Disa qytetarë kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në qendër të Prishtinës pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për liderët e UÇK-së.
Protestë e ngjashme u mbajt paraprakisht para selisë së EULEX-it, në zonën industriale, kur u hodhën gurë në drejtim të ndërtesës së Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit.
Protestat vijnë pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Të katër janë shpallur fajtorë për një sërë krimesh lufte dhe janë dënuar me gjithsej 81 vite burgim.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim, ndërsa Kadri Veseli me 18 vite burgim.
Rexhep Selimi është dënuar me 13 vite burgim, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim.
Top Channel