Dita e dytë e bojkotit në Gjykatën e Tiranës, administrata vijon protestën për pagat
09/09/2026 09:53
Administrata gjyqësore në Gjykatën e Tiranës ka vijuar edhe këtë të mërkurë bojkotin e punës, në shenjë proteste për mosmarrjen e pagave.
Sekretarë gjyqësorë, ftues dhe sanitare kanë ndërprerë shërbimet prej orës 08:00, duke mos qëndruar në detyrë për regjistrimin dhe mbajtjen e seancave gjyqësore.
Sipas raportimit të gazetares Anila Hoxha, dyert e administratës gjyqësore vijojnë të jenë të mbyllura për shërbimet, ndërsa punonjësit kërkojnë zgjidhjen e situatës së krijuar lidhur me pagat e muajit gusht.
Pas një dite më parë, kur administrata e Gjykatës së Tiranës dhe e Gjykatës së Apelit ndërpreu për disa orë punën, protesta ka hyrë tashmë në ditën e dytë.
Top Channel