Kthimi në fushën e lojës për Medon Berishën ishte i hidhur. Kjo për faktin se Lecce humbi ndeshjen e saj ndaj Cagliarit në ‘Unipol Domus’ në Sardenjë me rezultartin 1-0 me skuadrën sarde që regjistroi fitoren e parë në fushën e saj në këtë sezon në kampionat e për më tepër bëri që të evitojë pësimin e 3 humbjeve radhazi.

Vendimtar për Cagliarin rezultoi Daniel Maldini, djali i legjendës së futbollit italian Paolo Maldini autori i golit të fitores që e shënoi që në minutën e 29 të ndeshjes. 

Përsa i përket Medon Berishës, mesfushori i kombëtares shqiptare që mungonte prej rreth 9 muajsh për shkak të një dëmtimi të rëndë, u hodh në fushën e lojës në minutën e 82, ndërsa në krahun tjetër te Cagliari, portieri Alen Sherri e ndoqi ndeshjen nga stoli.

Me këtë sukses, Cagliari shkon në kuotën e 6 pikëve pas 3 ndeshjeve, ndërsa për Leccen kjo ishte humbja e dytë duke mbetur në kuotën e 3 pikëve.

Top Channel