Abissnet Superiore/ Florin Bratu, trajneri më i mirë i javës së tretë, në formacionin ideal dhe mbrojtësi i Partizanit që shënoi autogol
Gianni Infantino vazhdon të humbasë mbështetjen teksa synon të fitojë një mandat tjetër në krye të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit. Federata Belge është organizmi i radhës që përmes një komunikate zyrtare konfirmon se nuk do të mbështesë kreun aktual të FIFA në zgjedhjet që do të mbahen në marsin e 2027.
Në komunikatën e saj, Federata Belge thekson se vendimi i saj për të mosmbështetur Infantinon lidhet me mungesën e transparencës së FIFA në menaxhimin e çështjes FIFA Forward Enterprise(FFE) dhe kartonit të kuq të Balogun gjatë Botërorit 2026.
‘RBFA konstaton se, në kuadër të kësaj çështjeje, një sërë vendimesh dhe vlerësimesh të rëndësishme nuk janë arsyetuar në mënyrë të mjaftueshme dhe nuk janë mbështetur në justifikimet adekuate-thekson Federata Belge-kjo ngre shumë pikëpyetje për transparencën dhe qeverisjen e këtij procesi. Mbetemi në kontakt të vazhdueshëm me UEFA dhe së bashku po kërkojmë përgjigje të qarta në lidhje me procesin e vendimmarrjes dhe hapat në vijim’
Presidenti i Federatës Belge të Futbollit, Pascale Van Damme, shtoi se ende nuk është marrë një përgjigje në lidhje me ngjarjet e javëve të fundit.
‘Kur kanë kaluar 2 muaj nga ngjarjet, konstatojmë se pyetjet tona ende nuk kanë marrë një përgjigje-tha Van Damme-duke marrë në konsideratë rëndësinë e transparencës dhe të qartësisë për të gjitha palët e përfshira, kërkojmë sqarimet e nevojshme dhe në të njëjtën kohë, dëshirojmë të bëjmë vlerësimet se ku mund të përmirësohen procedurat aktuale në mënyrë që raste të tilla në të ardhmen të mund të menaxhohen qartë, në mënyrë koherente dhe me efikasitet’.
Federata Belge i kërkoi FIFA që të përfshijë çështjen Balogun në rendin e ditës në mbledhjen e radhës së Këshillit të FIFA e programuar të mbahet në 15 tetor.
Top Channel