Shuhet zjarri në grykëderdhjen e Semanit, 3 çobanë shoqërohen në polici

06/09/2026 22:55

Pas orësh përpjekjesh, është shuar zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu zonën e grykëderdhjes së lumit Seman.

Ekipet zjarrfikëse punuan për izolimin dhe shuarjen e flakëve, të favorizuara nga era e fortë.

Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen, tre çobanë janë shoqëruar në polici, ndërsa po kryhen verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e rënies së zjarrit.

Top Channel