Serie A po përjeton një erë ndryshimesh; pas sezonesh të tëra në qendër të diskutimeve të të dielave për të kuptuar përdorimin dhe mënyrën e aplikimit, VAR-i duket se është zhdukur në mënyrë të papritur. Rastësi? Sigurisht që jo

Ky ndryshim vjen nga Daniele Orsato që prej pak kohësh është bërë shefi i ri i arbitrave të Serie A dhe B, një  ndryshim ky që duket se ka ndikuar edhe te futbolli italian. VAR është zhdukur(dhe duket se askush nuk e ndjen mungesën e tij).

Ai që është propozuar në këto 3 javë të para të kampionatit duket një futboll krejt tjetër. Metodë evropiane; më pak ndërprerje loje, më pak humbje kohe për protesta, dëmtime ‘të programuara’ apo kontrolle pa fund në monitorë në kërkim të një kontakti. E gjithë kjo duke nisur nga supozimi se kontakti nuk duhet të jetë më sinonim i faullit. Lejohet të luhet dhe vrapohet më shumë dhe shifrat i japin të drejtë atij që e pati këtë ide; asnjë thirrje në VAR dhe asnjë penallti e dhënë në këto javë të para të kampionatit. Vetëm kontrolle të heshtur dhe më shumë zgjedhje në fushën e lojës, të vërtetë që pasojnë dinamikën e një sporti të kontaktit.

Bindja, siç e shpjegoi edhe Orsato, është që arbitri duhet të kthehet të jetë një figurë qendrore, kurajoze dhe e pavarur në marrjen e vendimeve, edhe pse e ndërgjegjahme se do të mund t’i drejtohet teknologjisë në rastin e një gabimi të qartë.

Top Channel